• Jaguar F-PACE

    Makina Jaguar sportive më praktike.

  • JAGUAR E-PACE

    Makina SUV e parë kompakte nga Jaguar është një kombinim unik i pamjes, shkathtësisë dhe ngarjes dinamike.

  • JAGUAR I-PACE

    Prezantimi i SUV të parë tërësisht elektrik të performancës nga Jaguar

  • Jaguar F-TYPE

    Ringjallëse ndjesish, makinë sportive Jaguar e pastër.

  • Jaguar XE

    Vetura më e përparuar, efikase dhe e rafinuar që Jaguar ka prodhuar ndonjëherë.

  • Jaguar XF

    Veturë biznesi luksoz me dizajn të veçantë, dinamike dhe me teknologjinë e fundit.

  • Jaguar XJ

    Veturë luksoze, e bollshme dhe e bukur por dhe fuqishmërisht e shkathët.

  • SVO

    SVO ofron performancën e fundit në Jaguar, luksin dhe teknologjinë.

LËNGU I SHKARKIMIT TË NAFTËS (DEF)

EURO 6, MOTORËT E NAFTËS DHE REDUKTIMI KATALITIK SELEKTIV:
ÇFARË ËSHTË DEF, SI TË RIMBUSHNI DHE PYETJET E SHPESHTA

Ne shpjegojmë se çfarë do të thotë legjislacioni i emetimeve Euro 6 për makinat tona, drejtuesit dhe mjedisin.

DEF

ÇFARË ËSHTË LËNGU I SHKARKIMIT TË NAFTËS (DEF)?

DEF, i njohur gjithashtu si AdBlue®, AUS 32 dhe ARLA 32, është një lëng jo-toksik, pa ngjyrë, pa erë dhe jo-ndezës. I ruajtur në një rezervuar të dedikuar në makinën tuaj, DEF injektohet në sistemin e shkarkimit për të pastruar gazrat e shkarkimit. Zbërthen emetimet e oksidit të azotit (NOx) në avuj të padëmshëm uji dhe azoti.

Shikoni videon
DEF

SI E MARR VESH NËSE NIVELET E MIA TË DEF JANË TË ULËTA?

Qendra e mesazhit shfaq një seri mesazhesh kur ulet niveli i DEF.

1. Mesazhi i parë thotë se niveli i DEF është në një nivel ku këshillohet ngritje.

2. Mesazhi i dytë shoqërohet nga një ikonë paralajmëruese në ngjyrë QELIBARI dhe thotë që të mbushni depozitën DEF.

3. Mesazhi i tretë fillon numërimin e distancës së mbetur derisa depozita e DEF të jetë zbrazur, pas së cilës automjeti nuk do të ndizet.

4. Mesazhi përfundimtar shoqërohet nga një ikonë paralajmëruese të KUQE dhe shfaqet kur distanca e mbetur është zero dhe deklaron se nuk do të ketë ndezje tjetër derisa të shtoni DEF në depozitë.

GJEJ NJË SHITËS TË AUTORIZUAR

SHËNIM: Kur niveli i DEF bëhet i ulët, një mesazh njoftimi shfaqet në qendrën e mesazhit. Mbushni depozitën me DEF në rastin më të parë. Një shitës/riparues i autorizuar nga Jaguar mund të kontaktohet për të mundësuar mbushjen e plotë me DEF. Nëse kërkohet, DEF mund të mbushet duke përdorur shishe rimbushëse jo-derdhëse të disponueshme nga një shitës/riparues i autorizuar nga Jaguar. Konsumi mesatar i DEF është 500 milje (800km)/1 litër. Megjithatë, konsumi mund të ndryshojë shumë në varësi të stilit tuaj të drejtimit, motit dhe gjendjes së rrugës.

DEF

MBAJTJA E DEF

Është e rëndësishme që të ruhen rezerva me DEF, pasi legjislacioni i BE-së do të thotë që ju nuk mund ta ndizni motorin pa atë. Qendra e mesazhit të makinës suaj do t'ju japë paralajmërim paraprak kur niveli i DEF të jetë i ulët dhe do t'ju lajmërojë në kohë të mjaftueshme për të rezervuar një mbushje. Për mbushje ndërmjet kohës së shërbimeve, ne ofrojmë një rimbushje AdBlue® € 5.99 për litër duke përfshirë TVSH-në. Nëse keni blerë një Plan Shërbimi Jaguar ju mund të bëni mbushje falas nga shitësi juaj lokal

GJEJ NJË SHITËS TË AUTORIZUAR

PYETJE TË SHPESHTA

Të përgjithshme

SA SHPESH DUHET TA RIMBUSH ME DEF?

