• Jaguar F-PACE

    Makina Jaguar sportive më praktike.

  • JAGUAR E-PACE

    Makina SUV e parë kompakte nga Jaguar është një kombinim unik i pamjes, shkathtësisë dhe ngarjes dinamike.

  • JAGUAR I-PACE

    Prezantimi i SUV të parë tërësisht elektrik të performancës nga Jaguar

  • Jaguar F-TYPE

    Ringjallëse ndjesish, makinë sportive Jaguar e pastër.

  • Jaguar XE

    Vetura më e përparuar, efikase dhe e rafinuar që Jaguar ka prodhuar ndonjëherë.

  • Jaguar XF

    Veturë biznesi luksoz me dizajn të veçantë, dinamike dhe me teknologjinë e fundit.

  • Jaguar XJ

    Veturë luksoze, e bollshme dhe e bukur por dhe fuqishmërisht e shkathët.

  • SVO

    SVO ofron performancën e fundit në Jaguar, luksin dhe teknologjinë.

Luaj

PERFORMANCË DREJTIMI

Dinamika e makinës Jaguar është legjendare - XF e ngre këtë pikë referimi edhe më të lart.

PËRSHTATSHMËRIA DHE DINAMIZMI

Me rehatinë e saj të shkëlqyeshme të udhëtimit dhe manovrimin sportiv të jashtëzakonshëm, XF ofron një gjerësi përvojash gjallëruese. E disponueshme me benzinë dhe naftë1, opsioni i tërheqjes me të gjitha rrotat (AWD) me Dinamikë Inteligjente Kollodoku (IDD) i jep XF-së aftësi edhe më të madhe në kushte me rrugë sfiduese.

Ndërto vetë

UDHËTIMI DHE MANOVRIMI

XF përgjigjet me shkathtësi dhe performon me dinamizëm duke ruajtur gjithmonë rehatinë e udhëtimit. Kjo ndodh pjesërisht falë strukturës së lehtë prej alumini të XF-së por jashtëzakonisht e fortë. Kjo është platforma ideale për suspensionin pirun të dyfishtë të avancuar dhe sistemet e pasme të suspensionit Integral Link dhe i japin XF-së frymën e një veture sportive.

Mjetet e paraqitura në përmbajtjen e filmuar në këtë faqe mund të mos jenë përfaqësime të sakta të përmirësimeve dhe shtesave të fundit. Ju lutemi referojuni shitësit tuaj lokal Jaguar për specifikimet e fundit.

NDËRTO VETË

luaj
SUSPENSION I FRYMËZUAR

SUSPENSION I FRYMËZUAR

Komponentët e forta dhe të lehta prej alumini përbëjnë sistemet e sofistikuara të para dhe të pasme të suspensionit të XF. Në pjesën e përparme, një strukturë suspensioni pirun i dyfishtë, e ngjashme me F-TYPE, siguron manovrim që kryeson në klasë. Një sistem suspensioni Integral Link në pjesën e pasme siguron fortësi për të mbështetur manovrimin, përmirëson cilësinë e udhëtimit edhe më tej dhe zgjeron gjerësinë e aftësisë dinamike të XF-së.

SUSPENSION I PASMË VETË-NIVELUES ME AJËR

Edhe kur është plotësisht i ngarkuar, rehatia e XF Sportbrake dhe manovrimi i saktë ruhet nga suspensioni i pasmë vetë-nivelues me ajër3. Ky sistem automatikisht mbush sustat e ajrit për të luftuar peshën e ngarkesave të rënda, kjo ndihmon në garantimit të shasisë së niveluar dhe lartësisë së udhëtimit.

luaj
GAMA INGENIUM

GAMA INGENIUM

Ingenium është brezi i ri i motorit Land Rover të Jaguar i projektuar për performancë pa mundim, përsosje dhe efikasitet. Me teknologjinë e avancuar dhe konstrukt alumini, Ingenium siguron konsumim të ulët të karburantit dhe emetimeve të CO2.

MOTORI INGENIUM ME BENZINË

MOTORI INGENIUM ME BENZINË

Motorët e rinj Ingenium të XF-së 2.0 litërsh me 4 cilindra me benzinë me turbokomprimues ofrojnë fuqi dhe moment të shkëlqyer. Me dizajnin e tyre të lehtë dhe përdorimin e gjerë të kushinetave me fërkim të ulët, ato janë ndërtuar për performancë efikase me shumë qetësi.

