• Jaguar F-PACE

    Makina Jaguar sportive më praktike.

  • JAGUAR E-PACE

    Makina SUV e parë kompakte nga Jaguar është një kombinim unik i pamjes, shkathtësisë dhe ngarjes dinamike.

  • JAGUAR I-PACE

    Prezantimi i SUV të parë tërësisht elektrik të performancës nga Jaguar

  • Jaguar F-TYPE

    Ringjallëse ndjesish, makinë sportive Jaguar e pastër.

  • Jaguar XE

    Vetura më e përparuar, efikase dhe e rafinuar që Jaguar ka prodhuar ndonjëherë.

  • Jaguar XF

    Veturë biznesi luksoz me dizajn të veçantë, dinamike dhe me teknologjinë e fundit.

  • Jaguar XJ

    Veturë luksoze, e bollshme dhe e bukur por dhe fuqishmërisht e shkathët.

  • SVO

    SVO ofron performancën e fundit në Jaguar, luksin dhe teknologjinë.

SIGURIA

Me shumë teknologji novatore në dispozicion, do të zbuloni se të gjitha karakteristikat janë projektuar për të rritur përvojën tuaj të drejtimit duke mundësuar më shumë siguri.

Projektuar për t'ju ndihmuar të mbroni veten, pasagjerët, baterinë dhe përdoruesit e tjerë të rrugës, I-PACE është prodhuar duke përfshirë një mori karakteristikash sigurie.

Ndërto vetë

QELI SIGURIE

I-PACE përdor kombinimin prej alumini dhe çeliku për të formuar kafaz të fortë rreth baterisë, duke mundësuar siguri më të madhe për të gjithë brenda automjetit.

SISTEMI AUDIO I JASHTËM

I-PACE lëshon një sinjal akustik të jashtëm në shpejtësi nën 20 km/orë për të ndihmuar që këmbësorët të vënë re praninë e makinës.

JASTËKË AJRI

Një sistem gjithëpërfshirës me gjashtë jastëkë ajri duke përfshirë jastëkët e drejtuesit dhe pasagjerit, perde anësore dhe gjoks janë standarde për të ndihmuar mbrojtjen e personave brenda.

ISOFIX

Dy pika ISOFIX për ulëset e foshnjës/fëmijëve janë të pajisura në secilën anë të ndenjëseve të pasme.

TEKNOLOGJIA INOVATIVE TË SIGURISË

Nga manovrimi në trafikun e qytetit apo në rrugë të hapur, deri te ofrimi i sigurive shtesë për ju dhe pasagjerët tuaj, ka një mori teknologjish inovative të sigurisë të disponueshme si standard, opsionale ose si pjesë e një pakete opsionale.

Play

KONTROLLI PËRSHTATËS I UDHËTIMIT ME ASISTENCËN E DREJTIMIT

Për të lehtësur udhëtimin në distanca të largëta dhe situatat me trafik të rënduar, I-PACE ofron Kontrollin e Lëvizjes Pështatëse me Asistencën e Drejtimit. Ky sistem automatikisht vendos I-PACE në qendër të korsisë dhe e drejton në të duke ruajtur distancën e caktuar nga automjetet para.

ASISTENCA E DREJTUESIT

FRENIMI NË RAST URGJENCE

Ndihmon në parandalimin e përplasjeve me automjete, këmbësorë dhe çiklistë duke përdorur kamera, radarë dhe sensorë ultrasonikë. Nëse zbulohet një goditje e mundshme përpara, sistemi jep paralajmërime akustike dhe vizuale. Nëse nuk ndërmerret asnjë veprim, sistemi aktivizon frenimin për të ndihmuar në reduktimin e ashpërsisë së përplasjes së mundshme.

KONTROLLI I UDHËTIMIT DHE KUFIZUESI I SHPEJTËSISË

Kontrolli i Udhëtimit ju mundëson të mbani shpejtësi konstante pa përdorimin e vazhdueshëm të pedalit të përshpejtuesit. Duke përdorur Kufizuesin e Shpejtësisë, mund të caktoni shpejtësinë maksimale të automjetit.

KUFIZUESI PËRSHTATËS I SHPEJTËSISË DHE NJOHJA E SHENJAVE TË TRAFIKUT

Ju mban të informuar për kufizimet e shpejtësisë dhe shenjat që ndalojnë parakalimin duke i shfaqur qartë në grupin e kroskotit. Kur aktivizohet, Kufizuesi Përshtatës i Shpejtësisë përdor Njohja e Shenjave të Trafikut për të përshtatur shpejtësinë e automjetit duke përdorur sistemin e kontrollit të udhëtimit.

MONITORIMI I GJENDJES SË DREJTUESIT

Duke monitoruar të dhënat e manovrimit, aktivitetin e frenimit dhe gazit, Monitorimi i Gjendjes së Drejtuesit zbulon nëse po filloni të ndiheni të përgjumur dhe ju jep një paralajmërim të hershëm kur keni nevojë për të marrë një pushim.

ASISTENCA E RUAJTJES SË KORSISË

Zbulon kur automjeti del joqëllimisht nga korsia dhe zbaton butësisht një moment drejtues për ta kthyer automjetin brenda saj.

KAMERA E PASME

Kamera e Pasme siguron dukshmëri të përmirësuar kur ecën mbrapsht. Për të ndihmuar me parkimin, vija statike që përfaqësojnë I-PACE dhe rrugën e saj të parashikuar shfaqen në ekranin me prekje.

