• Jaguar F-PACE

    Makina Jaguar sportive më praktike.

  • JAGUAR E-PACE

    Makina SUV e parë kompakte nga Jaguar është një kombinim unik i pamjes, shkathtësisë dhe ngarjes dinamike.

  • JAGUAR I-PACE

    Prezantimi i SUV të parë tërësisht elektrik të performancës nga Jaguar

  • Jaguar F-TYPE

    Ringjallëse ndjesish, makinë sportive Jaguar e pastër.

  • Jaguar XE

    Vetura më e përparuar, efikase dhe e rafinuar që Jaguar ka prodhuar ndonjëherë.

  • Jaguar XF

    Veturë biznesi luksoz me dizajn të veçantë, dinamike dhe me teknologjinë e fundit.

  • Jaguar XJ

    Veturë luksoze, e bollshme dhe e bukur por dhe fuqishmërisht e shkathët.

  • SVO

    SVO ofron performancën e fundit në Jaguar, luksin dhe teknologjinë.

PYETJE TË SHPESHTA PËR AUTOMJETET ELEKTRIKE

Hap të gjitha
Mbyll të gjitha
PYETJE TË SHPESHTA PËR AUTOMJETET ELEKTRIKE

P: CILAT JANË PËRFITIMET KRYESORE TË PRONËSISË SË NJË AUTOMJETI ELEKTRIK (EV)?

Automjetet elektrike ofrojnë një makinë të bollshme, udhëtim më të rafinuar dhe volinë e karikimit në shtëpi.

Ndërsa furnizimi me energji elektrike gjithnjë e më shumë po mundësohet nga burime të rinovueshme, automjetet elektrike ofrojnë avantazhe mjedisore në krahasim me motorët tradicionalë me djegie të karburantit. Dhe, ndërsa prodhojnë zero emetime, automjetet elektrike ndihmojnë në pakësimin e ndotjes së ajrit.
Këto dhe përfitime të tjera gjithnjë e më shumë po njihen nga qeveritë në nivel vendor dhe kombëtar. Një sërë stimujsh janë në dispozicion për të inkurajuar drejtuesit të blejnë një automjet elektrik. Hollësi të mëtejshme disponohen në faqen Stimuj për Automjetet Elektrike.

P: ÇFARË LLOJ AUTOMJETI ELEKTRIK ËSHTË I-PACE?

I-PACE është Automjet Elektrik me Bateri (BEV), që do të thotë se nuk ka motor me djegie të karburantit. Në vend të djegies së karburantit (benzinë ​​ose naftë), energjia furnizohet nga dy motorë elektrikë në formën e energjisë elektrike të ruajtur në bateri të rikarikueshme.

Llojet e tjera të automjeteve elektrike përfshijnë Automjetet Elektrike Hibride (HEVs) dhe Automjetet Elektrike Hibride me Karikim nga Priza (PHEVs). Këto i referohen automjeteve që kombinojnë motorin me djegie të karburantit me motorin elektrik.
Një automjet HEV zakonisht ka një bateri të vogël që karikohet nga motori dhe frenimi rigjenerues. Automjeti ka një distancë shumë të vogël vetëm-elektrike.
Një automjet PHEV gjithashtu mund të karikohet nga një burim i jashtëm i energjisë elektrike. Një automjet PHEV zakonisht ka bateri më të madhe dhe përshkon më shumë distancë se HEV.

P: A KA DISAVANTAZHE NJË AUTOMJET ELEKTRIK?

Distanca e një automjeti elektrik (rruga që mund të përshkohet para rikarikimit të baterisë) ka qenë gjithmonë shqetësim, duke krijuar kështu termin “ankthi i distancës”. Megjithatë, zhvillimet më të fundit në teknologjitë e baterive nënkuptojnë që automjetet si I PACE tani janë një propozim real për shumicën e njerëzve. Shumë njerëz zbulojnë se kanë nevojë të karikojnë baterinë e I PACE vetëm një herë në javë.

Për udhëtime më të gjata mund të jetë e nevojshme një ndalesë për të karikuar baterinë. Kjo mund të kërkojë planifikim paraprak, por kjo vazhdon të bëhet më e lehtë, pasi rrjetet publike të karikimit zgjerohen dhe karikuesit e shpejtë rriten në energji.

