• Jaguar F-PACE

    Makina Jaguar sportive më praktike.

  • JAGUAR E-PACE

    Makina SUV e parë kompakte nga Jaguar është një kombinim unik i pamjes, shkathtësisë dhe ngarjes dinamike.

  • JAGUAR I-PACE

    Prezantimi i SUV të parë tërësisht elektrik të performancës nga Jaguar

  • Jaguar F-TYPE

    Ringjallëse ndjesish, makinë sportive Jaguar e pastër.

  • Jaguar XE

    Vetura më e përparuar, efikase dhe e rafinuar që Jaguar ka prodhuar ndonjëherë.

  • Jaguar XF

    Veturë biznesi luksoz me dizajn të veçantë, dinamike dhe me teknologjinë e fundit.

  • Jaguar XJ

    Veturë luksoze, e bollshme dhe e bukur por dhe fuqishmërisht e shkathët.

  • SVO

    SVO ofron performancën e fundit në Jaguar, luksin dhe teknologjinë.

F-TYPE SVR CONVERTIBLE

Me një motor të vlerësuar 575PS, F-TYPE SVR është projektuar për fuqi të pastër, gjallërim dhe shpejtësi maksimale prej 314km/h.

FUQI MAKSIMALE

575PS

PËRSHPEJTIMI NGA

0-100km/h në 3.7 sekonda

SHPEJTËSIA MAKSIMALE DERI NË

314km/h

Divizioni i Operacioneve të Veçanta të Automjeteve (SVO) krijon makina që janë shprehja përfundimtare e Jaguar: performancë mahnitëse, luks i jashtëzakonshëm dhe teknologjia e fundit. Krijimi i fundit që vjen nga Qendra Teknike e SVO-së është F-TYPE SVR - F-TYPE më e fuqishme ndonjëherë.

Superkomprimuesi me shtjellë të dyfishtë i njësisë 5.0 litërshe V8 eliminon zvarritjen dhe rënien e fuqisë për performancë reaguese në të gjitha shpejtësitë e motorit. Mbahuni fort - arrin nga 0-100km/h në vetëm 3.7 sekonda dhe një shpejtësi maksimale prej 314km/h*.

*Kur zëvendësoni krahun aerodinamik F-TYPE SVR prej fibrash karboni me bishtin standard me hapje të F-TYPE, shpejtësia maksimale e F-TYPE SVR Convertible reduktohet në 300km/h.

VIEW SHIKO F-TYPE SVR COUPÉ Ndërto F-TYPE SVR tënd

TAPICERIA

Ndenjëset me tegela ofrojnë rehati, mbështetje dhe materiale ultra-moderne që krijojnë një ndjenjë luksoze totale.

TEKNOLOGJIA E LEHTËSISË

Pesha është armiku i performancës. Pra, ne kemi dizajnuar F-TYPE SVR për të qenë sa më i lehtë të jetë e mundur. Çdo gram ka një qëllim. Sistemi i lehtë Titanium dhe Inconel® kursen 16 kg, ndërsa rrotat e fortifikuara të aliazhit të derdhur ofrojnë një kursim të përgjithshëm peshe 13.8 kg. Secili nyje suspensioni e rikonstruktuar kursen 0.6kg krahasuar me çernjerat tradicionale dhe frenat opsionale 398mm të parme dhe 380mm të pasme prej qeramike karboni pakësojnë peshën me 21kg krahasuar me alternativat jo-qeramike. Çdo miligram i kursyer i jep F-TYPE SVR përshpejtim më të shpejtë, manovrim më të shkathët dhe frenim më të mprehtë - për një eksperiencë të paharrueshme në ngarje.

Eksploro Performancën e Drejtimit

AERODINAMIKA

Krahu aerodinamik i F-TYPE SVR është pjesë përbërëse e performancës së saj të përmirësuar që ofron më pak zvarritje dhe nivele më të larta të forcës shtypëse. Krahu është më i gjerë dhe më i ngritur, duke bërë të mundur që të veprojë mbi të gjithë gjerësinë e makinës. Kur zbatohet, jep një reduktim të koeficientit të zvarritjes prej 2.5 përqind dhe një ulje të koeficientit të ngritjes prej 15 përqind. Përmirësime aerodinamike të tjera menaxhojnë rrjedhjen e ajrit nëpër gjirin e motorit për ftohje optimale dhe forcë të balancuar shtypëse. Pjesa e poshtme e lëmuar dhe difuzori i pasmë zvogëlojnë zvarritjen, menaxhojnë rrjedhjen e ajrit dhe përmirësojnë stabilitetin.

Eksploro pamjen e jashtme

TEKNOLOGJIA E TËRHEQJES MOTORIKE

Motori 5.0-litërsh V8 i F-TYPE SVR është kulmi i fuqisë, rikalibruar për të dhënë një fuqi 575PS dhe moment 700Nm mahnitëse. Sistemi me të gjitha rrotat aktive funksionon punon së bashku me Diferencialin Elektronik Aktiv duke ndihmuar në rritjen e tërheqjes dhe qëndrueshmërisë, duke i hapur rrugë të plotë performancës vigane të F-TYPE SVR.

Eksploro teknologjinë e motorit

ÇDO DETAJ KRYEN FUNKSION

Zbuloni F-TYPE e fundit. F-TYPE SVR është më e lehtë dhe më e shpejtë - me aerodinamikë të rikonfiguruar që rrit mbërthimin, si dhe teknologjinë Jaguar me të gjitha rrotat aktive që sigurojnë tërheqje maksimale në çdo kohë. Çdo inç i optimizuar për performancë garash që është Jaguar i pastër.

Shiko videon

PERSONALIZO F-TYPE SVR TËND

Bëjeni F-TYPE tuaj në mënyrë unike. Zgjidhni ngjyrat e trupit dhe çatisë - dhe rrotat për t'i plotësuar ato. Përshtatni stilin tuaj të brendshëm personal, duke specifikuar ndenjëset tuaja ideale, materialet dhe kombinimet e ngjyrave. Dhe me koleksionin e jashtëzakonshëm të opsioneve, paketave të stilit dhe aksesorëve nga Jaguar, F-TYPE juaj bëhet vërtet e personalizuar.

Ndërto F-TYPE SVR tënd
*Ndërsa nxjerrim InControl, veçoritë specifike të përshkruara mund të jenë opsionale dhe në varësi të tregu ose tërheqjes motorike. Ju lutemi të konsultoheni me faqen specifike sipas shtetit të internetit të Jaguar-it ose shitësin tuaj të autorizuar të Jaguar-it për disponueshmërinë dhe kushtet e plota në vendin tuaj. Karakteristika të caktuara kërkojnë një kartë Mikro-SIM të përshtatshme me një kontratë të përshtatshme me të dhëna e cila do të kërkojë abonim të mëtejshëm pas afatit fillestar të këshilluar nga shitësi juaj i autorizuar. Lidhshmëria celulare nuk mund të garantohet në të gjitha vendndodhjet.