• Jaguar F-PACE

    Makina Jaguar sportive më praktike.

  • JAGUAR E-PACE

    Makina SUV e parë kompakte nga Jaguar është një kombinim unik i pamjes, shkathtësisë dhe ngarjes dinamike.

  • JAGUAR I-PACE

    Prezantimi i SUV të parë tërësisht elektrik të performancës nga Jaguar

  • Jaguar F-TYPE

    Ringjallëse ndjesish, makinë sportive Jaguar e pastër.

  • Jaguar XE

    Vetura më e përparuar, efikase dhe e rafinuar që Jaguar ka prodhuar ndonjëherë.

  • Jaguar XF

    Veturë biznesi luksoz me dizajn të veçantë, dinamike dhe me teknologjinë e fundit.

  • Jaguar XJ

    Veturë luksoze, e bollshme dhe e bukur por dhe fuqishmërisht e shkathët.

  • SVO

    SVO ofron performancën e fundit në Jaguar, luksin dhe teknologjinë.

Tërësisht elektrike Jaguar

I‑PACE

Prezantimi i SUV të parë tërësisht elektrik të performancës nga Jaguar.

360° KARROCERIA
360° TËRHEQJA MOTORIKE

PËRSHPEJTIMI

0-100km/h në 4,8 sekonda

DISTANCA

470 km WLTP*

Tërësisht elektrike Jaguar

I‑PACE

Prezantimi i SUV të parë tërësisht elektrik të performancës nga Jaguar.

360° KARROCERIA
360° TËRHEQJA MOTORIKE

PËRSHPEJTIMI

0-100km/h në 4,8 sekonda

DISTANCA

470 km WLTP*

*Shifrat janë për NEDC dhe për testet e reja të ciklit të drejtimit WLTP. Dallimi në shifra është për shkak të një ndryshimi në mënyrën se si testohen automjetet, sesa një reduktim i performancës. Shifrat reale dhe të dhënat e përgjithshme të performancës së automjetit elektrik mund të ndryshojnë sipas kushteve të drejtimit dhe mjedisit.

Çdo Jaguar ndihet në rrugë si asnjë makinë tjetër. Kalimi në lëvizje të fuqizuar vetëm nga rryma elektrike nuk e ndryshon këtë. Ndërtuar nga fillimi, Jaguar I-PACE i ri është një automjet elektrik me bateri (BEV). Emocionues për tu parë dhe për tu ngarë, Jaguar I-PACE është makina më inteligjente në botë me pesë ndenjëse.

NDËRTO VETË

Play

SHPIRTI

Koha për ndryshim. Koha për të qëndruar me vendosmëri Jaguar.

I‑PACE: DETAJET

RANGE

Një karikim i plotë siguron një distancë prej 470 km në ciklin WLTP*.
*Shifrat shfaqen për NEDC dhe për testet e reja të ciklit të drejtimit WLTP. Dallimi në shifra është për shkak të një ndryshimi në mënyrën se si testohen automjetet, sesa një reduktim i performancës. Shifrat reale dhe të dhënat e përgjithshme të performancës së automjetit elektrik mund të ndryshojnë sipas kushteve të lëvizjes dhe mjedisit.

PERFORMANCA

Momenti i çastit dhe tërheqja me të gjitha rrotat aktive i japin I-PACE përshpejtimin e një veture sportive. Arrin 100km/h në 4,8 sekonda.

BATERIA

Bateria I-PACE aktivizohet përmes baterisë me jone litiumi me teknologji të lartë e cila ka kapacitet prej 90kWh. Dizajni dhe sistemi më i fundit i menaxhimit termik mbështet jetëgjatësinë dhe periudhat e fuqisë maksimale të qëndrueshme.

FUQIA

I‑PACE vihet në lëvizje nga dy motorë elektrikë sinkron me magnet. Të ngjashëm me teknologjinë e përdorur në makinën e garave I-TYPE të Formula E, këta motorë gjenerojnë 400PS kuaj fuqi dhe 700Nm moment.

PËRMASAT

I‑PACE ka një shtrirje kompakte nga jashtë por ka hapësirë të jashtëzakonshme nga brenda. Ekzistojnë pesë ndenjëse të plota, hapësirë ngarkimi të konsiderueshme mbi 1.453 litra dhe 27 litra në ndarjen e hapësirës ruajtëse para.