P: A MUNDET RRJETI I TRANSMETIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE TË PËRBALLOJË NUMRIN NË RRITJE TË AUTOMJETEVE ELEKTRIKE?

Prodhuesit automjeteve punojnë sëbashku me qeveritë dhe kompanitë energjetike për të siguruar që rritjet në përdorimin e automjeteve elektrike të mos shkaktojnë probleme me rrjetet e energjisë elektrike.



P: KU MUND TË GJEJ MË SHUMË INFORMACION RRETH AUTOMJETEVE ELEKTRIKE (EVS)?

Çdo shitës Jaguar ka një Specialist EV, i cili mund t'i përgjigjet të gjitha pyetjeve tuaja në lidhje me I-PACE dhe makinave elektrike në përgjithësi.

Nga ana tjetër, mund të dërgoni pyetje te specialistët tanë të automjeteve elektrike duke përdorur formularin në internet më poshtë.
DISTANCA

P: A KA AUTOMJETI ELEKTRIK DISTANCË TË MJAFTUESHME PËR UDHËTIMIN TIM?

Distanca nuk përbën problem për shumicën e drejtuesve. I-PACE ka distancë 470 km në ciklin WLTP (Worldwide harmonised Light vehicle Test Procedure), që do të thotë se, në bazë të udhëtimit mesatar, shumë drejtues duhet të karikojnë një herë në javë.



P: CILËT FAKTORË TË NDIKOJNË TE DISTANCA E PËRSHKUAR?

Distanca mund të ndikohet nga një numër faktorësh, duke përfshirë temperaturat e jashtme, përdorimi i sistemeve të ngrohjes ose ftohjes dhe shpejtësia në të cilën po lëvizni.



P: A ËSHTË I SAKTË PARASHIKIMI I DISTANCËS SË I PACE?

Parashikimi i distancës për I-PACE është projektuar të jetë jashtëzakonisht i saktë. Moduli i kontrollit të motorit elektrik bën parashikime të bazuara në stilin e drejtimit të automjetit dhe përdorimin mesatar 500 miljeve të fundit. Sistemi i navigimit ndihmon parashikimin e distancës duke përfshirë të dhënat që lidhen me topografinë dhe kufizimet e shpejtësisë në rrugën tuaj të përzgjedhur.

P: NËSE BATERISË I BIE KARIKIMI, AUTOMJETI NDALON?

I-PACE ka një sistem menaxhimi të baterisë i cili ofron informacion mbi energjinë, ndërsa bateria bie. Kur është e nevojshme, vendoset Modaliteti Ekologjik, që ndihmon të zgjeroni distancën duke identifikuar sistemet e automjeteve të cilat mund të çaktivizohen, siç janë Kontrollimi i klimës dhe ngrohja e xhamit të përparmë.



P: A NDIKON MBAJTJA E FENERËVE TË NDEZUR NË DISTANCËN E PËRSHKUAR?

I-PACE ka fenerë LED të cilët janë jashtëzakonisht efikas në energji, kështu që mbajtja e fenerëve ndezur nuk përbën ndryshim të dukshëm në distancën e automjetit.

BATERIA

P: SA PILA PËRMBAN BATERIA E I-PACE?

Bateria e I-PACE ka 432 pila. Ka 36 module baterie dhe secili modul ka 12 pila.



P: ÇFARË DO TË THOTË KILOVAT-ORË (kWh)?

Kilovat-orë është njësi matëse se sa energji mund të ruhet në një bateri. Për një automjet të caktuar, një bateri me kapacitet më të madh, më shumë kWh do të ketë distancë dhe/ose performancë më të madhe.



P: SA PESHON BATERIA?

Montimi i baterisë peshon 613 kg.



P: A ËSHTË BATERIA E NDEZSHME?

Bateria e I-PACE bëhet e ndezshme vetëm nga keqpërdorimi ose ndërhyrja. Bateritë e automjeteve elektrike janë më pak të ndezshme sesa benzina ose nafta dhe përmbajnë sisteme të sofistikuara të sigurisë që ruajnë temperatura të sigurta.



P: A NDIKON TEMPERATURA TE BATERIA?

