• Jaguar F-PACE

    Makina Jaguar sportive më praktike.

  • JAGUAR E-PACE

    Makina SUV e parë kompakte nga Jaguar është një kombinim unik i pamjes, shkathtësisë dhe ngarjes dinamike.

  • JAGUAR I-PACE

    Prezantimi i SUV të parë tërësisht elektrik të performancës nga Jaguar

  • Jaguar F-TYPE

    Ringjallëse ndjesish, makinë sportive Jaguar e pastër.

  • Jaguar XE

    Vetura më e përparuar, efikase dhe e rafinuar që Jaguar ka prodhuar ndonjëherë.

  • Jaguar XF

    Veturë biznesi luksoz me dizajn të veçantë, dinamike dhe me teknologjinë e fundit.

  • Jaguar XJ

    Veturë luksoze, e bollshme dhe e bukur por dhe fuqishmërisht e shkathët.

  • SVO

    SVO ofron performancën e fundit në Jaguar, luksin dhe teknologjinë.

Play

DISTANCA DHE KARIKIMI

I-PACE ju lejon të shkoni më tej.

E ARDHMJA E PRONËSISË SË AUTOMJETIT

I‑PACE përshkon një distancë prej 470 km në ciklin WLTP*. Kjo mundësohet nga bateria e teknologjisë së lartë me jone litiumi e cila ka një kapacitet prej 90kWh. Teknologjia e gjeneratës së ardhshme të automjeteve elektrike dhe pasioni ynë për dizajn ndërthuren për të ofruar një automjetet me emetime zero që mbetet padyshim Jaguar. 

*Shifrat janë për NEDC dhe për testet e reja të ciklit të drejtimit WLTP. Dallimi në shifra është për shkak të një ndryshimi në mënyrën se si testohen automjetet, sesa një reduktim i performancës. Shifrat reale dhe të dhënat e përgjithshme të performancës së automjetit elektrik mund të ndryshojnë sipas kushteve të drejtimit dhe mjedisit.

NDËRTO VETË

A e din

Zgjidhni një kategori për të gjetur se si ndikon në distancën e I-PACE.

Klima e brendshme
Temperatura ekstreme
Stili i drejtimit
Në trafik
KLIMA E BRENDSHME

KLIMA E BRENDSHME

Sistemet e ngrohjes dhe ajrit të kondicionuar përdorin energji dhe kjo mund të zvogëlojë distancën. Këto sisteme përdoren më shpesh në fillim të një udhëtimi, kështu që, për të zvogëluar ndikimin në distancë, I-PACE ka aftësi të paracaktojë klimën brenda kabinës përpara nisjes, ndërsa makina akoma është në karikim. Kjo lejon që I-PACE të përdorë energji elektrike nga furnizimi me rrymë dhe jo bateria, për të ngrohur ose freskuar brendësinë e kabinës.

TEMPERATURA EKSTREME

TEMPERATURA EKSTREME

Temperaturat ekstreme të ulëta dhe të larta ndikojnë aftësinë e baterisë në ruajtjen e nivelit të karikimit. I-PACE përmban sisteme të sofistikuara të menaxhimit termik që ndihmojnë në mbajtjen e temperaturës optimale të baterisë dhe minimizimin e ndikimit të temperaturave të jashtme në distancën e makinës.

STILI I DREJTIMIT

STILI I DREJTIMIT

Një nga ndikimet më të mëdha në distancë është drejtuesi. Përshpejtimi i shpeshtë dhe i rëndë ka ndikim dëmtues në gjendjen e karikimit të automjetit, ndërsa udhëtimi me ritëm të qëndrueshëm ndihmon në ruajtjen e distancës që përshkon automjeti elektrik. Përshpejtimi gradual gjithashtu mund të zvogëlojë mbështetjen te frenimi i fortë, i cili konsumon më shumë energji sesa frenimi i butë. Udhëtimi me ritëm të qëndrueshëm ndihmon në ruajtjen e distancës së përshkuar nga automjeti elektrik.

