Interier dhe eksterier tërheqës i Jaguar XF, të disponueshme në dy stile të veçanta shasie: Saloon dhe Sportbrake.

DIZAJNI I EKSTERIERIT

Close up view of car headlight
Të holla dhe të shndritshme, me Tregues të përparmë drejtimi të animuar, fenerët e përparmë pixel LED krijojnë një ndriçim të ngjashëm me atë gjatë ditës. Detajet në ngjyrë të Zezë me shkëlqim në rrjetën e grilës me model monogram theksojnë elegancën e automjetit.
Eksterieri tërheqës thekson më tej profilin dhe detajet sportive të këtij automjeti. Fenerët e pasmë të frymëzuar nga modeli F-TYPE e bëjnë më të spikatur pjesën e pasme, duke krijuar një pamje të veçantë.
Jaguar XF Sportbrake. Dizajnuar për ata që kërkojnë më tepër hapësirë. Nga takimet e biznesit, te blerjet dhe pazari e deri te një udhëtim në fundjavë. Proporcionet e pasme janë projektuar për performancë aerodinamike.
KLIKONI PËR TË BASHKËVEPRUAR

DIZAJNI I INTERIERIT

Macro view of seat leather
Marshi ergonomik është i qepur përgjatë lëkurës si top kriketi dhe përshtatet rehatshëm në pëllëmbën e dorës.
Me hapësirë të bollshme për këmbët, pozicione ndenjësesh që përshtaten dhe me konfigurime për masazh, Jaguar XF juaj është me të vërtetë streha juaj e rehatisë.
Përshtateni ambientin nëpërmjet Ndriçimit të konfigurueshëm të kabinës, tashmë me një gamë më të gjerë ngjyrash, si dhe me alternativën e zgjedhjes së konfigurimit të ndryshueshëm ose të paracaktuar.

VEÇORITË

Car running on highway road bridge
Njihuni me mjetet nga Jaguar nëpërmjet gamës së motorëve tanë, që përfshijnë alternativa me benzinë si dhe hibridë me bateri dhe naftë për eficiencë më të madhe.
I pajisur me një shumëllojshmëri teknologjish intuitive dhe reaguese, ku përfshihet sistemi i informacionit dhe argëtimit Pivi Pro1 dhe Amazon Alexa, me një sërë veçorish të kontrollit zanor.
Jaguar XF ju mundëson hapësirë të bollshme për nevojat tuaja, me zgjidhje inteligjente për ruajtjen e sendeve personale, si tabletat dhe shishet e ujit.

ZGJIDHNI MODELIN TUAJ

JAGUAR XF SALOON R-DYNAMIC HSE

JAGUAR XF SALOON R-DYNAMIC HSE

  • Fenerë të përparmë LED me vendosjen karakteristike të dritave dalluese të ditës (DRL)
  • Disqe aliazhi 20”
  • Ndenjëse sportive elektrike drejtuesi ‘memory’, me ngrohje dhe ajrosje, prej lëkure Windsor, me 16 pozicione
  • Sistem zanorMeridian TM
  • Lustër Satin Charcoal Ash
JAGUAR XF SPORTBRAKE R-DYNAMIC HSE

JAGUAR XF SPORTBRAKE R-DYNAMIC HSE

  • Fenerë të përparmë LED me vendosjen karakteristike të dritave dalluese të ditës (DRL)
  • Disqe aliazhi 20”
  • Ndenjëse sportive elektrike drejtuesi ‘memory’, me ngrohje dhe ajrosje, prej lëkure Windsor, me 16 pozicione
  • Sistem zanorMeridian TM
  • Lustër Satin Charcoal Ash
JAGUAR XF SALOON R-DYNAMIC SE

JAGUAR XF SALOON R-DYNAMIC SE

  • Fenerë të përparmë LED me vendosjen karakteristike të dritave dalluese të ditës (DRL)
  • Disqe aliazhi 19”
  • Ndenjëse elektrike me ngrohje dhe ajrosje, prej materiali DuoLeather, me 12 pozicione
  • Sistem zanorMeridian TM
  • Pivi Pro Connected me ekran me prekje 11,4"
JAGUAR XF SPORTBRAKE R-DYNAMIC SE

JAGUAR XF SPORTBRAKE R-DYNAMIC SE

  • Fenerë të përparmë LED me vendosjen karakteristike të dritave dalluese të ditës (DRL)
  • Disqe aliazhi 19”
  • Ndenjëse elektrike me ngrohje, prej materiali DuoLeather, me 12 pozicione
  • Sistem zanorMeridian TM
  • Pivi Pro Connected me ekran me prekje 11,4"
JAGUAR XF SALOON R-DYNAMIC S