KARIKIMI

Me një karikues 50kW me DC - lloji që gjendet në shumicën e stacioneve publike të karikimit - I-PACE mund të arrijë shpejtësin deri në 270 km në orë*. 
*Kohët aktuale të karikimit mund të ndryshojnë sipas kushteve të mjedisit dhe instalimit karikues në dispozicion.
Play

DISTANCA DHE KARIKIMI

Qoftë nëse është automjeti elektrik i parë ose i ardhshëm, zbuloni se si Jaguar I-PACE përshtatet me mënyrën e jetesës duke përdorur përllogaritësin e distancës dhe pyetësorin e karikimit.

EKSPLORONI DISTANCËN DHE KARIKIMIN

STIMUJT

Pronarët e I-PACE marrin përfitime financiare nga pronësia e automjeteve elektrike. Stimujt që e bëjnë përdorimin e përditshëm të automjetit më të volitshëm dhe me kosto efektive mund të përfshijnë grante qeveritare, taksa rrugore më të ulëta, ulje të tarifave të qendrës së qytetit dhe qasje të lehtë në korsitë e rezervuara.

EKSPLORONI STIMUJT E AUTOMJETIT ELEKTRIK

I mrekullueshëm për tu parë dhe për tu drejtuar, i lehtë për të bashkëjetuar dhe i lidhur si kurrë më parë - I-PACE është makina më inteligjente në botë me pesë ndenjëse. Bëjeni tuajën sot

Ndërto vetë

Play

UDHËTIM ELEKTRIZUES

I-PACE mbi të gjitha është Jaguar - një makinë e vërtetë për shofer. Motorët elektrikë dhe shpërndarja gati e përsosur e peshës japin 700Nm moment të çastit dhe gatishmëri të ngjashme me makinat sportive.

EKSPLORO PERFORMANCËN

LINJA LËVIZËSE

Duke paraqitur një dizajn elegant dhe shumë aerodinamik me koeficient tërheqës të ulët të 0,29Cd, I-PACE është krijuar për të siguruar efikasitet duke prerë ajrin për të arritur distancë dhe qëndrueshmëri maksimale. I-PACE ofron emocion nga çdo kënd falë linjës së vazhdueshme, kofanos dramatike dhe prerjeve të pasme firmë.

EKSPLORO PAMJEN E JASHTME

PAQE E BRENDSHME

I-PACE integron teknologjinë dhe hapësirën e bollshme. Dizajni i brendshëm është i pastër dhe i pangarkuar, me karakteristika reaguese dhe linja gjithëpërfshirëse. Natyra e tërheqjes motorike elektrike mundëson hapësirë ​​shtesë, duke maksimizuar rehatinë e tapicerisë së I-PACE.

EKSPLORO PAMJEN E BRENDSHME

GJITHMONË I KARIKUAR

Sistemi i info-zbavitjes Touch Pro Duo në I-PACE e bën të thjeshtë kontrollin e të gjitha teknologjive të automjetit. Aftësia për lidhje Wi-Fi dhe 4G është standarde dhe burimi i një morie karakteristikash, duke përfshirë Apple CarPlay® dhe Android Auto™, nënkupton se është e lehtë të mbani kontakt me botën dixhitale.

EKSPLORO TEKNOLOGJINË BRENDA MAKINËS
Play

GARË PËR RISI

Në Jaguar, jemi të angazhuar për krijimin e automjeteve elektrike që janë elektrizuese për tu ngarë dhe për tu parë. Jaguar ka marrë pjesë në kampionatin Formula E që nga viti 2016 dhe, në vitin 2018, I-PACE eTROPHY u bë seria ndërkombëtare e parë e automjeteve tërësisht elektrike për gara të prodhimit në të gjithë botën. Kapitulli tjetër në Garën e Risive ka filluar.

EKSPLORO ELEKTRIFIKIMIN

ZGJIDH I‑PACE

Gjeni kombinimin elektrizues të performancës, teknologjisë dhe stilit Jaguar.

I-PACE S

Radikal dhe i avancuar me pamje që tërheq vëmendje.

  • Rrota aliazhi 18” me 15 këmbë “Stili 1022”
  • Fenerë LED
  • Ndenjëse sportive Luxtec me 8 pozicione
  • Sistem Touch Pro Duo, ekran interaktiv drejtuesi dhe Sistem audio Meridian™
  • Paketë parkimi
  • Karakteristikat e lidhjes përfshijnë: Remote, Navigation Pro, Connect Pro (Smart Settings, Pro Services, një rrjet me valë 4G Wi-Fi), Smartphone Pack dhe Secure Tracker

I-PACE SE

Një formë hiper-moderne me karakteristika sigurie të avancuara.

