INSTALIMI I INCONTROL APPS

INSTALIMI I INCONTROL APPS

InControl Apps është grupi i aplikacioneve tona telefonike interaktive, të projektuara për t’u përdorur posaçërisht me sistemin InControl. Pas lidhjes me USB, aplikacionet në Ekranin tuaj me prekje do të ngjasojnë me ato në pajisjen tuaj telefonike.

SHKARKIMI I INCONTROL APPS

HAPI 1

HAPI 1

Kontrolloni nëse pajisja juaj është e përputhshme. InControl Apps është i disponueshëm në shumicën e telefonave inteligjentë Android dhe Apple iOS.
HAPI 2

HAPI 2

Shkarkoni dhe instaloni InControl Apps në telefonin tuaj inteligjent. Pasi ta keni kryer instalimin, hapni aplikacionin.
HAPI 3

HAPI 3

Do t’ju kërkohet të ndiqni Udhëzuesin Auto Quick Start për të përfunduar aktivizimin.

LIDHJA E TELEFONIT TUAJ INTELIGJENT ME INCONTROL APPS

HAPI 1 (VETËM PËR PAJISJET ANDROID)

HAPI 1 (VETËM PËR PAJISJET ANDROID)

Njihni dhe lidhni telefonin tuaj inteligjent me automjetin duke përdorur Jaguar Bluetooth (nevojitet për thirrjet telefonike dhe transmetimin zanor). Ky hap nuk është i nevojshëm për pajisjet iOS.
HAPI 2

HAPI 2

Duke përdorur kabllon e lidhjes USB që vjen me telefonin tuaj inteligjent, lidheni telefonin tuaj me portën USB të automjetit.
HAPI 3

HAPI 3

Nëse jeni duke përdorur një telefon iPhone dhe InControl Apps nuk është aktiv, do t’ju kërkohet që ta hapni aplikacionin. Nëse përdorni një telefon Android, ju mund të zgjidhni Always Allow (Lejo gjithmonë) kur t’ju kërkohet, në mënyrë që të mos ju shfaqen më njoftime për hapjen.
HAPI 4

HAPI 4

Zgjidhni InControl Apps në Ekranin me prekje. Vetëm aplikacionet që kanë kaluar procesin e miratimit nga Jaguar mund të përdoren me InControl Apps. Disa prej këtyre aplikacioneve mund të kërkojnë abonim.
HAPI 5

HAPI 5

Në Ekranin me prekje, do t’ju kërkohet të zgjidhni View (përdorimi i aplikacioneve pa zë) ose View and Listen (përdorimi i aplikacioneve me zë, p.sh., aplikacionet muzikore dhe thirrjet).
HAPI 6 (VETËM PËR PAJISJET APPLE)

HAPI 6 (VETËM PËR PAJISJET APPLE)

iOS InControl Apps kërkon një hap të shkurtër miratimi për të aktivizuar çdo aplikacion të përputhshëm në automjetin tuaj. Ky hap nevojitet të kryhet vetëm një herë. Në Ekranin me prekje të automjetit tuaj Jaguar, zgjidhni aplikacionin në ngjyrë gri që dëshironi të hapni dhe ndiqni udhëzimet e shfaqura në anën e majtë.

MËNYRA TË TJERA PËR TË AKSESUAR APLIKACIONET TUAJA

LIDHNI TELEFONIN TUAJ INTELIGJENT

LIDHNI TELEFONIN TUAJ INTELIGJENT

Nëpërmjet lidhjes së telefonit tuaj inteligjent të përputhshëm me automjetin tuaj duke përdorur një portë USB, ju mund të qëndroni lidhur në mënyrë të sigurt me pajisjen tuaj edhe gjatë drejtimit të automjetit.
AKSESIMI I APLIKACIONEVE LIVE

AKSESIMI I APLIKACIONEVE LIVE

Shërbimet tona Touch Pro dhe Touch Pro Duo ofrojnë një sërë aplikacionesh me informacione në kohë reale për motin, fluturimet dhe lajmet drejtpërdrejt në InControl. Nuk ju nevojitet pajisje.

™Apple CarPlay është një markë tregtare e Apple Inc. Mund të zbatohen kushtet e Apple Inc për përdoruesin fundor.



®Android Auto është një markë tregtare e Google LLC.



Disponueshmëria e aplikacioneve të palëve të treta mund të ndryshojë në të ardhmen.



Funksionet dhe opsionet e InControl-it dhe disponueshmëria e tyre mbeten në varësi të tregut - flisni me Shitësin tuaj të autorizuar për disponueshmërinë në tregun vendas dhe kushtet e plota. Disa veçori vijnë me abonim i cili do të kërkojë rinovim të mëtejshëm pas afatit fillestar të këshilluar nga Shitësi juaj i autorizuar. Lidhja celulare nuk mund të garantohet në të gjitha vendndodhjet.



Vetëm telefonat inteligjentë të përputhshëm.