JAGUAR XF SALOON R-DYNAMIC S

  • Fenerë të përparmë LED me vendosjen karakteristike të dritave dalluese të ditës (DRL)
  • Disqe aliazhi 18”
  • Ndenjëse të përparme drejtuesi elektrike ‘memory’, me 12 pozicione
  • Ekran me prekje 11.4"
  • Kontroll drejtimi i përshtatshëmv
JAGUAR XF SPORTBRAKE R-DYNAMIC S

JAGUAR XF SPORTBRAKE R-DYNAMIC S

  • Fenerë të përparmë LED me vendosjen karakteristike të dritave dalluese të ditës (DRL)
  • Disqe aliazhi 18”
  • Ndenjëse të përparme drejtuesi elektrike ‘memory’, me 12 pozicione
  • Ekran me prekje 11.4"
  • Kontroll drejtimi i përshtatshëm
JAGUAR XF SALOON 300 SPORT

JAGUAR XF SALOON 300 SPORT

  • Fenerë të përparmë LED me vendosjen karakteristike të dritave dalluese të ditës (DRL)
  • Disqe aliazhi 20”
  • Paketë eksterieri Extended Black
  • Pjesë e sipërme e kabinës me kontrast në ngjyrë të zezë
  • Ndenjëse elektrike me ngrohje, prej materiali DuoLeather, me 16 pozicione
JAGUAR XF SPORTBRAKE 300 SPORT

JAGUAR XF SPORTBRAKE 300 SPORT

  • Fenerë të përparmë LED me vendosjen karakteristike të dritave dalluese të ditës (DRL)
  • Disqe aliazhi 20”
  • Paketë eksterieri Extended Black
  • Pjesë e sipërme e kabinës me kontrast në ngjyrë të zezë
  • Ndenjëse elektrike me ngrohje, prej materiali DuoLeather, me 16 pozicione

VAZHDONI TË EKSPLORONI

MODELET JAGUAR XF

MODELET JAGUAR XF

Shikoni gamën e plotë të modeleve.
EKSPLORONI MODELET
SPECIFIKAT

SPECIFIKAT

Shikoni faktet dhe shifrat.
SHIKONI SPECIFIKAT
GALERIA

GALERIA

Shikoni imazhet e Jaguar XF.
SHIKONI GALERINË

*Shihni shifrat mbi WLTP-në
Shifrat e dhëna janë rezultat i testeve zyrtare të prodhuesit në përputhje me legjislacionin e BE-së. Vetëm për qëllime krahasimi. Shifrat reale mund të ndryshojnë. Shifrat e CO2 dhe shpenzimit ekonomik të karburantit mund të ndryshojnë sipas faktorëve të tillë si stili i drejtimit, kushtet mjedisore, ngarkesa, montimi i rrotave dhe aksesorët e montuar.

1Për sistemin Connected Navigation, do të nevojitet abonim i mëtejshëm pas afatit fillestar të këshilluar nga shitësi juaj i Jaguar.

Veçoritë opsionale dhe disponueshmëria e tyre mund të ndryshojnë sipas specifikave të automjetit (modeli dhe grupi i fuqisë) dhe tregut, ose kërkojnë instalimin e veçorive të tjera për t'u përshtatur. Ju lutemi, kontaktoni shitësin tuaj lokal për më shumë detaje ose konfigurojeni automjetin tuaj në internet.

Veçoritë në makinë duhet të përdoren nga drejtuesit vetëm kur është e sigurt për ta bërë këtë. Drejtuesit duhet të sigurohen që të kenë kontroll të plotë mbi mjetin gjatë gjithë kohës.

Funksionet, opsionet, shërbimet e palëve të treta dhe disponueshmëria e Pivi-t dhe InControl-it mbeten në varësi të tregut - kontaktoni shitësin tuaj të Jaguar për disponueshmërinë e tregut vendas dhe kushtet e plota. Disa veçori vijnë me abonim, i cili do të duhet të rinovohet më tej pas afatit fillestar të këshilluar nga Shitësi juaj. Lidhja e rrjetit celular nuk mund të garantohet në të gjitha vendndodhjet. Informacioni dhe imazhet e shfaqura në lidhje me teknologjinë InControl, duke përfshirë ekranet ose sekuencat, u nënshtrohen përditësimeve të softuerit, kontrollit të versionit dhe ndryshimeve të tjera të sistemit/vizuale në varësi të opsioneve të zgjedhura.