  • Rrota aliazhi 20” me 6 këmbë “Stili 6007”
  • Fenerë premium LED me Drita Ditore simbol
  • Ndenjëse sportive me lëkurë të grimcuar me 10 pozicione
  • Sistem Touch Pro Duo, ekran interaktiv drejtuesi dhe Sistem audio Meridian™
  • Paketë parkimi
  • Karakteristikat e lidhjes përfshijnë: Remote, Navigation Pro, Connect Pro (Smart Settings, Pro Services, një rrjet me valë 4G Wi-Fi), Smartphone Pack dhe Secure Tracker

I-PACE HSE

Lartësia e teknologjisë së I-PACE dhe luksit elektrik në paketim të sigurt dhe të pastër.

  • Rrota aliazhi 20” me 5 këmbë “Stili 5068” me prerje diamanti
  • Fenerë matricë LED me Drita Ditore simbol
  • Ndenjëse sportive Windsor me lëkurë të grimcuar me 18 pozicione
  • Sistem Touch Pro Duo, ekran interaktiv drejtuesi dhe Sistem Audio Rrethuese Meridian™
  • Paketë drejtimi
  • Karakteristikat e lidhjes përfshijnë: Remote, Navigation Pro, Connect Pro (Smart Settings, Pro Services, një rrjet me valë 4G Wi-Fi), Smartphone Pack dhe Secure Tracker

VARIANTI I PARË I-PACE

Me detaje ekskluzive të dizajnit dhe veçori specifikimi të lartë, I-PACE First Edition materializon shpirtin e I-PACE Concept.

  • Rrota aliazhi 20” me 5 këmbë “Stili 5070” ngjyrë gri teknike me lëmim.
  • Fenerë matricë LED me Drita Ditore simbol
  • Ndenjëse sportive Windsor prej lëkure
  • Paketë e zgjeruar e lëkurës Windsor
  • Sistemi Touch Pro Duo, ekrani interaktiv i drejtuesit dhe Afishimi ballor
  • Sistemi Audio Rrethuese Meridian™
  • Paketa e asistencës së drejtuesit
  • Tavan panoramik
  • Ndriçimi i brendshëm i konfigurueshëm
  • Kontroll i klimës me katër zona
  • Karakteristikat e lidhjes përfshijnë: Remote, Navigation Pro, Connect Pro (Smart Settings, Pro Services, një rrjet me valë 4G Wi-Fi), Smartphone Pack dhe Secure Tracker
NEDC (New European Driving Cycle) është cikli i mëparshëm i përdorur për të matur konsumin e karburantit dhe emetimet në automjetet për pasagjerë në Evropë. WLTP (Worldwide harmonised Light vehicle Test Procedure) është procesi i ri në fuqi nga viti 2017, i cili mat karburantin, konsumin e energjisë, distancën dhe emetimet. Kjo është projektuar për të dhënë shifra më afër sjelljes reale të automjetit. Teston automjetet me pajisje opsionale dhe me një procedurë më rigoroze të testimit dhe profilin e ngarjes. Shifrat tregohen për NEDC dhe testet e ciklit të ri WLTP. Dallimi në shifra është për shkak të një ndryshimi në mënyrën se si testohen automjetet, sesa një reduktim i performancës. 
Shifrat zyrtare zyrtare të testimit të BE-së nga testimet e prodhuesve sipas legjislacionit të BE. Vetëm për qëllime krahasuese. Shifrat reale dhe të dhënat e përgjithshme të performancës të automjetit elektrik mund të ndryshojnë sipas kushteve të drejtimit dhe mjedisit. 
Disa karakteristika të përshkruara mund të jenë opsionale ose të varura nga tregu. Ju lutemi të konsultoheni me faqen specifike sipas shtetit të internetit të Jaguar-it ose shitësin tuaj të autorizuar të Jaguar-it për disponueshmërinë dhe kushtet e plota në vendin tuaj. Karakteristika të caktuara kërkojnë një kartë SIM të përshtatshme me një kontratë të përshtatshme me të dhëna e cila do të kërkojë abonim të mëtejshëm pas afatit fillestar të këshilluar nga shitësi juaj i autorizuar. Lidhshmëria celulare nuk mund të garantohet në të gjitha vendndodhjet. Informacioni dhe imazhet e shfaqura në këtë faqe në lidhje me teknologjinë, duke përfshirë ekranet ose sekuencat, u nënshtrohen përditësimeve të softuerit, kontrollit të versionit dhe ndryshimeve të tjera të sistemit/vizuale në varësi të opsioneve të zgjedhura. Të gjitha karakteristikat brenda automjetit duhet të përdoren nga drejtuesit vetëm kur janë të sigurt për ta. Drejtuesit duhet të sigurohen se janë në kontroll të plotë të automjetit në çdo kohë.