Konsumi i DEF-it mund të variojë së tepërmi. Niveli mesatar i konsumit mund të jetë 800 km (500 milje)/1 litër, por kjo normë konsumimi mund të shkojë më shumë se dyfish, në varësi nga stili i drejtimit, gjendjes së rrugës dhe të motit.

ÇFARË NDODH NËSE MË MBARON DEF?

Nëse ju mbaron DEF-i, makina juaj Jaguar nuk do të ndizet - kjo është një kërkesë e legjislacionit për emetimet EU6. Depozita duhet të rimbushet me një minimum prej 3.6 litra DEF para se makina të ndizet.

SI DUHET TË RUAJ DEF?

Gjithmonë ruani DEF në shishen origjinale të saj dhe ju lutemi të respektoni rekomandimet e ruajtjes dhe trajtimit të treguar mbi shishe nga prodhuesi. DEF nuk duhet të ruhet kurrë në automjet.
Mirëmbajtja

SI TA KONTROLLOJ NIVELIN E DEF?

Distanca deri në mbushjen tuaj të ardhshme me DEF mund të shihet në çdo kohë në qendrën e mesazhit në kroskot*. Ndiqni këto hapa të thjeshtë:
1. Ndizeni kuadrin por jo motorin (Kontrolloni që një çelës inteligjent të jetë brenda automjetit dhe të siguroheni që pedali i frenës të mos jetë i shtypur. Mbajeni të shtypur butonin NDIZ/NDAL të motorit derisa të ndizen llambat paralajmëruese të panelit të instrumenteve)
2. Shtypni butonin OK në kontrollin e timonit për të hyrë në Menynë Kryesore (Për disa modele, shtypni vazhdimisht butonin OK derisa të shfaqet Asistenca e Drejtuesit)
3. Duke përdorur butonin e shigjetës poshtë në kontrollin e timonit, lëvizni poshtë dhe theksoni informacionin e automjetit
4. Shtypni butonin OK për të konfirmuar zgjedhjen
5. Lëvizni poshtë për të theksuar Diesel Exhaust Fluid (Në disa modele kjo shfaqet si Shërbimi tjetër)
6. Shtypni butonin OK për të konfirmuar zgjedhjen. Më pas shfaqet gama e Lëngut të Shkarkimit të Naftës.
*Jo të gjitha automjetet janë të pajisura për të shfaqur informacionin e mësipërm. Kontaktoni shitësin/riparuesin e autorizuar për sqarime.

A MUND TA MBUSH VETË DEPOZITËN?

Po, ju mund të blini shishe jo-derdhëse 1.89 litërshe me DEF nga shitësi/riparuesi i autorizuar nga Jaguar për ta mbushur depozitën vetë. Këto shishe janë projektuar posaçërisht për lehtësinë e përdorimit dhe për të parandaluar derdhjet. Ne nuk rekomandojmë mbushjen e depozitës duke përdorur ndonjë lloj ene tjetër. Mos derdhni lëngje të tjera depozitën e DEF ose lëndë DEF që nuk plotëson standardin ISO22241-1 ose DIN 70070 pasi kjo do të dëmtojë funksionimin e duhur të automjetit tuaj. Nëse e derdhni gabimisht DEF-in në serbatorin e karburantit, MOS e ndizni motorin dhe thirrni menjëherë shitësin/asistencën rrugore. Pompat DEF të automjeteve komerciale në stacionet e karburantit nuk duhet të përdoren kurrë sepse shkalla e rrjedhjes është shumë e lartë dhe kjo do të dëmtojë depozitën e DEF të automjetit tuaj. Referojuni te Manuali i Pronari për udhëzime se si të mbushni depozitën me DEF.
Siguria

A ËSHTË DEF E RREZIKSHME?

