• Jaguar F-PACE

    Makina Jaguar sportive më praktike.

  • JAGUAR E-PACE

    Makina SUV e parë kompakte nga Jaguar është një kombinim unik i pamjes, shkathtësisë dhe ngarjes dinamike.

  • JAGUAR I-PACE

    Prezantimi i SUV të parë tërësisht elektrik të performancës nga Jaguar

  • Jaguar F-TYPE

    Ringjallëse ndjesish, makinë sportive Jaguar e pastër.

  • Jaguar XE

    Vetura më e përparuar, efikase dhe e rafinuar që Jaguar ka prodhuar ndonjëherë.

  • Jaguar XF

    Veturë biznesi luksoz me dizajn të veçantë, dinamike dhe me teknologjinë e fundit.

  • Jaguar XJ

    Veturë luksoze, e bollshme dhe e bukur por dhe fuqishmërisht e shkathët.

  • SVO

    SVO ofron performancën e fundit në Jaguar, luksin dhe teknologjinë.

TEKNOLOGJIA BRENDA MAKINËS

Teknologjitë e integruara bëjnë të thjeshtë kontrollimin e karakteristikave të I-PACE dhe pajisjeve të lidhura.

I-PACE ofron eksperiencë tepër të efektshme, si brenda makinës po ashtu dhe jashtë saj. Qoftë në të dy ekranet me prekje, Ekrani Interaktiv i Drejtuesit dhe Afishimi Ballor ose në telefonin inteligjent, gjithçka që ju duhet nuk është kurrë larg.

Ndërto vetë

Play

TOUCH PRO DUO

Sistemi i info-zbavitjes Touch Pro Duo përbëhet nga një ekran 10” me prekje e integruar në kroskot dhe një ekran 5” me prekje me butona dixhitalë shumëfunksionalë.

LIDHJA SI STANDARD

REMOTE

Qëndro i lidhur me I-PACE. I pajtueshëm me shumicën e telefonave inteligjent të Apple dhe Android, aplikacioni Remote ju lejon të qëndroni të përditësuar dhe të ndërveproni me informacionin kryesor të automjetit duke përfshirë distancën e disponueshme, statusin e karikimit, normën e karikimit dhe gjendjen e prizës.

NAVIGACION PROFESIONAL

Navigation Pro ju lejon të shfaqni një zgjedhje të hartave 2D ose 3D. Ruaj vendndodhjet e preferuara dhe përdorni gjeste me shumë prekje për eksplorimin e thjeshtë të hartës. Me I-PACE, Navigation Pro gjithashtu detajon distancën duke marrë parasysh faktorët e ndryshëm që nga topologjia rrugore deri te kufizimet e shpejtësisë.

CONNECT PRO

Me Connect Pro, I-PACE ju mban të informuar dhe të përditësuar. Zbuloni se çfarë po ndodh përgjatë rrugës, parkimit në afërsi dhe vendet me interes dhe, pas instalimit të kartës SIM, mund të krijoni një pikë qasjeje interneti 4G Wi-Fi brenda automjetit për të siguruar që të jeni gjithmonë i lidhur.

PAKETA E TELEFONIT INTELIGJENT

I pajtueshëm me Apple CarPlay®, Android Auto™ dhe Jaguar InControl Apps - Paketa e telefonit inteligjent e bën bashkëveprimin me një sërë aplikacionesh, përmes ekranit me prekje të I-PACE të thjeshtë dhe intuitiv. Paketa përfshin një përvojë të personalizuar në Spotify dhe Tile® - një aplikacion që ju ndihmon të gjeni artikuj të humbur ose të vendosur në vend të gabuar.

Play

CILËSIME INTELIGJENTE

Duke identifikuar automatikisht çdo shoferi nëpërmjet çelësit dhe telefonit, Cilësimet Inteligjente mund të zgjedhin pozicionet e preferuara të ndenjëseve dhe pasqyrave dhe të luajnë mediat e preferuara në fillim të çdo udhëtimi. Gjithashtu Cilësimet Inteligjente gjithashtu mund të mësojnë dhe automatizojnë këto preferenca duke u bazuar në zakonet dhe rutinat e kaluara.

Play

AFISHIMI BALLOR

Për të ndihmuar në uljen e shpërqendrimit, Afishimi Ballor opsional paraqet të dhënat kryesore të automjeteve, siç janë shpejtësia dhe drejtimet e navigimit mbi xhamin e përparmë. Përmban grafikë kristal të qartë me ngjyra të plota në rezolucion të lartë.

EKRANI INTERAKTIV I DREJTUESIT

EKRANI INTERAKTIV I DREJTUESIT

Ekranin Interaktiv i Drejtuesit 12.3” me qartësi të lartë siguron informacionin përkatës të drejtimit, duke përfshirë navigacionin me ekran të plotë me harta 3D, pikërisht aty ku ju nevojitet. Rezolucioni i lartë siguron qartësinë më të madhe, ndërsa motorët e përpunimit të rafinuar ofrojnë grafikë me lëvizje të qetë dhe të mprehtë.

AUDIO MERIDIAN

Gjallëroni muzikën tuaj me dy sisteme zanore nga ekspertët britanikë të audios Meridian™. Sistemi i shkëlqyeshëm Meridian Surround Sound me teknologjinë Trifield™ jep të gjithë plotësinë dhe qartësinë e performancës së drejtpërdrejtë. Me pozicionimin e 15 altoparlantëve, Meridian™ ofron eksperiencën më të mirë të tingullit si standard në I-PACE HSE dhe First Edition.

Eksploro Meridian

Gjeni kombinimin elektrizues të performancës, teknologjisë dhe stilit Jaguar.

NDËRTO VETË

Karakteristikat specifike të përshkruara mund të jenë opsionale ose të varura nga tregu. Ju lutemi të konsultoheni me faqen specifike sipas shtetit të internetit të Jaguar-it ose shitësin tuaj të autorizuar të Jaguar-it për disponueshmërinë dhe kushtet e plota në vendin tuaj. Karakteristika të caktuara kërkojnë një kartë SIM të përshtatshme me një kontratë të përshtatshme me të dhëna e cila do të kërkojë abonim të mëtejshëm pas afatit fillestar të këshilluar nga shitësi juaj i autorizuar. Lidhshmëria celulare nuk mund të garantohet në të gjitha vendndodhjet. Informacioni dhe imazhet e shfaqura në këtë faqe në lidhje me teknologjinë, duke përfshirë ekranet ose sekuencat, u nënshtrohen përditësimeve të softuerit, kontrollit të versionit dhe ndryshimeve të tjera të sistemit/vizuale në varësi të opsioneve të zgjedhura. Të gjitha karakteristikat brenda automjetit duhet të përdoren nga drejtuesit vetëm kur janë të sigurt për ta. Drejtuesit duhet të sigurohen se janë në kontroll të plotë të automjetit në çdo kohë.