MOTORI INGENIUM ME NAFTË

MOTORI INGENIUM ME NAFTË

Teknologjia Ingenium mbështet tre nga motorët me naftë në gamën XF. Këta motorë me fërkim të ulët, me konstrukt alumini kanë blloqe cilindrash të fortë dhe boshte balancues të dyfishtë për të siguruar nivele vibracioni të ulëta, për një performancë ditore të qetë. Të gjithë motorët janë të pajisur me teknologji Ndiz/Fik1 dhe karikim rigjenerues inteligjent - duke kapur energjinë kinetike të frenimit për të ngarkuar baterinë - për ekonomi maksimale, sidomos gjatë lëvizjes në zona urbane.

MOTORI 3.0 LITËRSH ME 6 CILINDRA 300PS ME NAFTË ME TURBOKOMPRIMUES TË DYFISHTË

MOTORI 3.0 LITËRSH ME 6 CILINDRA 300PS ME NAFTË ME TURBOKOMPRIMUES TË DYFISHTË

Motori 3.0 litërsh me 6 cilindra 300PS me naftë me turbokomprimues të dyfishtë ofron fuqi, moment dhe drejtueshmëri të jashtëzakonshme. Ai përdor turbokomprimim sekuencial të dyfishtë-paralel - një koncept pionier nga Jaguar Land Rover - për shpërndarje të qetë dhe më të menjëhershme të fuqisë në të gjitha shpejtësitë e motorit, si dhe ftohje uji me dy faza për të kursyer energji.

MOTORË TË FRYMËZUAR NGA F-TYPE

MOTORË TË FRYMËZUAR NGA F-TYPE

Të gjithë motorët me benzinë ​​të XF-së ofrojnë energji dhe reagim, duke përmirësuar efikasitetin. I njëjti me F‑TYPE, motori 3.0 litërsh V6 me benzinë me superkomprimues ofron fuqi prej 380 PS dhe moment 450Nm. Ky motor komplet prej alumini siguron akses të menjëhershëm në nivelet e larta të performancës dhe moment në të gjitha shpejtësitë e motorit, si dhe një zhurmë unike.

TRANSMISIONI AUTOMATIK

TRANSMISIONI AUTOMATIK

Duke siguruar ndërrimin e shpejtë të transmisionit për përshpejtim të lehtë, transmisioni automatik me 8 shpejtësi i XF-së është shumë i përgjegjshëm, i qetë dhe efikas. Nëpërmjet një përzgjedhësi rrotullues bashkëkohor me ngjyrë të zezë sateni - transmisioni ofron ndërrime më të shpejta dhe ulje më sportive në Modalitetin Dinamik dhe rritje më të shpejta në Modalitetin Ekonomik. Ju gjithashtu mund të zgjidhni që të kontrolloni me dorë lëvizjet e transmisioneve, nëpërmjet levave nën timon, me prekjen e një gishti.

TRANSMISIONI MANUAL

Ky transmision manual me 6 shpejtësi4 me peshë të lehtë, shumë i avancuar, kontribuon në efikasitetin e jashtëzakonshëm të XF. Shtresat e aliazhit të aluminit, boshtet e zbrazët dhe ingranazhet me xhepa kursejnë çdo gram peshe të mundshme - duke e bërë këtë njësi më të lehtë në klasën e saj. Projektuar në mënyrë specifike për kërkesat e performancës së makinave sportive - ofron ndërrime transmisioni të shkëlqyeshme, të shkurtra dhe nivele të shkëlqyera rehatie.

Mjetet e paraqitura në përmbajtjen e filmuar në këtë faqe mund të mos jenë përfaqësime të sakta të përmirësimeve dhe shtesave të fundit. Ju lutemi referojuni shitësit tuaj lokal të Jaguar për specifikimet e fundit.