Megjithëse DEF është jo e rrezikshme, nëse ajo prek ndonjë pjesë të trupit tuaj, ose gëlltitet aksidentalisht, ju lutemi referojuni këshillave të paketimit dhe kërkoni këshilla mjekësore. Nëse DEF prek ngjyrën makinës tuaj Jaguar, thjesht fshijeni atë dhe shpëlajeni zonën me ujë me sapun. Megjithatë, DEF mund të njollosë tapicerinë dhe veshjet - nëse derdhet, DEF duhet të hiqet menjëherë duke përdorur ujë të ftohtë dhe një leckë të lagur.

ÇFARË ËSHTË EURO 6?

Euro 6 është një pjesë e Legjislacionit Evropian që synon të bëjë makina më miqësore me mjedisin duke kufizuar emetimin e shkarkimeve të tyre. Legjislacioni përcakton kufizimet se sa oksid azoti (NOx) dhe gazra hidrokarburesh mund të emetohen për kilometër nga një automjet rrugor.

Automjetet me naftë dhe benzinë janë subjekt i kufizimeve të ndryshme sipas legjislacionit të ri të Euro 6. Për makinat me naftë, niveli i lejuar i shkarkimeve të NOx është zvogëluar në 80 mg/km (nga 180 mg/km), ndërsa niveli i lejuar i emetimeve të hidrokarbureve është zvogëluar në 170 mg/km (nga 230 mg/km) . Niveli i lejuar i emetimeve të NOx për makinat me benzinë mbetet në 60 mg/km, ndërsa niveli i lejuar i emetimeve të hidrokarbureve mbetet në 100 mg/km.

Së bashku me prodhuesit e tjerë të makinave, Jaguar është ligjërisht i detyruar të zbatojë këto rregullore të reja në datat e mëposhtme:

- Prej 1 janarit 2015, të gjitha automjetet e reja që hidhen në treg duhet të plotësojnë standardet e Euro 6. Kjo përfshin çdo model të ri në treg, për shembull: Jaguar XE - Automjetet që tashmë janë në shitje duhet të jenë në përputhje me Euro 6 deri më 1 shtator 2015, por;
Automjetet individuale që tashmë janë në shitje që janë ndërtuar dhe dërguar nga prodhuesi përpara datës 1 qershor 2015 mund të vazhdojnë të shiten deri më 1 shtator 2016. Megjithatë, prodhuesi duhet të aplikojë për shfuqizim në këto raste.

DEF

ÇFARË ËSHTË TEKNOLOGJIA E REDUKTIMIT KATALITIK SELEKTIV (SCR)?

Teknologjia SCR (Selective Catalytic Reduction) është e pajisur tek të gjitha automjetet Jaguar me naftë nga modeli i vitit 2016. I mundëson Jaguar-it që të përmbushë legjislacionin e emetimeve të BE6 duke ulur nivelet e oksidit të nitrogjenit (NOx) të emetuar nga sistemi i shkarkimit deri në 90%. Përveç një gjenerate të re të konvertimit katalitik, teknologjia SCR kërkon përdorimin e Lëngut të Shkarkimit të Naftës (DEF).

Shikoni Manualin Dixhital

SHËNIM: Kur niveli i DEF bëhet i ulët, një mesazh njoftimi shfaqet në qendrën e mesazhit. Mbushni depozitën me DEF në rastin më të parë. Një shitës/riparues i autorizuar nga Jaguar mund të kontaktohet për të mundësuar mbushjen e plotë me DEF. Nëse kërkohet, DEF mund të mbushet duke përdorur shishe rimbushëse jo-derdhëse të disponueshme nga një shitës/riparues i autorizuar nga Jaguar. Konsumi mesatar i DEF është 800 kilometra (500 milje)/1 litër. Megjithatë, konsumi mund të ndryshojë shumë në varësi të stilit tuaj të drejtimit, motit dhe gjendjes së rrugës.

Për më shumë informacion mbi DEF ju lutemi kontaktoni shitësin tuaj të makinave Jaguar ose referojuni te Manuali i Pronarit. AdBlue® është një markë e regjistruar e Automobilindustrie e. V. (VDA).

Nuk mund të gjeni atë që kërkoni?

Na kontaktoni