TEKNOLOGJIA BRENDA MAKINËS

Teknologjitë intuitive të XF-së bëjnë çdo udhëtim më të sigurt, më të lidhur dhe më të këndshëm.

INCONTROL

Shijoni info-zbavitjen më të fundit në automjet dhe qëndroni të lidhur me XF tuaj dhe botën me InControl1, paketa e teknologjive të avancuara të Jaguar. Zgjidhjet inteligjente të sistemit InControl integrohen në mënyrë të përsosur me pajisjet, të dhënat dhe mediat tuaja personale, duke ndihmuar në përmirësimin dhe pasurimin e pronësisë tuaj dhe eksperiencës në drejtimin e makinës.

NDËRTO VETË
JAGUAR INNOVATION
Nga teknologjia multimediale gjithëpërfshirëse në sistemet akustike të integruara dhe asistenca inteligjente për drejtuesit - çdo XF është shtëpi e teknologjive inovative dhe vazhdueshmërisht të integruara InControl.
TOUCH PRO
XF ofron teknologjinë e avancuar Touch Pro, e kompletuar me një ekran 10” me prekje dhe kohë reagimi të shpejtë, si standard. Tiparet e Touch Pro përfshijnë kontrollin e zërit në dialog natyral dhe një sistem navigimi me harta 2D ose 3D dhe një funksion navigimi parashikues1.
PAKETA E TELEFONIT INTELIGJENT
Rrini i lidhur në mënyrë të sigurt me telefonin tuaj inteligjent, madje edhe brenda automjetit. Kontrolloni aplikacionet e optimizuara për automjete përmes ekranit me prekje të XF-së duke përdorur një lidhje USB me telefonin inteligjent Apple® ose Android TM .
PAMJE E DYFISHTË
Pamja e Dyfishtë2 opsionale i lejon pasagjerit të përparmë dhe drejtuesit të shikojnë media të ndryshme në të njëjtin ekran me prekje 10". Për shembull, pasagjeri i parë mund të shikojë një film (duke dëgjuar audio rrethuese me kufje pa tela) ndërsa drejtuesi shikon udhëzimet e navigimit.
CONNECTIVITY
PAKETA CONNECT PRO
Funksioni opsional Connect Pro1 siguron që deri në tetë pajisje mund të lidhet përmes rrjetit me valë Wi-Fi. Duke funksionuar nga telefoni juaj inteligjent, karakteristika Remote Premium e paketës Connect Pro ju lejon të shihni statusin e XF-së tuaj në distancë dhe të ndërveproni me një numër funksionesh duke përfshirë kontrollin e klimës nëpërmjet aplikacionit InControl Remote.
PROTECT
Standard në çdo XF, ky aplikacion ofron siguri përmes Thirrjes SOS në Rast Urgjence dhe Ndihmës së Optimizuar nga Jaguar. Aplikacioni për telefona inteligjentë Remote Essentials gjithashtu ju jep informata vitale rreth XF-së tuaj, kudo që të jeni. Kontrolloni nivelet e karburantit nga distanca, shënoni udhëtimet tuaja dhe madje kontrolloni që nuk keni lënë ndonjë dritare të hapur. 1
GJURMUESI I SIGURISË
Opsionale në të gjitha modelet XF, Gjurmuesi i Sigurisë3 zbulon vjedhjen ose lëvizjen e paautorizuar të automjetit tuaj. Ai zbulon vendndodhjen e XF-së dhe ndërlidhet me Qendrën Monitoruese të Gjurmuesit të Sigurisë për të mundësuar gjurmimin. Edhe nëse makina juaj është marrë bashkë me çelësat, mund të aktivizoni alarmin duke telefonuar qendrën e gjurmimit duke përdorur aplikacionin Remote3.
INFOTAINMENT
RRJETI WI-FI BRENDA MAKINËS
Paketa opsionale Connect Pro ofron një rrjet me valë Wi-Fi që përdor antenën e fuqishme të jashtme të XF-së - duke i lejuar pasagjerëve të lidhin me valë deri në tetë pajisje me rrjetin Wi-Fi të XF-së1.
AFISHIMI BALLOR<sup>5</sup>
Përqendrohuni në rrugë me opsionin Afishimi Ballor që përdor teknologji me lazer. Ky sistem i fjalës së fundit të teknologjisë projekton një sërë informatash të rëndësishme mbi xhamin e përparmë. Të dukshme qartë nën rrezet e diellit, imazhet e saj të pastra, të ndritshme dhe të krijuara me lazer mund të shfaqin shpejtësinë e automjetit, lundrimin, njoftimet e kontrollit të navigimit dhe të dhënat e njohjes së trafikut rrugor, aty ku është e mundur.

