• Jaguar F-PACE

    Makina Jaguar sportive më praktike.

  • JAGUAR E-PACE

    Makina SUV e parë kompakte nga Jaguar është një kombinim unik i pamjes, shkathtësisë dhe ngarjes dinamike.

  • JAGUAR I-PACE

    Prezantimi i SUV të parë tërësisht elektrik të performancës nga Jaguar

  • Jaguar F-TYPE

    Ringjallëse ndjesish, makinë sportive Jaguar e pastër.

  • Jaguar XE

    Vetura më e përparuar, efikase dhe e rafinuar që Jaguar ka prodhuar ndonjëherë.

  • Jaguar XF

    Veturë biznesi luksoz me dizajn të veçantë, dinamike dhe me teknologjinë e fundit.

  • Jaguar XJ

    Veturë luksoze, e bollshme dhe e bukur por dhe fuqishmërisht e shkathët.

  • SVO

    SVO ofron performancën e fundit në Jaguar, luksin dhe teknologjinë.

Play

PRAKTIKA

Teknologjitë e integruara bëjnë të thjeshtë kontrollimin e karakteristikave të I-PACE dhe pajisjeve të lidhura.

I-PACE ka një shtrirje kompakte nga jashtë por ka hapësirë të jashtëzakonshme nga brenda. Arkitektura elektrike siguron lirinë për të imagjinuar një hapësirë brendësie ​​të re për ju dhe udhëtarët tuaj.

Ndërto vetë

DIZAJN I BOLLSHËM

Arkitektura e I-PACE lejon që ndenjëset e përparme të pozicionohen më tej drejt hapësirës në të cilën është zakonisht motori, duke përmirësuar pozicionin e drejtimit. Gjithashtu siguron distancë më të madhe ndërmjet ndenjëseve të përparme dhe të pasme, duke mundësuar më shumë hapësirë për këmbët dhe rehati për pasagjerët prapa.

HAPËSIRA E NGARKIMIT

Prapa ndenjëseve të pasme, hapësira e ngarkesës llogaritet të jetë 656 litra me gjatësi prej 967 mm. Për të plotësuar kapacitetin mbajtës të I-PACE ndodhet një ndarje ruajtëse para, nën kofano, e cila mundëson 27 litra ngarkesë shtesë.

HAPËSIRA RUAJTËSE BRENDA AUTOMJETIT

HAPËSIRA RUAJTËSE BRENDA AUTOMJETIT

Mungesa e kollodokut ka krijuar hapësirë ​​për një kosh 10,5 litërsh nën mbështetësen qendrore të krahut. Gjithashtu ka hapësirë ​​të volitshme nën gjerësinë e plotë të ndenjëseve të pasme. Dhe për shkak se motorët elektrikë nuk kërkojnë kuti marshi tradicionale, kemi përfituar shumë nga hapësira në panelin qendror, duke projektuar vendin e përsosur për ruajtjen e telefonave dhe çelësave.

ÇELËSI I AKTIVITETIT

Shijoni aktivitetet e preferuara në natyrë dhe mbajeni çelësin e makinës tuaj të sigurt në automjet. Funksioni opsional i aktivitetit përmban një rrip dore plotësisht të papërshkueshëm nga uji, duke ju lejuar të merrni pjesë në një sërë aktivitetesh ku mbajtja e një çelësi makine nuk është i volitshëm.

Gjeni kombinimin elektrizues të performancës, teknologjisë dhe stilit Jaguar.

NDËRTO VETË