• Jaguar F-PACE

    Makina Jaguar sportive më praktike.

  • JAGUAR E-PACE

    Makina SUV e parë kompakte nga Jaguar është një kombinim unik i pamjes, shkathtësisë dhe ngarjes dinamike.

  • JAGUAR I-PACE

    Prezantimi i SUV të parë tërësisht elektrik të performancës nga Jaguar

  • Jaguar F-TYPE

    Ringjallëse ndjesish, makinë sportive Jaguar e pastër.

  • Jaguar XE

    Vetura më e përparuar, efikase dhe e rafinuar që Jaguar ka prodhuar ndonjëherë.

  • Jaguar XF

    Veturë biznesi luksoz me dizajn të veçantë, dinamike dhe me teknologjinë e fundit.

  • Jaguar XJ

    Veturë luksoze, e bollshme dhe e bukur por dhe fuqishmërisht e shkathët.

  • SVO

    SVO ofron performancën e fundit në Jaguar, luksin dhe teknologjinë.

TEKNOLOGJIA BRENDA MAKINËS E JAGUAR XE

XE është e pajisur e teknologjinë më të fundit për t'ju mbajtur të sigurt, të argëtuar dhe të lidhur.

NOVACIONI JAGUAR

Nga teknologjia multimediale gjithëpërfshirëse në sistemet akustike të integruara dhe asistenca inteligjente për drejtuesit - XE është shtëpia e pasurive teknologjike inovative dhe vazhdueshmërisht të integruara.

Ndërto vetë
TOUCH PRO

TOUCH PRO

Avancimi i teknologjisë së XE në nivel shumë të lartë, Touch Pro mundëson një ekran me prekje 10” me kohë reagimi tepër të shpejtë. Tiparet Touch Pro përfshijnë një ekran kryesor të personalizueshëm dhe ndërveprim të natyrshëm.

PAMJE E DYFISHTË*

Pamja e Dyfishtë i lejon pasagjerit të përparmë dhe drejtuesit të shikojnë media të ndryshme në të njëjtin ekran me prekje 10". Për shembull, pasagjeri i parë mund të shikojë një film (duke dëgjuar audio me kufje pa tela) ndërsa drejtuesi shikon navigimin.

EKRANI NDËRVEPRUES I DREJTUESIT*

EKRANI NDËRVEPRUES I DREJTUESIT*

Ekrani Ndërveprues i Drejtuesit me definicion të lartë 12.3” përmban një ndërfaqe grafike me funksionalitet të avancuar për ta bërë drejtimin e makinës tuaj edhe më të kënaqshëm. I përshtatshëm për t'iu përputhur preferencave personale, ju lejon të zgjidhni ndërmjet katër temave të ekranit dhe një modalitet harte

RRJETI ME VALË WI-FI

RRJETI ME VALË WI-FI

Duke u lidhur me rrjetin lokal 4G nëpërmjet antenës së jashtme të fuqishme të XE-së, rrjeti me valë Wi-Fi ju mban dhe juve dhe udhëtarët tuaj të lidhur. Deri në tetë pajisje mund të përdoren njëkohësisht, duke u mundësuar të gjithëve të qëndrojnë në kontakt me punën, jetën dhe argëtimin në lëvizje.

AFISHIMI BALLOR

Paraqitja opsionale e Afishimit Ballor (HUD) me teknologji lazer projekton informacione kryesore në xhamin e përparmë. Kur disponohen, të dhënat e Njohjes së Shenjave të Trafikut, shpejtësia e automjetit, navigimi dhe njoftimet e kontrollit të udhëtimit projektohen qartë edhe nën rrezet direkte të diellit. HUD ju ndihmon të minimizoni kohën e kaluar me kokë ulur duke parë grupin e instrumenteve.

Mjetet e paraqitura në përmbajtjen e filmuar në këtë faqe mund të mos jenë përfaqësime të sakta të përmirësimeve dhe shtesave të fundit. Ju lutemi referojuni shitësit tuaj lokal Jaguar për specifikimet më të fundit.

Më shumë
AUDIO

AUDIO

XE ofron një gamë të sistemeve audio të avancuara, duke përfshirë Sistemin Audio 125W me gjashtë altoparlantë nga Jaguar. Meridian AudioTM siguron eksperiencë të përforcuar dëgjimi. Zgjidhni nga Sistemi Audio Meridian ose Sistemi Audio Rrethuese Meridian. Me Sistemin Audio Rrethuese Meridian 825W, kudo që të uleni, do të shijoni një eksperiencë të pasur dhe rrethuese në sajë të konfigurimit me 16 altoparlantë dhe bas.

KARAKTERISTIKAT E SISTEMIT TË PARKIMIT DHE TRAFIKUT

XE ju vendos një sërë funksionesh ndihmëse të drejtimit në majë të gishtave për ta bërë çdo udhëtim një përvojë më të sigurtë. Duke përdorur teknologjitë e reja më të fundit, kjo sërë veçorish ndihmon në shmangien e goditjeve të mundshme dhe menaxhimin e një sërë skenarësh të ndryshëm të drejtimit.

FRENIMI AUTONOM NË RAST URGJENCE**

Nëse zbulohet një përplasje e mundshme, XE lëshon një paralajmërim akustik për përplasje. Paralajmërimet vizuale vijojnë në grupin e instrumenteve. Nëse nuk ndërmerrni asnjë veprim, sistemi aktivizon frenimin për të ndihmuar në reduktimin e ashpërsisë së përplasjes së mundshme. 

** Tipar standard (në varësi të tregut).

Më shumë

XE kombinon performancën, teknologjinë e avancuar dhe dizajnin e veçantë, të gjitha të mbështetura nga struktura e lehtë prej alumini. Krijoni XE-në tuaj të përsosur me konfiguruesin tonë.

Ndërto vetë