KARROCERIA

Pamja e fuqishme, e shkathët dhe karakteri sportiv i japin F‑PACE një prani të veçantë në rrugë. Frymëzuar vizualisht nga Jaguar F‑TYPE, F‑PACE është një SUV performance me ADN-në e një makine sportive.

SHIKO FILMIN

Mjetet e paraqitura në përmbajtjen e filmuar në këtë faqe mund të mos jenë përfaqësime të sakta të përmirësimeve dhe shtesave të fundit. Ju lutemi referojuni shitësit tuaj lokal të Jaguar për specifikimet e fundit.

NDËRTO VETË
Përdorni konfiguruesin për të krijuar automjetin tuaj të përsosur
REZERVO NJË PROVË DREJTIMI
Organizoni një provë drejtimi përmes shitësit të autorizuar më të afërt
SHKARKO NJË BROSHURË
Shikoni dhe shkarkoni broshurat më të fundit Jaguar
GJEJ NJË SHITËS TË AUTORIZUAR
Kërkoni një shitës të autorizuar Jaguar pranë jush
DIZAJN DINAMIK

F‑PACE është e fundit në një linjë të makinave të bukura, emocionuese. Proporcione e saj janë dinamike, rrisin aerodinamikën dhe ndihmojnë në përmirësimin e aftësive. Duke e kompletuar qëndrimin e saj deklarues, forma e efektshme e “lotit” theksohet nga një çati me ngushtim gradual.

NDËRTO VETË
KARROCERIA E F‑PACE SVR

Me aerodinamikë të projektuar në mënyrë specifike, duke përfshirë një parakolp të ri të përparme dhe një bisht më të gjerë, F‑PACE SVR ofron mbërthimin dhe aerodinamikën e nevojshme që një SUV të arrijë shpejtësinë maksimale prej 283km/h - duke u dukur fantastike.

AERODINAMIKË E PËRMIRËSUAR

Dizajni unik i karrocerisë i F‑PACE SVR ofron performancë aerodinamike të dalluar, ndërsa ajri kalohet sipër, nën dhe rrotull makinës - duke pakësuar ngritjen, rritur mbërthimin e gomave e duke ftohur efektivisht si motorin edhe frenat. Rezultati është manovrim pa kompromise, fuqi më e lartë më e lartë në marrje kthesash dhe qëndrueshmëri e rritur në shpejtësi të lartë.

AERODINAMIKË E AVANCUAR

Performanca aerodinamike e F‑PACE është një funksion kyç i dizajnit të trupit dhe mbështet një koeficient mbresëlënës të zvarritjes të ulët deri në Cd 0.341 Rezultati është se F‑PACE me të vërtetë është aq i hijshëm sa duket. Aerodinamika shumë e avancuar zvogëlon konsumin e karburantit, emetimet e CO2 dhe zhurmën e erës duke shtuar stabilitetin në shpejtësi të lartë dhe besimin e shoferit.

DIZAJNI I KARROCERISË
PJESA E PËRPARME
FENERË PËRSHTATËS ME NDRIÇIM LED

Me paraqitjen e tehut Jaguar “J” si dritë ditore, fenerët përshtatës me ndriçim LED2 të F‑Pace prodhojnë dritë që është afër dritës së diellit, duke ndihmuar sytë tuaj të dallojnë më lehtë objektet dhe të reduktojnë lodhjen.

PJESA ANËSORE
RAPORTE DINAMIKE

Pamjet e F‑PACE janë dinamike nga çdo kënd Me ballë deklarues, grilë imponuese dhe linja të mprehta që i japin jehonë elegancës sportive të F‑TYPE.

PJESA E PASME
SHENJA TË FUQISHME TË PASME

Prerjet e pasme të theksuara rrisin karakterin sportiv të F‑PACE, të frymëzuar nga F‑TYPE dhe formojnë një sfond joshëse për dritat e pasme me ndriçim LED të F‑PACE.

VARIANTET
F‑PACE 300 SPORT
F‑PACE 300 SPORT I RI

Nga çdo kënd, F‑PACE 300 SPORT ka dizajn të mrekullueshëm. Ndërmjet këmbëve të rrotave unike ngjyrë gri sateni të errët, markimi i verdhë flakëron nga diskofrenat. Tema vazhdon me simbolin 300 SPORT deri te grila e zezë me shkëlqim dhe bishti i bagazhit.

SHIKO GALERINË
F‑PACE CHEQUERED FLAG
F‑PACE I RI CHEQUERED FLAG

Duke i shtuar prezencës në rrugë, F‑PACE Chequered Flag është e pajisur me paketën tonë të zezë për të theksuar më tej stilin deklarues të automjetit. Përfshihen karakteristika të shkëlqyera të zeza si ajërmbledhëse ekskluzive të markës dhe një parakolp S i performancës.

SHIKO GALERINË
JAGUAR RROTA
RROTAT E F‑PACE SVR
Zgjidhni rrota aliazhi 21” të farkëtuara me prerje diamanti ose rrota aliazhi 22” opsionale me prerje diamanti ose të zeza m shkëlqim. Për mbërthim më të madh dhe aftësi të përmirësuar në marrjen e kthesave, gomat e pasme 295mm theksojnë karakterin sportiv të F‑PACE SVR.

Rrota e shfaqur është rrota opsionale 22” me 5 këmbë “Stili 5081” me prerje diamanti.
RROTA SPORTIVE
F‑PACE ofron një zgjedhje të gjerë të rrotave aliazh të lehta, aerodinamikisht efikase dhe ofron një gamë të gjerë të rrotave nga 18”-22” - plotësimi i përsosur për pamjen dinamike të F‑PACE. Zgjidhni rrotat tuaja me konfiguruesin tonë.

Rrota e paraqitur është rrota opsionale 22” me 9 këmbë “Stiil 9006” me ngjyrë gri dhe prerje diamanti.

Jaguar F‑PACE është SUV i performancës që kombinon ngazëllimin e drejtimit me praktikën dhe efikasitetin. Krijo F‑PACE tuaj të përsosur me konfiguruesin tonë.

NDËRTO VETË

1Në varësi të motorit.
2Përputhja varet nga derivatet dhe tregu. Fenerë ksenon halogjenë gjithashtu varen nga modeli i zgjedhur.