Bateritë mund të ruhen deri në -40°C, por duhet të futen në prizë dhe të ngrohen në -20°C para se përdoren në udhëtim. Në temperatura të nxehta ose të ftohta për kohë të gjatë, distanca e automjetit elektrik reduktohet, sepse energjia nevojitet për ta mbajtur baterinë në temperaturë efikase të punës. Gjithashtu nevojitet energji për ta ngrohur kabinën kur temperatura është e ulët.

IPACE ka sistemet më të fundit të menaxhimit termik për të optimizuar jetëgjatësinë e baterisë në temperatura më të ngrohta ose më të ftohta.

P: A NXEHET BATERIA GJATË PËRDORIMIT?

I-PACE ka një sistem efikas të menaxhimit termik që ruan temperaturën e baterisë. Një bateri e automjeteve elektrike zakonisht ka temperaturë ndërmjet 15°C dhe 30°C, e cila është shumë më e ftohtë se një motor me djegie të brendshme.



P: A KA BATERIA GARANCI?

Po. Bateria e I PACE ka 8 vjet garanci ose 160.000 km dhe është e kthyeshme nëse bateria bie nën gjendjen optimale prej 70 për qind.



P: SI FLAKEN BATERITË?

Bateritë e automjeteve elektrike flaken në përputhje me Direktivën e Automjeteve në Fund të Jetëgjatësisë së Përdorimit, në lidhje me kërkesat rajonale ose tregun tuaj lokal.

KARIKIMI

P: SI KARIKOHEN AUTOMJETET ELEKTRIKE?

Bateria e I-PACE karikohet me anë të pikës së karikimit të makinës, të vendosur pas harkut të rrotave të përparme. Sapo ta keni lidhur jeni të lirë të largoheni nga I-PACE për ta lënë të karikohet. Automjeti ndalon automatikisht karikimin kur arrin karikimin e plotë.


Për një karikim optimal në shtëpi, mund të instaloni një kuti muri të miratuar nga Jaguar. I-PACE është e pajisur me një karikues me qark njëfazor AC 7.4kW, i cili mund të karikojë plotësisht automjetin brenda natës dhe të mundësojë distancë deri në 35 km për orë. Kur përdorni një prizë elektrike shtëpiake, normat e karikimit janë më të ngadalta se një kuti muri (distancë deri në 11 km për orë), por janë të mjaftueshme për të mbuluar udhëtimin ditor të punës në qoftë se automjeti karikohet gjatë natës. Prizat industriale (IEC) (ose prizat shtëpiake të përmirësuara) mund të karikojnë deri në 35 km distancë në orë.
Kur ndodheni larg nga shtëpia, mënyra më e mirë për të karikuar shpejt baterinë për udhëtime të gjata është me karikues DC publik - karikues tipik 50kW që mundëson distancë deri në 270 km për orë. Ndërsa infrastruktura publike e karikimit përmirësohet, I-PACE do të jetë e pajisur të pranojë normë karikimi prej 100kW DC. Kjo do të thotë që ju mund të shtoni lehtësisht distancën 100 km në vetëm 15 minuta. Në varësi të ofruesit të shërbimit, karikuesi publik AC mund të ketë një sërë prizash. Ju gjithashtu mund të gjeni pikat karikimi të përshtatshme në vendet ku mund të dëshironi të qëndroni për disa orë - ose edhe gjatë natës - duke përfshirë qendrat tregtare lokale, hotele dhe palestra.
Detaje të mëtejshme mund të gjenden në faqen Distanca dhe Karikimi.

P: PËR CILAT PAJISJE KARIKIMI DO TË KEM NEVOJË?

I-PACE është e pajisur me një kabllo karikimi shumëfunksionale (e njohur edhe si kabllo universale karikimi Modaliteti 2) që futet direkt në prizë të shtëpisë. Kjo kabllo gjithashtu përfshin një përshtatës që lejon të përdoret me një prizë industriale (IEC).

