• Jaguar F-PACE

    Makina Jaguar sportive më praktike.

  • JAGUAR E-PACE

    Makina SUV e parë kompakte nga Jaguar është një kombinim unik i pamjes, shkathtësisë dhe ngarjes dinamike.

  • JAGUAR I-PACE

    Prezantimi i SUV të parë tërësisht elektrik të performancës nga Jaguar

  • Jaguar F-TYPE

    Ringjallëse ndjesish, makinë sportive Jaguar e pastër.

  • Jaguar XE

    Vetura më e përparuar, efikase dhe e rafinuar që Jaguar ka prodhuar ndonjëherë.

  • Jaguar XF

    Veturë biznesi luksoz me dizajn të veçantë, dinamike dhe me teknologjinë e fundit.

  • Jaguar XJ

    Veturë luksoze, e bollshme dhe e bukur por dhe fuqishmërisht e shkathët.

  • SVO

    SVO ofron performancën e fundit në Jaguar, luksin dhe teknologjinë.

PËRDITËSIMI I SOFTUERIT - GJITHÇKA QË DUHET TË DINI

PREZANTIMI I I-PACE, AUTOMJETI I PARË JAGUAR TËRËSISHT ELEKTRIK, HAP RRUGË KREJT TË REJA PËR NJË SËRË RISISH TEKNIKE. PËR SHEMBULL, TEKNOLOGJIA E RE E TË DHËNAVE TË KOMUNIKIMIT.

Ne kemi zhvilluar aftësi të reja që lejojnë që programi i automjeteve të përditësohet pa tel "nga-ajri".

Për më shumë lehtësi përditësimi i softuerit mund të shkarkohet dhe instalohet me valë nëpërmjet një karte SIM ose lidhjeje Wi-Fi në automjetin tuaj.

Sapo të disponohet një përditësim, do t'ju kërkohet nga një njoftim brenda makinës nëse dëshironi ta pranoni. Për automjete me shumë drejtues, siç janë makinat e flotës ose me qira, pronarët e të cilëve nuk duan që përditësimi i softuerit të jetë i disponueshëm, ekziston një funksion i thjeshtë bllokimi me kod PIN-Lock që mund të aktivizohet për të kufizuar qasjen.

Përditësimi i Softuerit siguron që automjeti juaj të funksionojë në mënyrën më të mirë dhe të jetë gjithmonë i përditësuar. Ky funksion do të revolucionarizojë industrinë e automobilave dhe së shpejti do të bëhet po aq i zakonshëm sa është për telefonat celularë në ditët e sotme.

Përditësimi i Softuerit - Ajri gumëzhin me përditësime

Përditësimi i Softuerit

P: Çfarë është Përditësimi i Softuerit?

A: Përditësimi i Softuerit do të thotë që ju jeni në gjendje ta përditësoni programin kryesor të automjetit nga-ajri (me valë), duke anashkaluar nevojën për të shkuar te shitësi i Jaguar / Land Rover.



P: Çfarë i bën makinës time?

A: Përditësimi i Softuerit përditëson sistemin e info-zbavitjes së automjetit, Njësinë e Telematikës dhe, në disa modele, Modulin e Kontrollit të Energjisë së Baterisë. Kjo e lejon Jaguar t'ju japë përditësime për sistemet e info-zbavitjes dhe aty ku është e mundur menaxhon dhe përmirëson Aftësinë e Karikimit të Baterisë.



P: Si mund të çaktivizoj Përditësimin e Softuerit?

A: Ju mund të aktivizoni/çaktivizoni Përditësimin e Softuerit nëpërmjet menysë të parametrave brenda seksionit Përditësimi i softuerit.


P: Si mund të vihem në dijeni nëse disponohet një përditësim?

A: Kur të disponohet një përditësim, merrni një njoftim sistemi që ju informon se disponohet një përditësim softueri për automjetin tuaj. Më pas merrni një kërkesë për shkarkim, e cila nëse pranohet fillon procesin. Përndryshe, ju mund të kontrolloni për Përditësimin e Softuerit nëpërmjet menysë Parametrat, brenda seksionit Përditësimi i Softuerit.



P: A është falas Përditësimi i Softuerit?

A: Nëse përdorni kartën tuaj SIM në vend të lidhjes me Wi-Fi për të shkarkuar një përditësim, mund të keni tarifim për të dhënat.



P: Sa kohë nevojitet për një instalim?

A: Instalimi mund të kërkojë deri në 35 minuta për të përfunduar, kohë gjatë së cilës makina nuk është e përdorshme.



P: Çfarë duhet të bëj para instalimit të përditësimit?

A: Bateria e automjetit duhet të jetë e karikuar më shumë se 60% dhe nuk duhet të jetë e lidhur me stacionin e karikimit. Automjeti nuk duhet të përdoret derisa instalimi i softuerit të ketë përfunduar.



P: “Software Update available” shfaqet në ekranin me prekje. Çfarë duhet të bëj?

A: Ky mesazh shfaqet kur disponohet softuer i ri. Automjeti juaj mbështet Përditësimin e Softuerit pa pasur nevojë të shkoni te shitësi. Ndiqni hapat për të filluar procesin.



P: Shkarkimi dështoi, çfarë duhet të bëj?

A: Ju mund ta përdorni automjetin si normalisht, pasi dështimi i shkarkimit nuk ndikon në asnjë mënyrë funksionalitetin e automjetit. Ju mund të riprovoni përsëri përditësimin nëpërmjet menysë Parametrat, në seksionin Përditësimi i Softuerit. Nëse përditësimi vazhdon të dështojë, ju këshillojmë të shkoni te shitësi për hetime të mëtejshme.



P: “Installation could not start” shfaqet në ekranin me prekje. Çfarë duhet të bëj?

A: Ky mesazh shfaqet kur disponohet softuer i ri. Arsyeja përfshihet në mesazh (për shembull: Derë e hapur, rrjeti celular i padisponueshëm, parakushtet nuk plotësohen). Ndiqni udhëzimet në ekran për të vazhduar.



P: “Software Update failed” shfaqet në ekranin me prekje. Çfarë duhet të bëj?

A: Ky mesazh shfaqet kur instalimi i softuerit dështoi. Softueri i automjetit rikthehet në versionin e mëparshëm. Automjeti mund të përdoret normalisht. Përditësimi i Softuerit mund të kryhet nga shitësi. Mesazhi tregon nëse Përditësimi i Softuerit është urgjent. Kliko “OK” për të dalë nga Përditësimi i Softuerit.



P: A ka mënyrë për të ndaluar instalimin?

A: Jo. Pasi fillon, instalimi nuk mund të ndalet. Megjithatë, kjo zgjat vetëm për rreth 35 minuta. Ju mund të hyni dhe të dilni nga automjeti gjatë kësaj kohe.



P: Unë rastësisht e anashkalova përditësimin tim, por tani dëshiroj të rifilloj. Çfarë duhet të bëj?

A: Ju mund të filloni përditësimin nëpërmjet menysë Parametrat e Automjetit, brenda seksionit Përditësimi i Softuerit. Brenda këtij seksioni mund të kontrolloni për përditësim për automjetin ose sistemet e info-zbavitjes.



P: A është Përditësimi i Softuerit mënyra e vetme për të përditësuar softuerin në automjetin tim?

A: Jo. Ju ende mund të shkoni te shitësi juaj, i cili mund ta përditësojë automjetin tuaj nëpërmjet sistemit të tij.