• Jaguar F-PACE

    Makina Jaguar sportive më praktike.

  • JAGUAR E-PACE

    Makina SUV e parë kompakte nga Jaguar është një kombinim unik i pamjes, shkathtësisë dhe ngarjes dinamike.

  • JAGUAR I-PACE

    Prezantimi i SUV të parë tërësisht elektrik të performancës nga Jaguar

  • Jaguar F-TYPE

    Ringjallëse ndjesish, makinë sportive Jaguar e pastër.

  • Jaguar XE

    Vetura më e përparuar, efikase dhe e rafinuar që Jaguar ka prodhuar ndonjëherë.

  • Jaguar XF

    Veturë biznesi luksoz me dizajn të veçantë, dinamike dhe me teknologjinë e fundit.

  • Jaguar XJ

    Veturë luksoze, e bollshme dhe e bukur por dhe fuqishmërisht e shkathët.

  • SVO

    SVO ofron performancën e fundit në Jaguar, luksin dhe teknologjinë.

Play

DIZAJNI I TAPICERISË

I-PACE vizualizon ekuilibrin klasik të Jaguar të fokusit ndaj makinave sportive dhe zejtarisë luksoze.

Teknologji të integruara, hapësira ​​të bollshme dhe qetësi të jashtëzakonshme. Dizajni i brendshëm është i pastër dhe i pangarkuar me karakteristika reaguese dhe linja gjithëpërfshirëse.

Ndërto vetë

ATMOSFERË LUKSI

Në të gjithë tapicerinë, detajet e bukura punuara me dorë riafirmojnë atmosferën luksoze të kabinës. Shtresa solide, të pasura ju rrethojnë dhe qepja e kontrastit të imët me gjilpërë dyshe shton sofistikimin e përshtatur. Natën, ndriçimi i bardhë i freskët thekson detajet e imëta.

Play

HAPËSIRA E FSHEHUR

I-PACE përmban një panel qendror lundrues në zemër të kabinës. Ky tipar unik i dizajnit krah ju jep ndjesi të menjëhershme të hapësirës së I-PACE në momentin që hapni derën.

EKSPLORO PRAKTIKALITETIN
NDENJËSE SPORTIVE

NDENJËSE SPORTIVE

E disponueshme në një sërë materialesh dhe ngjyrash, ndenjëset sportive të I-PACE të projektuara me profesionalizëm ju mbajnë dhe mbështesin në çdo kthesë. Kanë funksion ngrohje dhe ftohje për komoditet të shtuar.

NDENJËSE TË PERFORMANCËS

NDENJËSE TË PERFORMANCËS

Ndenjëset opsionale të performancës janë projektuar me makinat sportive në mendje. Prodhuar nga materialet më të mira, ofrojnë mbështetje anësore më të madhe gjatë drejtimit dinamik.

RAFINIM I MREKULLUESHËM

RAFINIM I MREKULLUESHËM

Kabina është vend i shenjtë nga bota e jashtme. Për përsosje të jashtëzakonshme, hermetizimi i sofistikuar i motorëve redukton zhurmat e brendshme ndërsa dizajni i mprehtë i karrocerisë minimizon zhurmën e erës.

Play

XHAM AKUSTIK I LAMINUAR

I-PACE ofron udhëtim të rafinuar dhe të qetë. Për të ruajtur qetësinë e brendësisë, I-PACE përmban xham akustik të laminuar në dritaret para dhe xhamin e përparmë, duke reguktuar zhurmën që hyn në kabinë nga jashtë.

KLIMA PARAPRAKE E KABINËS

KLIMA PARAPRAKE E KABINËS

Ngrohni ose ftohni paraprakisht brendësinë e I-PACE duke përdorur ekranin me prekje ose nga distanca, nëpërmjet aplikacionit të telefonit tuaj inteligjent për të siguruar që automjeti të ketë temperaturën e dëshiruar para se të hyni brenda. Duke caktuar klimën paraprake të I-PACE gjatë karikimit, temperatura ideale arrihet pa përdorur energji nga bateria, duke ruajtur distancën e automjetit.

JONIZIMI I AJRIT TË KABINËS

JONIZIMI I AJRIT TË KABINËS

I-PACE ofron një sistem jonizues që përmirëson cilësinë e ajrit. Jonizimi i ajrit të kabinës neutralizon aromat, si dhe minimizon bakteret dhe ndotjen për një mjedis më të këndshëm dhe të shëndetshëm në kabinë.

Gjeni kombinimin elektrizues të performancës, teknologjisë dhe stilit Jaguar.

NDËRTO VETË