Për një karikim optimal në shtëpi, mund të instaloni një kuti muri të miratuar nga Jaguar. I-PACE është e pajisur me një karikues me qark njëfazor AC 7.4kW, i cili mund të karikojë plotësisht automjetin brenda natës dhe të mundësojë distancë deri në 35 km për orë. Mund të zgjidhni një kuti muri që është e pajisur me kabllon e vet (të referuar si “e lidhur”) ose një kuti muri pa kabllo (“e palidhur”). Kutitë e murit të palidhur kërkojnë të keni një kabllo karikimi publik (gjithashtu të njohur si kabllo karikimi Modaliteti 3), të ashtuquajtur sepse është edhe kabllo që do t'ju duhet për përdorim në stacionet e karikimit AC.
Të gjitha pikat e karikimit DC të shpejtë janë të pajisur me kabllo, kështu që nuk keni nevojë për pajisje shtesë që të përdorni këto stacione.
Detaje të mëtejshme mbi karikimin e I-PACE mund të gjenden në faqen Distanca dhe Karikimi.

P: KUSH MUND TË INSTALONI NJË KUTI MURI PËR MUA?

Jaguar ka furnizues dhe instalues të autorizuar për kutitë e murit për të gjitha tregjet në të cilat I-PACE është në dispozicion. Partnerët tanë janë në dispozicion për t’ju këshilluar mbi zgjidhjet më të mira për ju. Ju lutemi të konsultoheni me shitësin tuaj lokal të Jaguar për më shumë informacion.



P: A PËRFSHIHET KUTIA E MURIT ME ÇMIMIN E AUTOMJETIT?

Jo. Nëse dëshironi të instaloni një kuti muri në shtëpinë tuaj, shitësi lokal i Jaguar do të jetë në gjendje t'ju udhëzojë gjatë procesit me furnizuesit dhe instaluesit tanë të miratuar të kutive të murit.



P: NËSE INSTALOJ NJË KUTI MURI, ÇFARË NDODH NËSE VENDOS TË ZHVENDOSEM?

Furnizuesi i kutisë së murit do të jetë në gjendje t’ju ofrojë tarifë për të hequr kutinë e murit dhe ta instalojë në shtëpinë tuaj të re.



P: A DO TË KEM MUNDËSI TË KARIKOJ AUTOMJETE ELEKTRIKE TË TJERA DUKE PËRDORUR KUTINË E MURIT TË MIRATUAR NGA JAGUAR?

Po. Kutitë tona të miratuara të murit janë të pajisura për t'u përdorur me lidhësin e Sistemit të Kombinuar të Karikimit (CCS) për karikimin AC dhe një hyrje karikimi DC. Çdo automjet elektrik me këto lidhje do të mund të karikohet duke përdorur kutinë e murit të miratuar.



P: A MUND TË PËRDOR KUTINË E MURIT TË DIKUJT TJETËR, APO DUHET TË SIGUROJ SE ËSHTË E PËRPUTHSHME?

Çdo kuti muri Modaliteti 3 me të njëjtat lidhje të karikimit si I-PACE mund të përdoret për të karikuar automjetin.



P: PO SIKUR TË KEM NJË VEND GARAZHDI NË NJË NDËRTESË ME APARTAMENTE, A MUND TË INSTALOJ NJË KUTI MURI?

Furnizuesit tanë të miratuar të kutive të murit janë të aftë të instalojnë zgjidhje karikimi për një shumëllojshmëri shtëpish. Ata do t'ju mbështesin në lidhje me lejet dhe përshtatshmërinë.



P: UNË NUK KAM PARKIM TË DEDIKUAR NË SHTËPI APO NË PUNË. A DO TË THOTË KJO SE NUK MUND TË KEM NJË MAKINË ELEKTRIKE?

Jo domosdoshmërisht: do të duhet të mbështeteni në rrjetin publik të karikimit. Ekziston një rrjet në rritje i pikave publike të karikimit, ku disponohen të dyja pikët standarde dhe të shpejta të karikimit.



P: SA KUSHTON KARIKIMI I NJË AUTOMJETI ELEKTRIK?

Çmimi i energjisë elektrike luhatet sipas tregut. Për të llogaritur koston për karikim të plotë, thjesht shumëfishoni tarifën që paguani për kWh me 90, meqë I-PACE ka një bateri 90kWh.



P: A MUND TË KARIKOJ AUTOMJETIN TIM DUKE PËRDORUR SISTEMIN FOTOVOLTAIK (SOLAR) NË SHTËPI?

Po. Automjeti juaj mund të karikohet me rrymë që është më e madhe se 2 Amperë ose 750W.



P: A MUND TA KARIKOJ NË ÇDO STACION PUBLIK TË KARIKIMIT?