Më shumë

TË GJITHA RROTAT AKTIVE DHE DINAMIKA INTELIGJENTE E KOLLODOKUT

XF ofron autoveturën unike Jaguar me të gjitha rrotat aktive me Dinamikë Inteligjente të Kollodokut (IDD)1 dhe Reagimi Përshtatës i Sipërfaqes (AdSR)5 në modelet e benzinës dhe naftës. Zhvilluar ekskluzivisht nga Jaguar, softueri unik IDD përmban algoritme të sofistikuara për të reaguar në mënyrë inteligjente ndaj gjendjes së terrenit. Parashikues, si dhe reagues, sistemi ndihmon në parandalimin e humbjes së tërheqjes në vend që të punojë për ta rifituar atë. Duke shtuar aftësinë e XF-së, sistemi AdSR funksionon në të gjitha shpejtësitë e motorit, duke bërë në mënyrë automatike dallimet midis sipërfaqeve për të mundësuar mbërthimin maksimal në dispozicion.

KONTROLLI I LËVIZJES NË TË GJITHA SIPËRFAQET

Unike në këtë klasë automjeti, Kontrolli i Lëvizjes në të Gjitha Sipërfaqet (ASPC)6 nga Jaguar ju jep besim të shtuar në kushte të rrëshqitshme - qoftë nëse niseni në një rrugë me dëborë, lëvizni në pjerrësi të akullt ose bar të lagësht. ASPC është një kontroll drejtimi në shpejtësi të ulët që ndihmon XF-në të përballojë situata me tërheqje të ulët, pavarësisht nga moti - duke ju lejuar të përqendroheni te drejtimi.

Më shumë

DREJTIMI ELEKTRIK I ASISTUAR ME FUQI

Drejtimi Elektrik i Asistuar me Fuqi i XF-së (EPAS) ofron reagim, kontroll dhe ndihmë të menjëhershme të fuqisë. Duke lejuar menaxhimin e sofistikuar të kompjuterit për të përshtatur nivelet e mbështetjes drejtuese, EPAS kalibron sasinë e ndihmës së fuqisë për çdo kthesë dhe manovrim. EPAS gjithashtu punon bashkë me karakteristikat e tjera të asistencës së makinës, duke përfshirë Ndihma e Ruajtjes së Korsisë (LKA)8 dhe Asistenca e Parkimit8, për të ofruar siguri më të lartë dhe për të rritur volinë e shoferit.

Më shumë
KONTROLLI JAGUARDRIVE

KONTROLLI JAGUARDRIVE

Kontrolli i JaguarDrive ju lejon të zgjidhni ndërmjet modaliteteve Standard, Eco (Ekonomik), Dynamic (Dinamik) ose Snow Ice Snow (Borë Akull), ku secila ndryshon manovrimin, reagimin e pedalit të shpejtësisë dhe pikat e ndërrimit të transmisioneve. Modaliteti Eko inkurajon lëvizjen me kursim karburanti, ndërsa Modaliteti Dinamik përforcon ndjeshmërinë e pedalit të shpejtësisë, i mban transmisionet më gjatë dhe rrit koeficientin e manovrimit. Duke përzgjedhur modalitetin Shi Akull Borë, sistemi automatikisht frenon përshpejtimin dhe zbaton tërheqje më graduale në kushte të rrëshqitshme.

Dizajni bashkëkohor i Jaguar i vlerësuar me çmime, dinamika e avancuar e lëvizjes dhe info-zbavitja brenda makinës e fjalës së fundit së teknologjisë e veçon XF-në nga konkurrenca. Përdorni konfiguruesin për të krijuar XF-në tuaj të përsosur.

Ndërto vetë

1 Të varura nga tregu.
2 Shifrat për performancën e motorit dhe efikasitetin janë përfaqësuese vetëm për XF Saloon.
3 Standard në XF Sportbrake. Nuk është e disponueshme në XF Saloon.
4E disponueshme në motorët Ingenium 2.0 litërsh me 4 cilindra 163PS dhe 2.0 litërsh me 4 cilindra 180PS me naftë me turbokomprimues. Transmisioni manual nuk është i disponueshëm në motorin Ingenium 2.0 litërsh me 4 cilindra 180 PS ne naftë me turbokomprimues në XF Sportbrake.
5 AdSR është opsional në mjetet me të gjitha rrotat aktive me pajisje të pajisura me Dinamikë Përshtatëse (AD).
6 Vetëm transmisioni automatik.
7Opsional me të gjithë motorët me përjashtim të motorit me naftë 2.0 litra me 4 cilindra 163PS. Standard në XF S.
8 Karakteristikë opsionale.