NË TRAFIK

NË TRAFIK

Si përshpejtimi dhe frenimi përdorin energji. 
Përshpejtimi dhe frenimi i përsëritur, siç ndodh në trafikun e mbingarkuar, mund ta konsumojnë si baterinë edhe drejtuesin. Ruajtja e shpejtësisë së qëndrueshme sa më gjatë që të jetë e mundur gjatë trafikut të rënduar ndihmon në ruajtjen e distancës.

E PASTËR, E VOLITSHME, PA TELASHE

I-PACE karikohet me anë të pikës së karikimit të makinës, të vendosur në mënyrë diskrete pas harkut të rrotave të përparme. Sapo ta keni lidhur jeni të lirë të largoheni nga I-PACE për ta lënë të karikohet. Automjeti ndalon automatikisht karikimin kur arrin karikimin e plotë. Është e sigurt të karikoni automjetin në kohë me shi ose edhe kur të jetë i parkuar në dëborë, pasi sistemi i karikimit është tërësisht i pavarur.

KARIKIMI NË SHTËPI

Për një karikim optimal në shtëpi, mund të instaloni një kuti muri të miratuar nga Jaguar * . I PACE është e pajisur me një karikues me qark njëfazor AC 7.4kW**, i cili mund të karikojë plotësisht automjetin brenda natës dhe të mundësojë distancë deri në 35 km për orë. Kur përdorni një prizë elektrike shtëpiake, normat e karikimit janë më të ngadalta se një kuti muri (distancë deri në 11 km për orë), por janë të mjaftueshme për të mbuluar udhëtimin ditor të punës në qoftë se automjeti karikohet gjatë natës. Prizat industriale (ose prizat e përmirësuara) mund të karikojnë deri në 35 km për orë.

* Jaguar ka partneritete infrastrukturore karikimi të autorizuara për të gjitha tregjet në të cilat I PACE është i disponueshëm. Partnerët tanë të infrastrukturës janë në dispozicion për t’ju këshilluar zgjidhjet më të mira për ju. Ju lutemi të konsultoheni me shitësin tuaj të Jaguar për më shumë informacion.
** Furnizimi me energji elektrike prej 7.4kW është i disponueshëm në shumicën e vendeve.

KARIKIMI PUBLIK

Mënyra më e mirë për të marrë karikim të shpejtë të baterisë për udhëtime të gjata është me karikues DC - karikues tipik 50kW që mundëson distancë deri në 270 km për orë*. Ndërsa infrastruktura publike e karikimit përmirësohet, I PACE do të jetë e pajisur të pranojë normë karikimi prej 100kW DC. Kjo do të thotë që ju mund të shtoni lehtësisht distancën 100 km në vetëm 15 minuta. Në varësi të ofruesit të shërbimit, karikuesi publik AC mund të ketë një sërë prizash. Ju gjithashtu mund të gjeni pikat karikimi të përshtatshme në vendet ku mund të dëshironi të qëndroni për disa orë - ose edhe gjatë natës - duke përfshirë qendrat tregtare lokale, hotele dhe palestra. Thjesht afrohuni, futeni në prizë, pastaj shkoni të kënaqeni.

Jaguar ka partneritete publike karikimi të autorizuara për të gjitha tregjet në të cilat I PACE është i disponueshëm.
*Një karikues i shpejtë DC siguron sasi të mëdha të energjisë në kohë të shkurtër. Norma e karikimit zvogëlohet pasi bateria arrin kapacitet të plotë, prandaj, në shumicën e rasteve është më e shpejtë të karikohet shpejt deri në 80 për qind të kapacitetit ose për distancën e gjatë të kërkuar.

CHARGEMAP - KËRKIMI PËR STACION KARIKIMI ËSHTË THJESHTUAR

Cilado qoftë rruga që ndiqni, tashmë keni mundësinë të planifikoni paraprakisht udhëtimin në mënyrë që automjeti juaj Jaguar I-PACE të jetë gjithmonë i karikuar. Me hartën interaktive Chargemap mund ta gjeni stacionin tjetër të karikimit në çdo kohë, kudo që të jeni.