Nëse pika e karikimit ofron të njëjtin standard dhe lidhje si automjeti juaj dhe ju keni llogari me ofruesin e pikave të karikimit, mund ta përdorni atë stacion publik të karikimit.

Sidoqoftë, stacionet publike të karikimit në pronësi të prodhuesve të caktuar mund të përdoren vetëm nga automjetet e atij prodhuesi.

P: PSE JAGUAR NUK KA KRIJUAR RRJETIN E VET PUBLIK TË DEDIKUAR TË KARIKIMIT?

Një rrjet i pavarur i karikuesve të shpejtë për automjete po zhvillohet me shpejtësi në shumë vende. Ne do të sigurojmë që të gjitha automjetet elektrike Jaguar të jenë të përputhshëm me këtë rrjet.



P: Si mund të gjej stacionet e karikimit?

Mund të përdorni navigimin e makinës së I-PACE gjatë drejtimit të automjetit ose aplikacionit Remote për të gjetur stacionet e karikimit përpara se të udhëtoni.



P: A ËSHTË E PRANUESHME TË RUHEN KABLLOT E KARIKIMIT NË KABINË OSE NË NDENJËSEN E PASME TË AUTOMJETIT?

Automjetet tona janë të dizajnuara me hapësirë ruajtëse për transport të sigurt të të gjithë kabllove të përputhshme të karikimit.



P: A MUND TË PËRDOR ÇDO KABLLO MODALITETI 3 PËR TË KARIKUAR I-PACE?

Ekzistojnë dy klasifikime të disponueshme për kabllot e karikimit publik (Modaliteti 3). Këto janë 16A dhe 32A. Automjeti dhe pika e karikimit identifikojnë se cila kabllo është e lidhur dhe rregullon sasinë e duhur të rrymës elektrike për të karikuar makinën. Kur furnizimi me rryma elektrike e lejon, klasifikimi 32A karikon më shpejt.



P: SI MBROHET KABLLI I KARIKIMIT NDAJ VJEDHJES OSE VANDALIZMIT KUR PËRDORET KARIKIMI PUBLIK?

Karikimi publik (Modaliteti 3) Kablloja kyçet në automjet dhe mbetet e kyçur derisa të zhbllokoni I-PACE.



P: A MUNDET QË I-PACE TË LËVIZË ME KABLLON E KARIKIMIT TË LIDHUR?

Jo. Është një kërkesë e detyrueshme e standardeve ndërkombëtare që automjetet elektrike nuk mund të lëvizin kur janë të lidhura në prizë në një stacion karikimi.



P: A MUND TË KARIKOHEN AUTOMJETET ELEKTRIKE NË SHI?

Po. Konsumatorët dhe kalimtarët nuk janë të ekspozuar ndaj rreziqeve të goditjes elektrike.



P: A DUHET TA KARIKOJ DERI NË 100 PËR QIND ÇDO HERË?

Ju sugjerojmë të karikoni I-PACE në 80 për qind dhe ta karikoni deri në 100 përqind kur planifikoni një udhëtim të gjatë. Ky është një rekomandim tipik për automjetet elektrike dhe siguron optimizim të jetëgjatësisë së baterisë dhe performancë.

Automjetet tona elektrike kanë sistem të menaxhimit të karikimit i cili optimizon kërkesat për karikim në përputhje me rrethanat.

P: PSE ËSHTË KARIKIMI I PARË DERI NË 80 PËRQIND SHUMË MË I SHPEJTË SE 20 PËRQINDËSHI I FUNDIT?

Norma e karikimit është e kufizuar nga kimia e fizika e baterive me jone litiumi dhe mund të zgjasë për karikim të 20 përqindëshit të fundit po aq kohë sa nevojitet për të karikuar 80 përqindëshin e parë. Fazat e fundit të karikimit kontrollohen me kujdes nga sistemi i menaxhimit të baterisë.



P: SA DITË MUND TË LIHET NJË AUTOMJET ELEKTRIK PA KARIKIM? PËR SHEMBULL, A MUND TA LË TË PARKUAR NË AEROPORT?

Automjetet tona elektrike mund të lihen pa vëmendje për të paktën gjashtë muaj, megjithatë karikikimi një herë në muaj është optimale. Sistemi i menaxhimit të baterisë kontrollohet në mënyrë elektronike dhe përdor shumë pak energji.



