• Jaguar F-PACE

    Makina Jaguar sportive më praktike.

  • JAGUAR E-PACE

    Makina SUV e parë kompakte nga Jaguar është një kombinim unik i pamjes, shkathtësisë dhe ngarjes dinamike.

  • JAGUAR I-PACE

    Prezantimi i SUV të parë tërësisht elektrik të performancës nga Jaguar

  • Jaguar F-TYPE

    Ringjallëse ndjesish, makinë sportive Jaguar e pastër.

  • Jaguar XE

    Vetura më e përparuar, efikase dhe e rafinuar që Jaguar ka prodhuar ndonjëherë.

  • Jaguar XF

    Veturë biznesi luksoz me dizajn të veçantë, dinamike dhe me teknologjinë e fundit.

  • Jaguar XJ

    Veturë luksoze, e bollshme dhe e bukur por dhe fuqishmërisht e shkathët.

  • SVO

    SVO ofron performancën e fundit në Jaguar, luksin dhe teknologjinë.

Luaj

PERFORMANCË DREJTIMI E F-PACE SVR

Te F-PACE SVR, Operacionet e Veçanta të Automjeteve (SVO) kanë krijuar një SUV që mund të uturijë në 100km/h në kohën e habitshme prej 4.3 sekondash.
F-PACE SVR
F-PACE
Luaj

PERFORMANCË DREJTIMI

Zbuloni emocionet e ngasjes së F-PACE, me manovrim të shkathët dhe motorë të avancuar teknologjikisht, që ofrojnë performancë dhe efikasitet.
F-PACE SVR
F-PACE

Mjetet e paraqitura në përmbajtjen e filmuar në këtë faqe mund të mos jenë përfaqësime të sakta të përmirësimeve dhe shtesave të fundit. Ju lutemi referojuni shitësit tuaj lokal Jaguar për specifikimet më të fundit.

TEKNOLOGJIA E PERFORMANCËS

F-PACE është sjellë në jetë përmes fuqisë së motorëve të saj të kombinuar me Strukturën e Lehtë Prej Alumini të Jaguar dhe teknologjive dinamike të avancuara. Së bashku japin performancë emocionuese dhe efikasitetit.

NDËRTO VETË

Play

BESUESHMËRI E GJITHANSHME

Nëse zgjidhni rrota të pasme aktive (RWD)1 ose të gjitha rrotat aktive (AWD) F-PACE gjithmonë ndihet dhe manovron si Jaguar.

1 Disponueshmëria varet nga tregu.

STRUKTURË E LEHTË PREJ ALUMINI

Arkitektura e lehtë prej alumini e F-PACE është e fortë dhe e ngurtë, duke ofruar mbrojtje të shkëlqyeshme për të gjithë brenda, ndërsa pesha e reduktuar rrit efikasitetin dhe përmirëson manovrimin dhe frenimin. F-PACE është ndër makinat më të lehta në klasën e saj 2 që ofron shpërndarje peshe me raport gati perfekt 50:502 për performancë sportive dhe udhëtim pa të meta.



image 1
image2


Emërtimi

Lorem ipsum dolor si.

luaj

Mjetet e paraqitura në përmbajtjen e filmuar në këtë faqe mund të mos jenë përfaqësime të sakta të përmirësimeve dhe shtesave të fundit. Ju lutemi referojuni shitësit tuaj lokal Jaguar për specifikimet më të fundit.

GAMA INGENIUM

Ingenium është brezi i motorit Jaguar Land Rover i projektuar për performancë pa mundim, përsosje dhe efikasitet. Me teknologji të përparuar dhe strukturë të gjithë prej alumini, Ingenium balancon fuqinë mbresëlënëse me ekonomi të madhe të karburantit.

SHIKO SPECIFIKIMET

MOTORI INGENIUM ME BENZINË

Motorët e rinj Ingenium të F-PACE 2.0 litërsh me 4 cilindra 250PS me benzinë me turbokomprimues ofrojnë fuqi dhe moment të shkëlqyer. Me dizajnin e tyre të lehtë dhe përdorimin e gjerë të kushinetave me fërkim të ulët, ato janë ndërtuar për performancë efikase me shumë qetësi.

