• Jaguar F-PACE

    Makina Jaguar sportive më praktike.

  • JAGUAR E-PACE

    Makina SUV e parë kompakte nga Jaguar është një kombinim unik i pamjes, shkathtësisë dhe ngarjes dinamike.

  • JAGUAR I-PACE

    Prezantimi i SUV të parë tërësisht elektrik të performancës nga Jaguar

  • Jaguar F-TYPE

    Ringjallëse ndjesish, makinë sportive Jaguar e pastër.

  • Jaguar XE

    Vetura më e përparuar, efikase dhe e rafinuar që Jaguar ka prodhuar ndonjëherë.

  • Jaguar XF

    Veturë biznesi luksoz me dizajn të veçantë, dinamike dhe me teknologjinë e fundit.

  • Jaguar XJ

    Veturë luksoze, e bollshme dhe e bukur por dhe fuqishmërisht e shkathët.

  • SVO

    SVO ofron performancën e fundit në Jaguar, luksin dhe teknologjinë.

TEKNOLOGJIA E MOTORIT E JAGUAR XE

Fuqia e XE-së ofrohet nga një sërë motorësh të avancuar me benzinë ​​dhe naftë.

PERFORMANCA DHE EFIKASITETI

Nëse zgjidhni motorët tanë të teknologjisë së lartë Ingenium më të fundit ose preferoni motorët me benzinë, secili prej tyre ofron performancë, finesë dhe ekonomi që i përshtatet çdo stili drejtimi të makinës.

Ndërto vetë

PERFORMANCË INTELIGJENTE

Të gjithë motorët XE janë të pajisur me teknologjinë Ndiz/Fik* dhe karikim rigjenerues inteligjent - duke kapur energjinë kinetike të frenimit për të ngarkuar baterinë - për ekonomi maksimale, sidomos gjatë lëvizjes në zona urbane.

*Në varësi të tregut

Ndërto vetë
GAMA INGENIUM

GAMA INGENIUM

Ingenium është brezi i ri i motorit Land Rover të Jaguar i projektuar për performancë pa mundim, përsosje dhe efikasitet. Me teknologjinë e avancuar dhe konstrukt alumini, Ingenium siguron konsumim të ulët të karburantit dhe emetimeve të CO2.

MOTORI INGENIUM ME BENZINË

MOTORI INGENIUM ME BENZINË

XE ofron një zgjedhje të motorëve me benzinë, duke përfshirë tre nga gama Ingenium. Këta motorë Ingenium 2.0 litërsh me 4 cilindra me turbokomprimues me rendiment 200PS, 250PS ose 300PS, japin fuqi dhe moment të jashtëzakonshëm. Me dizajnin e tyre të lehtë dhe përdorimin e gjerë të kushinetave me fërkim të ulët, ato janë ndërtuar për performancë efikase me shumë qetësi.

MOTORI INGENIUM ME NAFTË

MOTORI INGENIUM ME NAFTË

Teknologjia Ingenium mbështet dy nga motorët me naftë në gamën XE. Këta motorë me fërkim të ulët, me konstrukt alumini kanë blloqe cilindrash të fortë dhe boshte balancues të dyfishtë për të siguruar nivele vibracioni të ulëta, për një performancë ditore të qetë. Të gjithë motorët janë të pajisur me teknologji Ndiz/Fik* dhe karikim rigjenerues inteligjent - duke kapur energjinë kinetike të frenimit për të ngarkuar baterinë - për ekonomi maksimale, sidomos gjatë lëvizjes në zona urbane.
*Në varësi të tregut

MOTORË PERFORMANCE

MOTORË PERFORMANCE

Motori 3.0 litërsh 380PS V6 me benzinë me superkomprimues është përshtatur për kërkesat specifike të XE. Një superkomprimues me shtjellë të dyfishtë i tipit Roots është montuar në strukturën "V" midis dy rreshtave të cilindrave për përmasa kompakte. Ai siguron shpërndarje lineare të fuqisë dhe maksimizon reagimin e momentit të motorit.

ENGINE RANGE

Eksploroni specifikimin e plotë të XE-së duke përfshirë të dhënat e motorit dhe të transmisionit.

Ndërto vetë
TRANSMISIONI AUTOMATIK

TRANSMISIONI AUTOMATIK

Duke siguruar ndërrimin e shpejtë të transmisionit për përshpejtim të lehtë, transmisioni automatik me 8 shpejtësi i XE-së është shumë i përgjegjshëm, i qetë dhe efikas. Nëpërmjet një përzgjedhësi rrotullues bashkëkohor me ngjyrë të zezë sateni - transmisioni ofron ndërrime më të shpejta dhe ulje më sportive në Modalitetin Dinamik dhe rritje më të shpejta në Modalitetin Ekonomik. Ju gjithashtu mund të zgjidhni që të kontrolloni me dorë lëvizjet e transmisioneve, nëpërmjet levave nën timon, me prekjen e një gishti.

XE kombinon performancën, teknologjinë e avancuar dhe dizajnin e veçantë, të gjitha të mbështetura nga struktura e lehtë prej alumini. Krijoni XE-në tuaj të përsosur me konfiguruesin tonë.

Ndërto vetë