P: ÇFARË ËSHTË “KARIKIMI NË DESTINACION” DHE “KARIKIMI GJATË UDHËTIMIT”?

Karikimi në destinacion i referohet stacioneve të karikimit që mund të gjendet në qendrat tregtare lokale, hotele, palestra dhe destinacione të tjera që mund të vizitoni për periudha të zgjatura kohore.

Karikimi gjatë udhëtimit i referohet stacioneve të karikimit në stacionet e shërbimit ose stacione të dedikuara për karikimin e automjeteve, të cilat sigurojnë karikimin maksimal në kohën më të shkurtër.

P: A KA NJË APLIKACION PËR SISTEMIN IOS OSE ANDROID QË MË NDIHMON ME MENAXHIMIN E KARIKIMIT TË I-PACE?

Po. Aplikacioni InControl Remote, i disponueshëm si për iOS edhe Android, ju mundëson të ndalni ose të filloni karikimin, të menaxhoni afatet e nisjes, të aktivizoni klimën në automjet, të menaxhoni tarifat dhe të caktoni një maksimum të karikimit. Gjithashtu aplikacioni gjithashtu ju dërgon njoftime nëse priza e karikimit hiqet papritmas ose nëse karikimi është ndalur për shkak të mungesës së energjisë.

PERFORMANCA

P: SI KRAHASOHET MANOVRIMI ME AUTOMJETET “TRADICIONALE”?

Makinat elektrike prodhojnë moment maksimal nga ndalesa, duke mundësuar përshpejtim mbresëlënës.

Vendndodhja e baterisë, midis dy boshteve, gjithashtu siguron një qendër graviteti të ulët dhe shpërndarje të barabartë të peshës për manovrim të përmirësuar. Dhe, pa pasur nevojë të keni motor të madh në pjesën e përparme, rrotat mund të vendosen më afër qosheve të largëta të automjetit duke rritur stabilitetin dhe ndjenjën e drejtimit.
E gjithë kjo mundëson një eksperiencë dinamike dhe reaguese të drejtimit të makinës, e cila mbetet padyshim Jaguar.

P: ÇFARË ËSHTË FRENIMI RIGJENERUES?

Motorët elektrikë konsumojnë energji për të siguruar lëvizje. Kur kjo lëvizje nuk kërkohet më, për shembull kur automjeti ngadalësohet, forca e frenimit mund të shfrytëzohet për të shndërruar veprimin e motorit në energji elektrike. Elektriciteti i gjeneruar mund të kthehet në bateri, duke zgjeruar distancën e automjetit.



P: AUTOMJETET JAGUAR ZAKONISHT KANË MODALITETE DREJTIMI TË NDRYSHME. A KANË AUTOMJETET ELEKTRIKE KARAKTERISTIKA TË NGJASHME?

 I-PACE ka tre modalitete drejtimi që automatikisht mund të përshtatin cilësimet e automjetit për rehati, dinamikë ose ruajtje të distancës.

P: A MUND TË INSTALOJ NJË ÇENGEL TEK I-PACE?

Jo, I-PACE nuk është projektuar për të ofruar aftësi tërheqëse.



P: PSE JAGUAR MERR PJESË NË FORMULA E?

Kampionati Formula E i FIA-s na siguron një pistë të vërtetë të shpejtësisë së lartë për testimin dhe përsosjen e teknologjive të automjeteve elektrike. Për shkak të kësaj eksperience, ne mund ta sjellim performancë gjallëruese Jaguar për brezin tonë të ardhshëm të automjeteve në rrugë.

SIGURIA

P: A JANË AUTOMJETET ELEKTRIKE TË SIGURTA?

Automjetet elektrike janë projektuar, krijuar dhe testuar në të gjitha standardet aktuale dhe të propozuara të sigurisë.

Procedurat e njohura të testimit të sigurisë, certifikimi dhe miratimi sigurojnë që automjetet elektrike të jenë të sigurta në situatë përplasjesh.

P: ÇFARË NDODH NËSE NGEC NË PËRMBYTJE?

I-PACE ka një thellësi lëvizjeje prej 500mm dhe përmban sisteme sigurie të projektuara për t'u përballur me një situatë përmbytjeje.

P: A MUND TA LAJ MAKINËN NË LAVAZH?

