• Jaguar F-PACE

    Makina Jaguar sportive më praktike.

  • JAGUAR E-PACE

    Makina SUV e parë kompakte nga Jaguar është një kombinim unik i pamjes, shkathtësisë dhe ngarjes dinamike.

  • JAGUAR I-PACE

    Prezantimi i SUV të parë tërësisht elektrik të performancës nga Jaguar

  • Jaguar F-TYPE

    Ringjallëse ndjesish, makinë sportive Jaguar e pastër.

  • Jaguar XE

    Vetura më e përparuar, efikase dhe e rafinuar që Jaguar ka prodhuar ndonjëherë.

  • Jaguar XF

    Veturë biznesi luksoz me dizajn të veçantë, dinamike dhe me teknologjinë e fundit.

  • Jaguar XJ

    Veturë luksoze, e bollshme dhe e bukur por dhe fuqishmërisht e shkathët.

  • SVO

    SVO ofron performancën e fundit në Jaguar, luksin dhe teknologjinë.

Play

PERFORMANCA ELEKTRIKE

Fuqia dhe dinamika e Jaguar me zero emetime - gjithçka që prisni nga një SUV tërësisht elektrik i performancës.

Për mbi tetëdhjetë vite Jaguar ka krijuar makina që ngacmojnë shqisat. Fuqia elektrike nuk e ndryshon këtë, por prodhon më shumë mundësi për të krijuar performancën dramatike për të cilën jemi të mirënjohur.

Ndërto vetë

DINAMIKA JAGUAR

Fuqia e motorit të I-PACE siguron 400PS kuaj fuqi dhe 700Nm moment çasti. Me tërheqjen e të gjitha rrotave aktive, I-PACE përshpejton nga 0-100km/h në 4,8 sekonda.

BATERIA

BATERIA

Bateria e I-PACE prej 90kWh është projektuar për jetëgjatësi përdorimi dhe mbështet periudha të zgjatura të fuqisë maksimale të qëndrueshme. Pozicioni i baterisë brenda boshtit qendror siguron qendër të ulët të gravitetit, duke përfituar natyrshëm nga dinamika e automjetit, duke e bërë I-PACE një makinë të vërtetë shoferi.

MOTORËT

MOTORËT

I-PACE drejtohet nga dy motorë elektrikë sinkron me magnet të integruar me boshtet e përparme dhe të pasme. Këta motorë sigurojnë 400PS kuaj fuqi dhe 700Nm moment të çastit. Me tërheqjen e të gjitha rrotave aktive, I-PACE përshpejton nga 0-100km/h në 4,8 sekonda.

TRANSMISIONI

TRANSMISIONI

Bateria e I-PACE prej 90kWh është projektuar për jetëgjatësi përdorimi dhe mbështet periudha të zgjatura të fuqisë maksimale të qëndrueshme. Pozicioni i baterisë brenda boshtit qendror siguron qendër të ulët të gravitetit, duke përfituar natyrshëm nga dinamika e automjetit, duke e bërë I-PACE një makinë të vërtetë shoferi.

VEKTORIZIMI I TËRHEQJES NGA FRENIMI

VEKTORIZIMI I TËRHEQJES NGA FRENIMI

Duke maksimizuar aftësinë sportive të automjetit për rritjen e besimit të shoferit, Vektorizimi i Tërheqjes nga Frenimi siguron frenim të kontrolluar të rrotave individuale, të parme dhe të pasme, për të shtuar forcat kthyese që veprojnë në makinë. Në shumicën e kushteve më shumë presion frenimi zbatohet në pjesën e brendshme të rrotave të pasme, pasi kjo mbështet aftësi më të madhe në marrjen e kthesave, ndërsa pjesa e brendshme e rrotave të parme frenon për efektshmëri dhe përsosje më të madhe.

SUSPENSIONI AKTIV ME AJËR

SUSPENSIONI AKTIV ME AJËR

Reduktimi i hapësirës midis makinës dhe rrugës përmirëson performancën aerodinamike dhe distancën. Suspensioni opsional me ajër i I-PACE e ul makinën kur udhëtoni me shpejtësi më të madhe se 105 km/h në distanca më të mëdha se 100 kilometra.

DINAMIKA PËRSHTATËSE

DINAMIKA PËRSHTATËSE

Dinamika Përshtatëse mundëson si dinamika të sakta edhe udhëtim të zhdërvjellët, luksoz, duke monitoruar lëvizjen e automjetit deri në 500 herë në sekondë. Sistemi vazhdimisht analizon përshpejtimin, drejtimin, veprimtarinë e pedaleve të gazit e frenave dhe amortizatorët e kontrolluar elektronikisht përshtaten për të optimizuar parametrat e suspensionit duke siguruar ekuilibër optimal midis rehatisë, përsosjes dhe gatishmërisë në çdo kohë.