PAKETAT E ASISTENCËS SË DREJTUESIT

Çdo paketë ofron një sërë veçorish për t'ju ndihmuar të jeni i sigurt dhe i informuar. Paketa e Parkimit është standard në I-PACE S. Paketa e Parkimit dhe Paketa e Drejtimit janë standarde në I-PACE SE. Paketa e Parkimit dhe Paketa e Asistencës së Drejtuesit janë standarde në I-PACE HSE dhe First Edition.

ASISTENCA E PARKIMIT

Parkimi në paralel dhe pingul është bërë edhe më i lehtë me ndihmën e Paketës së Parkimit, duke e drejtuar automjetin brenda dhe jashtë një hapësire të përshtatshme. Pasi të përzgjidhni Drive ose Reverse, ju duhet vetëm të kontrolloni shpejtësinë e automjetit. Grafikat dhe njoftimet ju drejtojnë përmes manovrave.

NDIHMA E PARKIMIT 360°

Jep siguri të plotë kur manovrohet në hapësira të ngushta. Sensorët e vendosur rreth automjetit aktivizohen automatikisht kur është përzgjedhur marshi Mbrapsht ose mund të aktivizohet manualisht. Ndërsa manovroni, grafika vizuale dhe reagimi audio tregojnë afërsinë me pengesat.

MONITORIMI I DALJES SË HAPUR

Lajmëron pasagjerët që dalin nga dyert e pasme për makina ose çiklistë që po afrohen. Kur zbulohet një rrezik në ardhje, në derë ndizet një dritë paralajmërimi. Drita fiket menjëherë kur dera është e sigurt për t'u hapur.

MONITORUESI I TRAFIKUT PRAPA

Veçanërisht e dobishme kur lëvizni mbrapsht nga një gji parkimi, Monitoruesi i Trafikut Prapa ju paralajmëron për rreziqe që afrohen nga të dyja anët e automjetit tuaj. Ju lajmëron me paralajmërime audio e vizuale që të jeni në dijeni çfarë keni prapa edhe kur pamja është e penguar.

KONTROLLI PËRSHTATËS I UDHËTIMIT ME NDAL DHE EC

Mban një distancë të sigurt nga automjeti përpara edhe kur ngadalëson. Nëse automjeti përpara do të ndalej plotësisht, automjeti juaj do të ndalet. Në trafikun me lëvizje ec-ndal, Kontrolli Përshtatës i Udhëtimit automatikisht rifillon ecjen pas makinës përpara.

FRENIMI ME SHPEJTËSI TË LARTË NË RAST URGJENCE

Zbulon kur mund të ndodhë një goditje e mundshme frontale dhe shfaq një alarm, duke paralajmëruar që të frenoni. Në rast se nuk reagoni, automjeti kap frenat në mënyrë që të reduktojë ashpërsinë e përplasjes së mundshme. Aktive ndërmjet 10km/h deri 160km/h.

ASISTENCA E KËNDIT TË VËSHTIRË

Asistenca e Këndit të Vështirë mund t’ju ndihmojë në parandalimin e përplasjeve. Nëse automjeti juaj zbulon një makinë tjetër në këndin tuaj të vështirë kur filloni të ndryshoni korsi, një dritë paralajmëruese e vogël ndriçon në pasqyrën e krahut përkatës dhe një moment drejtimi ju nxit të largoni I-PACE nga automjeti në ardhje.

KONTROLLI PËRSHTATËS I UDHËTIMIT ME ASISTENCËN E DREJTIMIT

Punon për të ndjekur automjetet dhe korsitë përpara duke përdorur një kamera dhe radar për të ruajtur pozicion qendror për automjetin tuaj dhe për të moderuar shpejtësinë e I-PACE sipas sjelljes së trafikut përpara jush. Ky funksion ngadalëson makinën tuaj për të mbajtur udhëtim të relaksuar dhe të përbërë në situata me trafik të rënduar.

KAMERA RRETHUESE 360°

Përdor katër kamera të ndryshme të vendosura në mënyrë diskrete rreth automjetit për të siguruar pamje 360° nga lart në ekranin me prekje. Për të ndihmuar me manovrimin, disa pamje të ndryshme mund të shfaqen njëkohësisht.

FRENIMI ME SHPEJTËSI TË LARTË NË RAST URGJENCE

Zbulon kur mund të ndodhë një goditje e mundshme frontale dhe shfaq një alarm, duke paralajmëruar që të frenoni. Në rast se nuk reagoni, automjeti kap frenat në mënyrë që të reduktojë ashpërsinë e përplasjes së mundshme. Aktive ndërmjet 10km/h deri 160km/h.

ASISTENCA E KËNDIT TË VËSHTIRË

Asistenca e Këndit të Vështirë mund t’ju ndihmojë në parandalimin e përplasjeve. Nëse automjeti juaj zbulon një makinë tjetër në këndin tuaj të vështirë kur filloni të ndryshoni korsi, një dritë paralajmëruese e vogël ndriçon në pasqyrën e krahut përkatës dhe një moment drejtimi ju nxit të largoni I-PACE nga automjeti në ardhje.

Gjeni kombinimin elektrizues të performancës, teknologjisë dhe stilit Jaguar.

NDËRTO VETË

Të gjitha karakteristikat brenda automjetit duhet të përdoren nga drejtuesit vetëm është e sigurt. Drejtuesit duhet të sigurohen se janë në kontroll të plotë të automjetit në çdo kohë.