• Jaguar F-PACE

    Makina Jaguar sportive më praktike.

  • JAGUAR E-PACE

    Makina SUV e parë kompakte nga Jaguar është një kombinim unik i pamjes, shkathtësisë dhe ngarjes dinamike.

  • JAGUAR I-PACE

    Prezantimi i SUV të parë tërësisht elektrik të performancës nga Jaguar

  • Jaguar F-TYPE

    Ringjallëse ndjesish, makinë sportive Jaguar e pastër.

  • Jaguar XE

    Vetura më e përparuar, efikase dhe e rafinuar që Jaguar ka prodhuar ndonjëherë.

  • Jaguar XF

    Veturë biznesi luksoz me dizajn të veçantë, dinamike dhe me teknologjinë e fundit.

  • Jaguar XJ

    Veturë luksoze, e bollshme dhe e bukur por dhe fuqishmërisht e shkathët.

  • SVO

    SVO ofron performancën e fundit në Jaguar, luksin dhe teknologjinë.

TEKNOLOGJIA BRENDA MAKINËS

Duke punuar në harmoni me natyrën e vet sportive, teknologjia e përparuar e F-TYPE siguron që ju të ndiheni të sigurt, vazhdimisht të lidhur dhe gjithmonë të argëtuar.
EMETIME TË GAZIT CO2 në g/km

Të ulëta deri 99 në versionin Manual
Të ulëta deri 106 në versionin Automatik

EKONOMI E KARBURANTIT l/100km

Nga 75.0 (3.8) në versionin Manual
Nga 68.9 (4.1) versionin Automatik

Nëpërmjet fjalës së fundit të teknologjisë në info-zbavitje Touch Pro dhe sistemeve audio të ndërtuara me saktësi, F-TYPE lidh, informon dhe argëton në stil të veçantë.

KONTROLLE VIZUALE INTUITIVE

Ekrani me prekje me ngjyra 8” i F-TYPE është pika juaj e vetme e ndërveprimit me sistemin e info-zbavitjes InControl. Kjo ju jep kontroll të drejtpërdrejtë mbi lundrimin, muzikën, telefonin, klimën dhe shumë sisteme shtesë të mbështetjes së drejtuesit, duke përfshirë pajisjet e parkimit dhe Modalitetin Dinamik të Konfigurueshëm.

TOUCH PRO

TOUCH PRO

F-TYPE tani përmban sistemin e info-zbavitjes Touch Pro si standard. Me një ndërfaqe intuitive të përdorimit dhe grafikë të mprehta, Touch Pro është sistemi më i avancuar i info-zbavitjes që Jaguar ka krijuar ndonjëherë. Kjo e bën pronësinë dhe ngasjen e F-TYPE më të lehtë dhe më të kënaqshme se kurrë.

CONNECT PRO

CONNECT PRO

Teknologjitë dhe aplikacionet e Connect Pro ofrojnë më të mirën në lidhje dhe komoditet. Ato përbëhen nga aplikacionet InControl Apps, InControl Remote app dhe Pro Services, të gjitha të mbështetura me lidhjen e shpejtë të internetit 4G.

APLIKACIONI INCONTROL REMOTE

APLIKACIONI INCONTROL REMOTE

Aplikacioni InControl Remote ju lejon të monitoroni dhe të bashkëveproni me F-TYPE tuaj nga telefoni juaj inteligjent. Kjo ju jep informacione dhe statistika për makinën tuaj duke përfshirë nivelin e karburantit, detajet e mëparshme të udhëtimit dhe nëse ndonjë nga dyert dhe dritaret janë të hapura ose të zhbllokuara. Aplikacioni gjithashtu ju lejon të ndizni motorin të paracaktoni klimën*, të bllokoni dhe të zhbllokoni makinën, si dhe gjeni F-TYPE tuaj në një hartë ose duke përdorur funksionin bip dhe drita.

*Disponohet vetëm në makinat me transmision automatik.

GJURMUESI I SIGURISË

GJURMUESI I SIGURISË

Duke gjurmuar makinën tuaj F‑TYPE në rast vjedhjeje ose në ndonjë lëvizjeje të paligjshme, Secure mbledh informacione për të ndihmuar në identifikimin dhe rikuperimin e automjetit sa më shpejt që të jetë e mundur. Edhe nëse makina juaj është e vjedhur bashkë me çelësat, mund të aktivizoni alarmin duke telefonuar qendrën e gjurmimit duke përdorur aplikacionin InControl Remote.

APLIKACIONET INCONTROL

APLIKACIONET INCONTROL

Aplikacionet e InControl ju mundëson të kontrolloni aplikacionet e përputhshme në ekranin me prekje, duke siguruar përdorimin e sigurt dhe të përshtatshëm të aplikacioneve që janë optimizuar në mënyrë specifike për përdorim brenda automjetit tuaj. Duke ofruar një gamë gjithnjë e në rritje të shërbimeve, InControl Apps mund t'ju ndihmojnë të planifikoni udhëtimin tuaj, të organizoni takimin tuaj të ardhshëm dhe të zbuloni botën rreth jush.

AUDIO MERIDIAN™

AUDIO MERIDIAN™

Duke punuar me ekspertët britanikë të audios Meridian, kemi projektuar dy sisteme me specifikime të larta, veçanërisht për F-TYPE. Ekziston sistemi standard 380W me 10 altoparlantë duke përfshirë 2 altoparlantë bas. Dhe sistemi opsional prej 770W, me 12 altoparlantë sjell akustikë të ngjashme me sallat e koncerteve duke përdorur teknologjinë ekskluzive Trifield™ nga Meridian.

SISTEMI I NDJESISË SË KONTAKTIT ME KËMBËSORËT

SISTEMI I NDJESISË SË KONTAKTIT ME KËMBËSORËT

Ndihmon në mbrojtjen e njerëzve jashtë makinës suaj, si dhe atyre brenda. Nëse makina bën kontakt me një këmbësor, sistemi ynë, udhëheqës në industri, i Ndjesisë së Kontaktit me Këmbësorët është projektuar për të ngritur automatikisht kofanon për të ndihmuar në zbutjen e një impakti të mundshëm.

*Ndërsa nxjerrim InControl, veçoritë specifike të përshkruara mund të jenë opsionale dhe në varësi të tregu ose tërheqjes motorike. Ju lutemi të konsultoheni me faqen specifike sipas shtetit të internetit të Jaguar-it ose shitësin tuaj të autorizuar të Jaguar-it për disponueshmërinë dhe kushtet e plota në vendin tuaj. Karakteristika të caktuara kërkojnë një kartë Mikro-SIM të përshtatshme me një kontratë të përshtatshme me të dhëna e cila do të kërkojë abonim të mëtejshëm pas afatit fillestar të këshilluar nga shitësi juaj i autorizuar. Lidhshmëria celulare nuk mund të garantohet në të gjitha vendndodhjet.