DINAMIKË E KONFIGURUESHME

DINAMIKË E KONFIGURUESHME

Kur është pajisur Dinamika Përshtatëse, sistemi Dinamika e Konfigurueshme ju lejon të personalizoni ndjeshmërinë e gazit të I-PACE, peshën drejtuese dhe ngurtësinë e amortizatorit. Përzgjidhni Modalitetin Dinamik për të gjallëruar karakterin sportiv të I-PACE.

Play

TË GJITHA RROTAT AKTIVE

I-PACE siguron drejtueshmëri në të gjitha sipërfaqet, të gjitha kushtet e motit. Fuqia dhe reagimi i momentit janë të menjëhershme dhe motorët elektrikë mund të përshtaten në mënyrë të pavarur me komandat e drejtuesit, kushtet e sipërfaqes rrugore dhe mbërthimin në dispozicion.

REAGIM PËRSHTATËS I SIPËRFAQES

REAGIM PËRSHTATËS I SIPËRFAQES

Duke u mbështetur në ekspertizën e pakrahasueshme të sistemeve Katër Rrota Aktive, Reagim Përshtatës i Sipërfaqes (AdSR) vazhdimisht monitoron mjedisin e makinës dhe përshtat parametrat e motorit dhe frenave. Pasi të jetë përzgjedhur, AdSR punon me të gjitha shpejtësitë për t'ju mbështetur në mot të keq dhe në sipërfaqe sfiduese.

KONTROLLI I LËVIZJES NË TË GJITHA SIPËRFAQET

KONTROLLI I LËVIZJES NË TË GJITHA SIPËRFAQET

Kontrolli i Lëvizjes në të Gjitha Sipërfaqet është një sistem i fjalës së fundit të teknologjisë që ju mundëson të caktoni dhe të mbani shpejtësi të qëndrueshme në kushte sfiduese, si sipëfaqet e rrëshqitshme. Funksionon ndërmjet 3.6km/h dhe 30km/h, duke ju mundësuar të ruani përqendrim të plotë në rrugën përpara.

NISJA NË TËRHEQJE TË ULËT

NISJA NË TËRHEQJE TË ULËT

Duke ju mundësuar kontroll optimal të momentit kur nisni automjetin, Nisja në Tërheqje të Ulët rrit aftësinë në kushte të rrëshqitshme si bari i lagësht, dëbora dhe akulli. Sistemi mbetet aktiv derisa makina të arrijë 30 km/orë - pastaj I-PACE kalon pa u ndier përsëri në mënyrën e zgjedhur të drejtimit.

FRENIM RIGJENERUES I PËRMIRËSUAR

FRENIM RIGJENERUES I PËRMIRËSUAR

Për të maksimizuar distancën, I-PACE përdor një sistem të përmirësuar të frenimit rigjenerues që kap pothuajse të gjithë energjinë e frenimit. Sapo të hiqni këmbën nga pedali i përshpejtuesit, sistemi siguron frenim rigjenerues, duke ngadalësuar lehtë I-PACE dhe duke shdërruar energjinë e gjeneruar për të optimizuar distancën e baterisë.

FRENIMI NË TRAFIK TË RËNDUAR

FRENIMI NË TRAFIK TË RËNDUAR

Drejtimi në trafik të rënduar është i thjeshtë - duke përdorur ekranin me prekje të I-PACE, ju mund të rrisni nivelin e frenimit rigjenerues. Rritja përkatëse gjatë ngadalësimit nënkupton se në trafikun e rënduar, për shembull, ka më shumë kontroll të shpejtësisë së automjetit duke përdorur vetëm pedalin e gazit.

FLETËT AKTIVE

FLETËT AKTIVE

Për të dhënë ekuilibër optimal mes ftohjes dhe aerodinamikës, Fletët Aktive hapen kur nevojitet ftohja e baterisë, por mbyllen kur nuk nevojiten për të zbutur rrjedhën e ajrit.

Play

POMPA E NXEHTËSISË

Për të dhënë ekuilibër optimal mes ftohjes dhe aerodinamikës, Fletët Aktive hapen kur nevojitet ftohja e baterisë, por mbyllen kur nuk nevojiten për të zbutur rrjedhën e ajrit.

Gjeni kombinimin elektrizues të performancës, teknologjisë dhe stilit Jaguar.

Ndërto vetë