• Jaguar F-PACE

    Makina Jaguar sportive më praktike.

  • JAGUAR E-PACE

    Makina SUV e parë kompakte nga Jaguar është një kombinim unik i pamjes, shkathtësisë dhe ngarjes dinamike.

  • JAGUAR I-PACE

    Prezantimi i SUV të parë tërësisht elektrik të performancës nga Jaguar

  • Jaguar F-TYPE

    Ringjallëse ndjesish, makinë sportive Jaguar e pastër.

  • Jaguar XE

    Vetura më e përparuar, efikase dhe e rafinuar që Jaguar ka prodhuar ndonjëherë.

  • Jaguar XF

    Veturë biznesi luksoz me dizajn të veçantë, dinamike dhe me teknologjinë e fundit.

  • Jaguar XJ

    Veturë luksoze, e bollshme dhe e bukur por dhe fuqishmërisht e shkathët.

  • SVO

    SVO ofron performancën e fundit në Jaguar, luksin dhe teknologjinë.

Luaj

TEKNOLOGJIA BRENDA MAKINËS

Teknologjia e avancuar e Jaguar F-PACE ofron një sërë sistemesh që rrisin përvojën e makinës dhe ndihmojnë në ruajtjen e sigurt të të gjithëve brenda saj.

Mjetet e paraqitura në përmbajtjen e filmuar në këtë faqe mund të mos jenë përfaqësime të sakta të përmirësimeve dhe shtesave të fundit. Ju lutemi referojuni shitësit tuaj lokal të Jaguar për specifikimet e fundit.

RISI JAGUAR

F-PACE përmban sistemin e avancuar të info-zbavitjes brenda makinës Touch Pro si standard. Reagues, intuitiv dhe integruar në mënyrë të pandërprerë - Jaguar ofron zgjidhje që rrisin fuqishëm makinën tuaj.

Ndërto vetë
EKRAN 10” TOUCH PRO

EKRAN 10” TOUCH PRO

STANDARD NË ÇDO F-PACE

Hardueri dhe softueri i gjeneratës së ardhshme të Touch Pro e përparon lidhjen dhe argëtimin e F-PACE në nivelin më të lartë.

  • Ekran 10” me prekje me gjeste si rrëshqitje dhe pickim për zmadhim dhe ekran kryesor të personalizueshëm
  • Grup instrumentesh me ekran qendror 5” TFT2
  • Sistem Audio Jaguar2
  • Radio AM/FM, Bluetooth® dhe 2 x lidhje USB

PAMJE E DYFISHTË

Pamja e Dyfishtë i lejon pasagjerit të përparmë dhe drejtuesit të shikojnë media të ndryshme në të njëjtin ekran me prekje 10". Për shembull, pasagjeri i parë mund të shikojë një film (duke dëgjuar audio me kufje pa tela) ndërsa drejtuesi shikon navigimin.3

AFISHIMI BALLOR

AFISHIMI BALLOR

Funksioni opsional Afishimi Ballor (HUD)6 paraqet të dhënat kryesore të automjetit duke përfshirë shpejtësinë, pozicionin e marshit dhe drejtimet e navigimit mbi xhamin e përparmë. Përmban grafika të qarta me ngjyra të plota në rezolucion të lartë, duke ju mundësuar të shihni të gjitha të dhënat dhe informacionet e drejtuesit me lehtësi.

AUDIO MERIDIAN™

Sistemet Audio Meridian dhe algoritmet e avancuara të përpunimit të sinjalit dixhital sigurojnë që ritmi, goditja dhe koordinimi e çdo pjese muzikore të dëgjohen saktësisht si synon artisti. Zgjidhni ndërmjet sistemit opsional të audios Meridian™7, 380W me 10 altoparlantë me një altoparlant bas dhe sistemit të audios rrethuese Meridian6, 825W me 16 altoparlantë dhe një altoparlant bas.

Eksploro Meridian

Jaguar F-PACE është SUV i performancës që kombinon ngazëllimin e drejtimit me praktikën dhe efikasitetin. Krijo F-PACE tuaj të përsosur me konfiguruesin tonë.

Ndërto vetë

1Remote është një shërbim me abonim që mund të zgjatet pas afatit fillestar të këshilluar nga shitësi Jaguar. Karakteristikat e InControl, opsionet dhe disponueshmëria e tyre mbesin të varura nga tregu - pyesni shitësin e Jaguar për disponueshmërinë në tregun lokal dhe kushtet e plota. Informacioni dhe imazhet e shfaqura në lidhje me teknologjinë InControl, duke përfshirë ekranet ose sekuencat, u nënshtrohen përditësimeve të softuerit, kontrollit të versionit dhe ndryshimeve të tjera të sistemit/vizuale në varësi të opsioneve të zgjedhura. Lidhshmëria me rrjetin celular nuk mund të garantohet në të gjitha vendndodhjet. Aplikacionet e InControl dhe Remote App duhet të shkarkohen nga dyqani Apple/Play. Karakteristika të caktuara kërkojnë një kartë SIM të përshtatshme me një kontratë të përshtatshme me të dhëna e cila do të kërkojë abonim të mëtejshëm pas afatit fillestar të këshilluar nga shitësi juaj i autorizuar. Të gjitha karakteristikat brenda automjetit duhet të përdoren nga drejtuesit vetëm kur janë të sigurt për ta. Drejtuesit duhet të sigurohen se janë në kontroll të plotë të automjetit në çdo kohë.
2Karakteristikat dhe disponueshmëria e tyre mund të ndryshojnë sipas specifikimeve të automjeteve dhe tregut. Ju lutemi të kontaktoni shitësin lokal më të afërt të Jaguar për më shumë informacion.
3Funksion opsional, kërkon Navigation Pro, CD/ DVD Player dhe Sistem Audio MeridianTM Sistem Audio Rrethuese MeridianTM.
4Connect Pro kërkon Navigation Pro. Kur zgjidhni Navigation Pro, duhet gjithashtu të zgjidhni të gjitha tiparet në Connect Pro. Ju lutemi të konsultoheni me shitësin tuaj të Jaguar për më shumë detaje. Funksionaliteti në linjë dhe lidhshmëria Wi-Fi varen nga instalimi i një mikro-karte SIM me një kontratë të dhënash të përshtatshme.
5Disponueshmëria dhe përshtatja janë në varësi të tregut. Disponohet vetëm si pjesë e Touch Pro.
6Kërkon xham të përparmë solar.
7Karakteristikë opsionale.