SHIKO SPECIFIKIMET

MOTORI INGENIUM ME NAFTË

Teknologjia Ingenium mbështet tre nga motorët me naftë në gamën F-PACE. Këta motorë me fërkim të ulët, me konstrukt alumini kanë blloqe cilindrash të fortë dhe boshte balancues të dyfishtë për të siguruar nivele vibracioni të ulëta, për një performancë ditore të qetë. Të gjithë motorët janë të pajisur me teknologji Ndiz/Fik dhe karikim rigjenerues inteligjent - duke kapur energjinë kinetike të frenimit për të ngarkuar baterinë - për ekonomi maksimale, sidomos gjatë lëvizjes në zona urbane.

Shiko specifikimet

MOTORË TË FRYMËZUAR NGA F-TYPE

Të gjithë motorët me benzinë të F-PACE ofrojnë energji dhe reagim, duke përmirësuar efikasitetin. I njëjti me F‑TYPE, motori 3.0 litërsh V6 me benzinë me superkomprimues1 ofron fuqi prej 380 PS dhe moment 450Nm. I disponueshëm në F-PACE SVR, motori 5.0 litërsh me 8 cilindra me 550PS ofron moment të mahnitshëm prej 680Nm. Të dy këta motorë komplet prej alumini sigurojnë akses të menjëhershëm në nivelet e larta të performancës dhe moment në të gjitha shpejtësitë e motorit, si dhe një zhurmë unike.

SHIKO SPECIFIKIMET

MOTORI 3.0 LITËRSH ME 6 CILINDRA 300PS ME NAFTË ME TURBOKOMPRIMUES TË DYFISHTË

Motori 3.0 litërsh me 6 cilindra 300ps me naftë me turbokomprimues të dyfishtë ofron fuqinë e tij me finesë dhe efikasitet, duke krijuar një moment mbresëlënës 700Nm për një makinë shumë reaguese. Ajo përmban një sistem me shina të injektimit të karburantit prej 2000 bar për të menaxhuar shpërndarjen e karburantit, duke siguruar djegie efikase dhe më pak emetime.

SHIKO SPECIFIKIMET
TRANSMISIONET MANUALE OSE AUTOMATIKE

TRANSMISIONET MANUALE OSE AUTOMATIKE

Transmisioni Automatik me 8 Shpejtësi i F-PACE dhe Transmisioni Automatik me 8 Shpejtësi Quickshift i F-PACE SVR janë reagues, të qetë dhe efikas. Bëjnë ndërrim marshi të shpejtë për përshpejtimin dhe parakalim të lehtë. Ju gjithashtu mund të kontrolloni manualisht ndryshimet e transmisionit nëpërmjet levave nën timon. Transmisioni manual me 6 shpejtësi3 mundëson ndryshim të lehtë e të shpejtë të marshit. Ky transmision me peshë të lehtë, tepër i avancuar me 6 shpejtësi, kontribuon në efikasitetin e jashtëzakonshëm të F-PACE.

3Vetëm e disponueshme në motorët 2.0 litërsh me naftë me 4 cilindra me 163PS (në varësi të tregut).

Jaguar F-PACE është SUV i performancës që kombinon ngazëllimin e drejtimit me praktikën dhe efikasitetin. Krijoni F-PACE tuaj perfekt me konfiguruesin tonë.

NDËRTO VETË
1Disponueshmëria varet nga tregu.
2Në varësi të modelit dhe motorit.
3Vetëm në dispozicion në motor nafte 2.0 litërsh me 4 cilindra dhe 163PS.
4Vetëm transmisioni automatik.
5Standard në F-PACE S dhe SVR, nuk disponohet në motorin 2.0 litërsh 163PS me 4 cilindra me naftë.
6Vetëm transmisioni automatik. Standard në F-PACE S dhe SVR, nuk disponohet në motorin 2.0 litërsh 163PS me 4 cilindra me naftë.
‡Të gjitha shifrat janë objektiva të prodhuesit dhe i nënshtrohen konfirmimit përfundimtar përpara prodhimit. Vini re se emetimet CO2 dhe shifrat e ekonomisë së karburantit mund të ndryshojnë sipas rrotave dhe shifrat më të ulëta mund të mos jetë të arritshme me rrota standarde.
‡‡Të dhënat e motorit nuk janë ri-certifikuar në vitin 2018. Të dhënat e paraqitura përputhen me certifikimin 2017.