• Jaguar F-PACE

    Makina Jaguar sportive më praktike.

  • JAGUAR E-PACE

    Makina SUV e parë kompakte nga Jaguar është një kombinim unik i pamjes, shkathtësisë dhe ngarjes dinamike.

  • JAGUAR I-PACE

    Prezantimi i SUV të parë tërësisht elektrik të performancës nga Jaguar

  • Jaguar F-TYPE

    Ringjallëse ndjesish, makinë sportive Jaguar e pastër.

  • Jaguar XE

    Vetura më e përparuar, efikase dhe e rafinuar që Jaguar ka prodhuar ndonjëherë.

  • Jaguar XF

    Veturë biznesi luksoz me dizajn të veçantë, dinamike dhe me teknologjinë e fundit.

  • Jaguar XJ

    Veturë luksoze, e bollshme dhe e bukur por dhe fuqishmërisht e shkathët.

  • SVO

    SVO ofron performancën e fundit në Jaguar, luksin dhe teknologjinë.

Luaj

KARROCERIA E F-PACE SVR

Me aerodinamikë të projektuar në mënyrë specifike, duke përfshirë një parakolp të ri të përparme dhe një bisht më të gjerë, F-PACE SVR ofron mbërthimin dhe aerodinamikën e nevojshme që një SUV të arrijë shpejtësinë maksimale prej 283km/h - duke u dukur fantastike.
F‑PACE SVR
F‑PACE
Luaj

KARROCERIA

Pamja e fuqishme, e shkathët dhe karakteri sportiv i japin F-PACE një prani të veçantë në rrugë. Frymëzuar vizualisht nga Jaguar F-TYPE, F-PACE është një SUV performance me ADN-në e një makine sportive.
F‑PACE SVR
F‑PACE

Mjetet e paraqitura në përmbajtjen e filmuar në këtë faqe mund të mos jenë përfaqësime të sakta të përmirësimeve dhe shtesave të fundit. Ju lutemi referojuni shitësit tuaj lokal të Jaguar për specifikimet e fundit.

DIZAJN DINAMIK

F-PACE është e fundit në një linjë të makinave të bukura, emocionuese. Proporcione e saj janë dinamike, rrisin aerodinamikën dhe ndihmojnë në përmirësimin e aftësive. Duke e kompletuar qëndrimin e saj deklarues, forma e efektshme e “lotit” theksohet nga një çati me ngushtim gradual.

NDËRTO VETË

AERODINAMIKË E PËRMIRËSUAR

AERODINAMIKË E PËRMIRËSUAR

Dizajni unik i karrocerisë i F-PACE SVR ofron performancë aerodinamike të dalluar, ndërsa ajri kalohet sipër, nën dhe rrotull makinës - duke pakësuar ngritjen, rritur mbërthimin e gomave e duke ftohur efektivisht si motorin edhe frenat. Rezultati është manovrim pa kompromise, fuqi më e lartë më e lartë në marrje kthesash dhe qëndrueshmëri e rritur në shpejtësi të lartë.

AERODINAMIKË E AVANCUAR

AERODINAMIKË E AVANCUAR

Performanca aerodinamike e F-PACE është një funksion kyç i dizajnit të trupit dhe mbështet një koeficient mbresëlënës të zvarritjes të ulët deri në Cd 0.34.1 Rezultati është se F-PACE me të vërtetë është aq i hijshëm sa duket. Aerodinamika shumë e avancuar zvogëlon konsumin e karburantit, emetimet e CO2 dhe zhurmën e erës duke shtuar stabilitetin në shpejtësi të lartë dhe besimin e shoferit.

FENERË PËRSHTATËS ME NDRIÇIM LED

Me paraqitjen e tehut Jaguar “J” si dritë ditore, fenerët përshtatës me ndriçim LED2 të F-Pace prodhojnë dritë që është afër dritës së diellit, duke ndihmuar sytë tuaj të dallojnë më lehtë objektet dhe të reduktojnë lodhjen.

RAPORTE DINAMIKE

Pamjet e F-PACE janë dinamike nga çdo kënd Me ballë deklarues, grilë imponuese dhe linja të mprehta që i japin jehonë elegancës sportive të F-TYPE.

SHENJA TË FUQISHME TË PASME

Prerjet e pasme të theksuara rrisin karakterin sportiv të F-PACE, të frymëzuar nga F-TYPE dhe formojnë një sfond joshëse për dritat e pasme me ndriçim LED të F-PACE.

RROTAT E F-PACE SVR

RROTAT E F-PACE SVR

Zgjidhni rrota aliazhi 21” të farkëtuara me prerje diamanti ose rrota aliazhi 22” opsionale me prerje diamanti ose të zeza m shkëlqim. Për mbërthim më të madh dhe aftësi të përmirësuar në marrjen e kthesave, gomat e pasme 295mm theksojnë karakterin sportiv të F-PACE SVR.

Rrota e shfaqur është rrota opsionale 22” me 5 këmbë “Stili 5081” me prerje diamanti.

RROTA SPORTIVE

RROTA SPORTIVE

F-PACE ofron një zgjedhje të gjerë të rrotave aliazh të lehta, aerodinamikisht efikase dhe ofron një gamë të gjerë të rrotave nga 18”-22” - plotësimi i përsosur për pamjen dinamike të F-PACE. Zgjidhni rrotat tuaja me konfiguruesin tonë.

Rrota e paraqitur është rrota opsionale 22” me 9 këmbë “Stiil 9006” me ngjyrë gri dhe prerje diamanti.

Jaguar F-PACE është SUV i performancës që kombinon ngazëllimin e drejtimit me praktikën dhe efikasitetin. Krijo F-PACE tuaj të përsosur me konfiguruesin tonë.

NDËRTO VETË

1 Në varësi të motorit.
2 Përputhja varet nga derivatet dhe tregu. Fenerë ksenon halogjenë gjithashtu varen nga modeli i zgjedhur.