• Jaguar F-PACE

    Makina Jaguar sportive më praktike.

  • JAGUAR E-PACE

    Makina SUV e parë kompakte nga Jaguar është një kombinim unik i pamjes, shkathtësisë dhe ngarjes dinamike.

  • JAGUAR I-PACE

    Prezantimi i SUV të parë tërësisht elektrik të performancës nga Jaguar

  • Jaguar F-TYPE

    Ringjallëse ndjesish, makinë sportive Jaguar e pastër.

  • Jaguar XE

    Vetura më e përparuar, efikase dhe e rafinuar që Jaguar ka prodhuar ndonjëherë.

  • Jaguar XF

    Veturë biznesi luksoz me dizajn të veçantë, dinamike dhe me teknologjinë e fundit.

  • Jaguar XJ

    Veturë luksoze, e bollshme dhe e bukur por dhe fuqishmërisht e shkathët.

  • SVO

    SVO ofron performancën e fundit në Jaguar, luksin dhe teknologjinë.

F-PACE

SUV jonë luksoze me performancë bashkon manovrimin sportiv dhe bukurinë dramatike me praktikën dhe efikasitetin e përditshëm.

EMETIME TË GAZIT CO2 (g/km)

Të ulëta deri 147‡ në versionin Manual
Të ulëta deri 151‡ në versionin Automatik

EKONOMI E KARBURANTIT e kombinuar (l/100km)

Nga 5.6‡ në versionin Manual
Nga 5.7‡ në versionin Automatik

Jaguar F-PACE është një SUV performance që kombinon gjallërimin maksimal të drejtimit me efikasitetin. Teknologjikisht i avancuar në thelb, F-PACE ju mban të sigurt, të lidhur dhe argëtuar. Ka aftësinë për çdo rrugë dhe kapacitetin për çdo ditë. F-PACE është Jaguar për ju, Jaguar për familjen tuaj.

Ndërto vetë

TË GJITHA NË EMËR TË PERFORMANCËS

Operacionet e Veçanta të Automjeteve (SVO) kanë ri-modeluar dizajnin e karrocerisë së F-PACE sipas frymës së performancës së jashtëzakonshme, emocionuese. F-PACE SVR është evolucioni më i rëndësishëm i F-PACE i vlerësuar me çmime.

EKSPLORO F-PACE SVR
FITUES I ÇMIMIT MAKINA BOTËRORE E VITIT 2017

Juria prej 72 gazetarësh automobilistikë nga 24 vende foli - F-PACE zuri vendin Makina Botërore e Vitit dhe Modeli Botëror i Makinës në garën Çmimet Botërore të Makinave 2017 në Nju Jork. F-PACE është i vetmi mjet që ndonjëherë ka marrë fitore të dyfishtë dhe ky sukses i fundit e çon numrin e çmimeve globale në 34 tituj. Pra, nëse po kërkoni një SUV të performancës luksoze me prani që tërheq vëmendje - mos shiko më tej se Jaguar F-PACE.

ADN E MAKINËS SPORTIVE

F-PACE është një SUV performance me ADN-në e një makine sportive. Nga fryrja e kofanos deri te prerjet e pasme të theksuara, pamja e fuqishme e saj e bën të dallueshme dhe i japin një prani rrugore që tërheq vëmendje. Dhe tani mund të përjetoni F-PACE në mënyrën se si SVO e imagjinoi. Karakteristikat aerodinamike të zgjeruara të F-PACE SVR, si parakolpi i ri dhe ajërmbledhëse të kofanos lënë të kuptohet fuqia e saj e madhe.

Eksploro pamjen e jashtme

PRAKTIKA DHE HAPËSIRA

F-PACE ka një kapacitet fillestar prej 650 litrash dhe një konfigurim ndenjësesh të pasme me palosje 40:20:40.