Mjetet e paraqitura në përmbajtjen e filmuar në këtë faqe mund të mos jenë përfaqësime të sakta të përmirësimeve dhe shtesave të fundit. Ju lutemi referojuni shitësit tuaj lokal të Jaguar për specifikimet e fundit.
SHIKO FILMIN
yt:aJ6UnI6iwx4
EKRANI INTERAKTIV I DREJTUESIT
Ekrani Interaktiv i Drejtuesit 12.3”4 me qartësi të lartë siguron informacionin përkatës të drejtimit, duke përfshirë navigacionin me ekran të plotë me harta 3D, pikërisht aty ku ju nevojitet. Rezolucioni i lartë siguron qartësinë më të madhe, ndërsa motorët e përpunimit të rafinuar ofrojnë grafikë me lëvizje të qetë dhe të mprehtë.
SHIKO FILMIN
yt:ollAo344rMQ
AUDIO
Sistemi i Audios Jaguar (180W) siguron gamë akustike të jashtëzakonshme me 8 altoparlantë. Për eksperiencë dëgjimi të përmirësuar, zgjidhni ndërmjet sistemi opsional Meridian™ Sound System (380W) me 10 altoparlantë dhe një bas me dy kanale ose sistemin Meridian Surround Sound (825W) me 16 altoparlantë dhe një bas me dy kanale. Kudo që ju ose pasagjerët tuaj të uleni në XF, të gjithë do të shijoni një përvojë akustike të pasur dhe të rrethuar.
EKSPLORO MERIDIAN

Dizajni bashkëkohor i Jaguar i vlerësuar me çmime, dinamika e avancuar e lëvizjes dhe info-zbavitja brenda makinës e fjalës së fundit së teknologjisë e veçon XF-në nga konkurrenca. Përdorni konfiguruesin për të krijuar XF-në tuaj të përsosur.

NDËRTO VETË

1Funksionaliteti në linjë dhe lidhshmëria Wi-Fi varen nga instalimi i një mikro-karte SIM me një kontratë të dhënash të përshtatshme. Paketa Connect Pro përmban shërbime të abonimit që mund të zgjaten pas afatit fillestar të këshilluar nga shitësi Jaguar. Karakteristikat e InControl, opsionet dhe disponueshmëria e tyre mbesin të varura nga tregu - pyesni shitësin e Jaguar për disponueshmërinë në tregun lokal dhe kushtet e plota. Informacioni dhe imazhet e shfaqura në lidhje me teknologjinë InControl, duke përfshirë ekranet ose sekuencat, u nënshtrohen përditësimeve të softuerit, kontrollit të versionit dhe ndryshimeve të tjera të sistemit/vizuale në varësi të opsioneve të zgjedhura. Lidhshmëria me rrjetin celular nuk mund të garantohet në të gjitha vendndodhjet. Aplikacionet e InControl dhe Remote App duhet të shkarkohen nga dyqani Apple/Play. Të gjitha karakteristikat brenda automjetit duhet të përdoren nga drejtuesit vetëm kur janë të sigurt për ta. Drejtuesit duhet të sigurohen se janë në kontroll të plotë të automjetit në çdo kohë.
2Kërkon Navigation Pro, CD/ DVD Player dhe Meridian™ Sound System/MeridianTM Surround Sound System".
3Secure Tracker është një shërbim me abonim që mund të zgjaten pas afatit fillestar të këshilluar nga shitësi Jaguar.
4Kërkon Navigation Pro.
5Kërkon xham të përparmë solar.


Informacioni dhe imazhet e shfaqura në këtë faqe në lidhje me teknologjinë InControl, duke përfshirë ekranet ose sekuencat, u nënshtrohen përditësimeve të softuerit, kontrollit të versionit dhe ndryshimeve të tjera të sistemit/vizuale në varësi të opsioneve të zgjedhura. Ju lutemi të konsultoheni me shitësin tuaj lokal të Jaguar për informacionet më të përditësuara dhe specifike të tregut.
Të gjitha karakteristikat brenda automjetit duhet të përdoren nga drejtuesit vetëm kur janë të sigurt për ta. Drejtuesit duhet të sigurohen se janë në kontroll të plotë të automjetit në çdo kohë.

KRAHASONI AUTOMJETET TONA
Shtoni deri në tre modele për t'u krahasuar
REZERVO NJË PROVË DREJTIMI
Organizoni një provë drejtimi përmes shitësit të autorizuar më të afërt
SHKARKO NJË BROSHURË
Shikoni dhe shkarkoni broshurat më të fundit Jaguar
GJEJ NJË SHITËS TË AUTORIZUAR
Kërkoni një shitës të autorizuar Jaguar pranë jush