Po. Automjetet elektrike janë projektuar dhe testuar në të njëjtat standarde si automjetet tradicionale me motor me djegie të brendshme.



P: A MUND TË KARIKOHEN AUTOMJETET ELEKTRIKE NË SHI?

Po. Konsumatorët dhe kalimtarët nuk janë të ekspozuar ndaj rreziqeve të goditjes elektrike.

MIRËMBAJTJA

P: A JANË AUTOMJETET ELEKTRIKE TË VËSHTIRA PËR TU MIRËMBAJTUR?

Në krahasim me një automjet me motor me djegie të brendshme, automjetet elektrike kërkojnë më pak mirëmbajtje pasi kanë më pak pjesë lëvizëse. E thënë ndryshe, ka më pak gjëra që mund të konsumohen.



P: A KA BATERIA GARANCI?

Po. Bateria e I - PACE ka 8 vjet garanci ose 160.000 km dhe është e kthyeshme nëse bateria bie nën gjendjen optimale prej 70 për qind.

P: A MUND TË RIMORKOHET NJË AUTOMJET ELEKTRIK NËSE KA NDONJË GABIM ELEKTRIK OSE BATERIA NUK KA KARIKIM TË MBETUR?

I-PACE mund të tërhiqet për distanca të shkurtra dhe me shpejtësi të ulët nëse nevojitet.



P: NËSE AUTOMJETIT ELEKTRIK I SHPOHET GOMA A MUND TË NGRIHET ME KRIK NË TË NJËJTËN MËNYRË SI AUTOMJETET TRADICIONALE?

Po. Struktura e I-PACE është projektuar të jetë po aq e fortë dhe e strukturuar sa një automjet me motor me djegie të brendshme.

Nuk mund të gjesh përgjigjen për pyetje që ke rreth automjeteve elektrike? Pyesni një Specialist të Jaguar për Automjetet Elektrike.

KONTAKTO NJË SPECIALIST

NDËRTO VETË
NEDC (New European Driving Cycle) është cikli i mëparshëm i përdorur për të matur konsumin e karburantit dhe emetimet në automjetet për pasagjerë në Evropë. WLTP (Worldwide harmonised Light vehicle Test Procedure) është procesi i ri në fuqi nga viti 2017, i cili mat karburantin, konsumin e energjisë, distancën dhe emetimet. Kjo është projektuar për të dhënë shifra më afër sjelljes reale të automjetit. Teston automjetet me pajisje opsionale dhe me një procedurë më rigoroze të testimit dhe profilin e ngarjes. Shifrat tregohen për NEDC dhe testet e ciklit të ri WLTP. Dallimi në shifra është për shkak të një ndryshimi në mënyrën se si testohen automjetet, sesa një reduktim i performancës. Shifrat zyrtare zyrtare të testimit të BE-së nga testimet e prodhuesve sipas legjislacionit të BE. Vetëm për qëllime krahasuese. Shifrat reale dhe të dhënat e përgjithshme të performancës të automjetit elektrik mund të ndryshojnë sipas kushteve të drejtimit dhe mjedisit. Disa karakteristika të përshkruara mund të jenë opsionale ose të varura nga tregu. Ju lutemi të konsultoheni me faqen specifike sipas shtetit të internetit të Jaguar-it ose shitësin tuaj të autorizuar të Jaguar-it për disponueshmërinë dhe kushtet e plota në vendin tuaj. Karakteristika të caktuara kërkojnë një kartë SIM të përshtatshme me një kontratë të përshtatshme me të dhëna e cila do të kërkojë abonim të mëtejshëm pas afatit fillestar të këshilluar nga shitësi juaj i autorizuar. Lidhshmëria celulare nuk mund të garantohet në të gjitha vendndodhjet. Informacioni dhe imazhet e shfaqura në këtë faqe në lidhje me teknologjinë, duke përfshirë ekranet ose sekuencat, u nënshtrohen përditësimeve të softuerit, kontrollit të versionit dhe ndryshimeve të tjera të sistemit/vizuale në varësi të opsioneve të zgjedhura. Të gjitha karakteristikat brenda automjetit duhet të përdoren nga drejtuesit vetëm kur janë të sigurt për ta. Drejtuesit duhet të sigurohen se janë në kontroll të plotë të automjetit në çdo kohë.