• Jaguar F-PACE

    Makina Jaguar sportive më praktike.

  • JAGUAR E-PACE

    Makina SUV e parë kompakte nga Jaguar është një kombinim unik i pamjes, shkathtësisë dhe ngarjes dinamike.

  • JAGUAR I-PACE

    Prezantimi i SUV të parë tërësisht elektrik të performancës nga Jaguar

  • Jaguar F-TYPE

    Ringjallëse ndjesish, makinë sportive Jaguar e pastër.

  • Jaguar XE

    Vetura më e përparuar, efikase dhe e rafinuar që Jaguar ka prodhuar ndonjëherë.

  • Jaguar XF

    Veturë biznesi luksoz me dizajn të veçantë, dinamike dhe me teknologjinë e fundit.

  • Jaguar XJ

    Veturë luksoze, e bollshme dhe e bukur por dhe fuqishmërisht e shkathët.

  • SVO

    SVO ofron performancën e fundit në Jaguar, luksin dhe teknologjinë.

XE

Vetura më e përparuar, efikase dhe e rafinuar që jaguar ka prodhuar ndonjëherë.

EMETIME TË KOMBINUARA TË GAZIT CO2 NË g/km

Të ulëta deri 126 në versionin Manual
Të ulëta deri 135 në versionin Automatik

EKONOMI E KOMBINUAR E KARBURANTIT l/100km

Deri në 4.8 në versionin Manual
Deri në 5.1 në versionin Automatik

RI-PËRKUFIZIMI I VETURËS SPORTIVE

Me pamjen e saj besimplotë dhe manovrim të shkathët, XE dallohet në çast si një Jaguar. Ndihet si Jaguar, manovron si Jaguar - XE është një Jaguar në thelb.

Ndërto vetë

EFIKASITETI DHE PERFORMANCA

XE pret ajrin me një koeficient të tërheqjes të ulët deri në 0.26. Kjo aftësi aerodinamike përputhet me aftësinë e motorit. Motorët e rinj Ingenium 2.0 litërsh me 4 cilindra 300PS me benzinë me turbokomprimues ofrojnë fuqi dhe moment përdorimi të dalluar. Për përshpejtim të shkëlqyeshëm dhe parakalim të lehtë, momenti maksimal disponohet ndërmjet xhirove 1.500-4,500 rpm.

EKSPLORO TEKNOLOGJINË E MOTORIT

RAPORTE DINAMIKE

XE menjëherë bie në sy - duke qëndruar jashtë konkurrencës me proporcione të mrekullueshme dhe sipërfaqe të pastra që formojnë esencën e dizajnit Jaguar.

EKSPLORO PAMJEN E JASHTME

TEKNOLOGJIA INCONTROL

InControl është paketa jonë e teknologjive të avancuara që ju lidhin juve dhe makinën XE tuaj me botën e gjerë. Incontrol përmban teknologji të integruara intuitive dhe të avancuara, duke siguruar që të gjithë mund të shfrytëzojnë më së shumti udhëtimin e tyre. Ekrani me prekje 10” Touch Pro në qendrën e panelit qendror mbështet gjestet e rrëshqitjes e pickimit dhe sjell argëtim dhe navigim audio-vizual të pasur.

EKSPLORO TEKNOLOGJINË BRENDA MAKINËS

XE: ZGJEDHJA MË INTELIGJENTE

Ofrimi i teknologjive inovative dhe inteligjente për të ulur kostot operative, si dhe vlerësimet konkurruese të grupeve të sigurimeve - XE me të vërtetë është zgjedhja më inteligjente.

NDËRTO VETË

VLERËSIMI MË I MIRË EURO NCAP

Jo vetëm që XE-së i është dhënë vlerësimi maksimal prej 5 yjesh për sigurinë në kohën e testimit, por është zyrtarisht makina më e sigurt në kategorinë e makinave familjare të mëdha, pasi ka triumfuar në çmimet prestigjioze të Euro NCAP në kategorinë më të mirë të makinave të vitit 2015. 

Për të arritur nivelin e sigurisë e më të mirit në klasë dhe për të marrë vlerësimin maksimal prej 5 pikësh në testet e Euro NCAP, XE ofron mbrojtje të jashtëzakonshme në rast përplasjeje, duke arritur rezultate të larta në të gjitha kategoritë, duke përfshirë Sigurinë e Pasagjerëve dhe Këmbësorëve. 

XE është e pajisur me një gamë të sistemeve aktive të sigurisë përfshirë Frenimin në Rast Urgjence për të përmirësuar më tej nivelin e sigurisë së klasit botëror.

VIZITO FAQEN E EURO NCAP
XE PËR BIZNES

XE PËR BIZNES

XE është projektuar që nga fillimi duke pasur parasysh nevojat e bizneseve. Ofron Kosto Totale të Pronësisë tepër konkurruese, me emetime CO2 nga 106g/km dhe konsum karburanti nga 4.1l/100km.

XE LANDMARK EDITION

Krijuar për tu dalluar me stil unik karrocerie dhe rrota ekskluzive 18”.

EKSPLORO XE LANDMARK EDITION

GAMA JAGUAR XE

Gjeni ekuilibrin tuaj të efikasitetit, performancës dhe luksit me gamën e modelit XE.

ZGJIDHNI MODELIN TUAJ XE
XE SV PROJECT 8

XE SV PROJECT 8

Jaguar-i më me performancë më ekstreme ndonjëherë.

XE SE

Esenca e XE - performancë e fokusuar-te-drejtuesi, me rafinimin legjendar nga Jaguar.

XE PRESTIGE

Për luks të shtuar, me tapiceri të përpunuar bukur nga materialet më të mira.

XE PORTFOLIO

Kryevepër e luksit XE, me elegancë dhe përsosmëri në zemër.

XE R-SPORT

Stil sportiv besimplotë, me pamje sportive dhe ndenjëse sportive të përshtatshme në tetë pozicione.

XE LANDMARK EDITION

Një kombinim i ri, ekskluziv, i stilit sportiv dinamik dhe përsosjes.

XE 300 SPORT

Zgjedhja elegante dhe e sigurt, me kombinim unik të detajeve të mrekullueshme të dizajnit.

XE S

Performancë sportive e pabesueshme me një motor të fuqishëm 3.0 litërsh V6 380PS me superkomprimues.

* Ndërsa nxjerrim InControl, disa karakteristika specifike të përshkruara mund të jenë opsionale dhe në varësi të tregut ose tërheqjes motorike. Ju lutemi të konsultoheni me faqen specifike sipas shtetit të internetit të Jaguar-it ose shitësin tuaj të autorizuar të Jaguar-it për disponueshmërinë dhe kushtet e plota në vendin tuaj. Karakteristika të caktuara kërkojnë një kartë SIM të përshtatshme me një kontratë të përshtatshme me të dhëna e cila do të kërkojë abonim të mëtejshëm pas afatit fillestar të këshilluar nga shitësi juaj i autorizuar. Lidhshmëria celulare nuk mund të garantohet në të gjitha vendndodhjet. Informacioni dhe imazhet e shfaqura në këtë faqe në lidhje me teknologjinë InControl, duke përfshirë ekranet ose sekuencat, u nënshtrohen përditësimeve të softuerit, kontrollit të versionit dhe ndryshimeve të tjera të sistemit/vizuale në varësi të opsioneve të zgjedhura. Të gjitha karakteristikat brenda automjetit duhet të përdoren nga drejtuesit vetëm kur janë të sigurt për ta. Drejtuesit duhet të sigurohen se janë në kontroll të plotë të automjetit në çdo kohë.