Eksploro pamjen e brendshme

FUQI DHE EFIKASITET

Gama e motorëve të F-PACE-s, duke përfshirë motorin e ri 5.0 litër 550PS V8 me benzinë me superkomprimues2 dhe struktura me peshë të lehtë prej alumini ofrojnë finesë, efikasitet dhe performancë
emocionuese.

EKSPLORO PERFORMANCËN

Mjetet e paraqitura në përmbajtjen e filmuar në këtë faqe mund të mos jenë përfaqësime të sakta të përmirësimeve dhe shtesave të fundit. Ju lutemi referojuni shitësit tuaj lokal Jaguar për specifikimet më të fundit.

TEKNOLOGJIA BRENDA MAKINËS

F-PACE ju jep teknologjinë më të avancuar, siç është Afishimi Ballor dhe Çelësi i Aktivitetit, si dhe ndihmat më të avancuara të ngasjes për ta bërë çdo udhëtim më të lehtë dhe më të relaksuar. Këto përfshijnë sistemin multimedial të avancuar InControl, Touch Pro i cili ju mban të argëtuar dhe siguron që gjithmonë të jeni i lidhur me botën e jashtme.

EKSPLORO TEKNOLOGJINË BRENDA MAKINËS
F-PACE PËR BIZNES

F-PACE PËR BIZNES

F-PACE u ofron shoferëve një kombinim unik të praktikës së përditshme, efikasitetit dhe stilit të veçantë dhe sportiv.

Teknologjitë e fërkimit të ulët të F-PACE, struktura trupore e lehtë dhe aerodinamika e përparuar ndihmojnë reduktimin e konsumit të karburantit dhe në emetime të ulëta të CO2 - duke kontribuar në një kosto totale konkurruese të pronësisë.

Shtoni në të gjithë hapësirën që ju nevojitet për çdo aspekt të jetës suaj të punës dhe jetës personale. F-PACE është shtesa e përsosur në çdo flotë.

GAMA JAGUAR F-PACE

Shfletoni linjën F-PACE dhe zbuloni kombinimin tuaj perfekt të performancës, stilit dhe praktikës.

ZGJIDHNI MODELIN TUAJ F-PACE

F-PACE PURE

Thelbi i F-PACE. Performancë frymëzuese, manovrim i shkathët dhe praktikë.

F-PACE PRESTIGE

Luks i shtuar me brendësi të punuar bukur, duke përfshirë tapiceri lëkure.

F-PACE PORTFOLIO

Kulmi i luksit të F-PACE - elegant, i sofistikuar dhe me një mori teknologjish të avancuara.

F-PACE R-SPORT

Stil sportiv besimplotë me pamje sportive dhe ndenjëse sportive të përshtatshme në tetë pozicione.

F-PACE S

Për performancë mbresëlënëse, zgjidhni midis një motori 3.0 litërsh V6 300PS me naftë me turbokomprimues të dyfishtë dhe një motori 3.0 litërsh V6 380PS me benzinë me superkomprimues3.

F-PACE SVR

Me motor 550 PS dhe kohë përshpejtimi nga 0-100 km/orë në 4.3 sekonda, F-PACE SVR është projektuar për fuqi dhe gjallërim të dukshëm.

Të gjitha karakteristikat brenda automjetit duhet të përdoren nga drejtuesit vetëm kur janë të sigurt për ta. Drejtuesit duhet të sigurohen se janë në kontroll të plotë të automjetit në çdo kohë.
1Nën ndarëse dhe kur është montuar sistemi i riparimit të gomave. 508 litra me rrotën rezervë. 463 litra me rrotën rezervë të plotë.
2Vetëm e disponueshme në F-PACE SVR.
3Të varura nga tregu.
‡Të gjitha shifrat janë objektiva të prodhuesit dhe i nënshtrohen konfirmimit përfundimtar përpara prodhimit. Vini re se emetimet CO2 dhe shifrat e ekonomisë së karburantit mund të ndryshojnë sipas rrotave dhe shifrat më të ulëta mund të mos jetë të arritshme me rrota standarde.