KABLLOT E KARIKIMIT

KABLLOJA SHUMËFUNKSIONALE E KARIKIMIT

Kablloja shumëfunksionale e karikimit (e njohur si kabllo universale e karikimit Modaliteti 2), e pajisur me I-PACE, ju lejon të karikoni automjetin nga priza shtëpiake ose nga një prizë industriale (IEC). Kërkoni më shumë informacion nga shitësi juaj i Jaguar mbi përdorimin e I-PACE në shtete të tjera.

KABLLOJA E KARIKIMIT PUBLIK

Kablloja e karikimit publik (i njohur si kablloja për karikimit Modaliteti 3) e lidh I-PACE me pikat publike AC të karikimit. Kjo kabllo mund të përdoret gjithashtu për ta lidhur me një kuti muri në shtëpi. Pikat e karikimit DC të shpejtë kanë një kabllo të lidhur, kështu që ju nuk keni nevojë të përdorni kabllon tuaj. Pyesni shitësin tuaj të Jaguar për më shumë informacion mbi rrjetet publike lokale dhe kombëtare të karikimit. 

Play

INSTALIMI I KUTIVE TË MURIT

Furnitorët dhe instaluesit tanë të miratuar të kutive të karikimit do të sigurojnë që çdo punim të kryhet në standardin të lartë. Kutia e murit mund të vendoset në rrugicën tuaj, në garazhin tuaj ose në çdo vend tjetër të përshtatshëm të shtëpisë tuaj. Kërkoni më shumë informacion nga shitësi më i afërt i Jaguar.

ZBULO MË SHUMË

RUAJTJA E DISTANCËS

I-PACE është pajisur me teknologji për të ruajtur distancën dhe për të mbrojtur baterinë e automjetit. Për shembull, me klimën paraprake të kabinës mund të ngrohni ose të ftohni brendësinë ndërsa I-PACE karikohet dhe rryma elektrike e përdorur merret nga rrjeti, jo bateria.

EKSPLORO PERFORMANCËN
MODALITETI EKOLOGJIK

MODALITETI EKOLOGJIK

Modaliteti Eko ndihmon në ruajtjen e gamës së I-PACE duke pakësuar shkarkimin e energjisë dhe duke inkurajuar një stil më efikas të ngarjes. Gjithashtu bën ndryshime delikate në temperaturën e kabinës, qarkullimin e ajrit dhe një mori karakteristikash të tjera të automjetit. Ju mund të anashkaloni këto ndryshime nga funksionimi normal i çdo funksioni ose nëpërmjet cilësimeve të menysë.

Gjeni kombinimin elektrizues të performancës, teknologjisë dhe stilit Jaguar.

NDËRTO VETË

NEDC (New European Driving Cycle) është cikli i mëparshëm i përdorur për të matur konsumin e karburantit dhe emetimet në automjetet për pasagjerë në Evropë. WLTP (Worldwide harmonised Light vehicle Test Procedure) është procesi i ri në fuqi nga viti 2017, i cili mat karburantin, konsumin e energjisë, distancën dhe emetimet. Kjo është projektuar për të dhënë shifra më afër sjelljes reale të automjetit. Teston automjetet me pajisje opsionale dhe me një procedurë më rigoroze të testimit dhe profilin e ngarjes. Shifrat tregohen për NEDC dhe testet e ciklit të ri WLTP. Dallimi në shifra është për shkak të një ndryshimi në mënyrën se si testohen automjetet, sesa një reduktim i performancës.  Të dhënat e performancës nuk janë të zbatueshme për modelet e shitura në Kinë.  Shifrat zyrtare zyrtare të testimit të BE-së nga testimet e prodhuesve sipas legjislacionit të BE. Vetëm për qëllime krahasuese. Shifrat reale dhe të dhënat e përgjithshme të performancës të automjetit elektrik mund të ndryshojnë sipas kushteve të drejtimit dhe mjedisit.