• Jaguar F-PACE

    Makina Jaguar sportive më praktike.

  • JAGUAR E-PACE

    Makina SUV e parë kompakte nga Jaguar është një kombinim unik i pamjes, shkathtësisë dhe ngarjes dinamike.

  • JAGUAR I-PACE

    Prezantimi i SUV të parë tërësisht elektrik të performancës nga Jaguar

  • Jaguar F-TYPE

    Ringjallëse ndjesish, makinë sportive Jaguar e pastër.

  • Jaguar XE

    Vetura më e përparuar, efikase dhe e rafinuar që Jaguar ka prodhuar ndonjëherë.

  • Jaguar XF

    Veturë biznesi luksoz me dizajn të veçantë, dinamike dhe me teknologjinë e fundit.

  • Jaguar XJ

    Veturë luksoze, e bollshme dhe e bukur por dhe fuqishmërisht e shkathët.

  • SVO

    SVO ofron performancën e fundit në Jaguar, luksin dhe teknologjinë.

TEKNOLOGJIA BRENDA MAKINËS

Teknologjitë intuitive të XF-së bëjnë çdo udhëtim më të sigurt, më të lidhur dhe më të këndshëm.
EMETIME TË GAZIT CO2 në g/km

Të ulëta deri 99 në versionin Manual
Të ulëta deri 106 në versionin Automatik

EKONOMI E KARBURANTIT l/100km

Nga 75.0 (3.8) në versionin Manual
Nga 68.9 (4.1) versionin Automatik

JAGUAR INNOVATION

Nga teknologjia multimediale gjithëpërfshirëse në sistemet akustike të integruara dhe asistenca inteligjente për drejtuesit - çdo XF është shtëpi e teknologjive inovative dhe vazhdueshmërisht të integruara InControl.

Ndërto vetë

Emërtimi

Lorem ipsum dolor si.

Eksploro
Mjetet e paraqitura në përmbajtjen e filmuar në këtë faqe mund të mos jenë përfaqësime të sakta të përmirësimeve dhe shtesave të fundit. Ju lutemi referojuni shitësit tuaj lokal të Jaguar për specifikimet e fundit.

INCONTROL1

Shijoni info-zbavitjen më të fundit në automjet dhe qëndroni të lidhur me XF tuaj dhe botën me InControl, paketa e teknologjive të avancuara të Jaguar. Zgjidhjet inteligjente të sistemit InControl integrohen në mënyrë të përsosur me pajisjet, të dhënat dhe mediat tuaja personale, duke ndihmuar në përmirësimin dhe pasurimin e pronësisë tuaj dhe eksperiencës në drejtimin e makinës.

TOUCH PRO

TOUCH PRO

XF ofron teknologjinë e avancuar Touch Pro, e kompletuar me një ekran 10” me prekje dhe kohë reagimi të shpejtë, si standard. Tiparet e Touch Pro përfshijnë kontrollin e zërit në dialog natyral dhe një sistem navigimi me harta 2D ose 3D dhe një funksion navigimi parashikues2.

PAMJE E DYFISHTË

Pamja e Dyfishtë opsionale i lejon pasagjerit të përparmë dhe drejtuesit të shikojnë media të ndryshme në të njëjtin ekran me prekje 10". Për shembull, pasagjeri i parë mund të shikojë një film (duke dëgjuar audio rrethuese me kufje pa tela) ndërsa drejtuesi shikon udhëzimet e navigimit.3

RRJETI WI-FI BRENDA MAKINËS

RRJETI WI-FI BRENDA MAKINËS

Paketa opsionale Connect Pro ofron një rrjet me valë Wi-Fi që përdor antenën e fuqishme të jashtme të XF-së - duke i lejuar pasagjerëve të lidhin me valë deri në tetë pajisje me rrjetin Wi-Fi të XF-së1.

AFISHIMI BALLOR ⁵

Përqendrohuni në rrugë me opsionin Afishimi Ballor që përdor teknologji me lazer. Ky sistem i fjalës së fundit të teknologjisë projekton një sërë informatash të rëndësishme mbi xhamin e përparmë. Të dukshme qartë nën rrezet e diellit, imazhet e saj të pastra, të ndritshme dhe të krijuara me lazer mund të shfaqin shpejtësinë e automjetit, lundrimin, njoftimet e kontrollit të navigimit dhe të dhënat e njohjes së trafikut rrugor, aty ku është e mundur.

Mjetet e paraqitura në përmbajtjen e filmuar në këtë faqe mund të mos jenë përfaqësime të sakta të përmirësimeve dhe shtesave të fundit. Ju lutemi referojuni shitësit tuaj lokal të Jaguar për specifikimet e fundit.

EKRANI INTERAKTIV I DREJTUESIT

Ekrani Interaktiv i Drejtuesit 12.3”4 me qartësi të lartë siguron informacionin përkatës të drejtimit, duke përfshirë navigacionin me ekran të plotë me harta 3D, pikërisht aty ku ju nevojitet. Rezolucioni i lartë siguron qartësinë më të madhe, ndërsa motorët e përpunimit të rafinuar ofrojnë grafikë me lëvizje të qetë dhe të mprehtë.

AUDIO

Sistemi i Audios Jaguar (180W) siguron gamë akustike të jashtëzakonshme me 8 altoparlantë. Për eksperiencë dëgjimi të përmirësuar, zgjidhni ndërmjet sistemi opsional Meridian™ Sound System (380W) me 10 altoparlantë dhe një bas me dy kanale ose sistemin Meridian Surround Sound (825W) me 16 altoparlantë dhe një bas me dy kanale. Kudo që ju ose pasagjerët tuaj të uleni në XF, të gjithë do të shijoni një përvojë akustike të pasur dhe të rrethuar.

EKSPLORO MERIDIAN

Dizajni bashkëkohor i Jaguar i vlerësuar me çmime, dinamika e avancuar e lëvizjes dhe info-zbavitja brenda makinës e fjalës së fundit së teknologjisë e veçon XF-në nga konkurrenca. Përdorni konfiguruesin për të krijuar XF-në tuaj të përsosur.

Ndërto vetë

1 Funksionaliteti në linjë dhe lidhshmëria Wi-Fi varen nga instalimi i një mikro-karte SIM me një kontratë të dhënash të përshtatshme. Paketa Connect Pro përmban shërbime të abonimit që mund të zgjaten pas afatit fillestar të këshilluar nga shitësi Jaguar. Karakteristikat e InControl, opsionet dhe disponueshmëria e tyre mbesin të varura nga tregu - pyesni shitësin e Jaguar për disponueshmërinë në tregun lokal dhe kushtet e plota. Informacioni dhe imazhet e shfaqura në lidhje me teknologjinë InControl, duke përfshirë ekranet ose sekuencat, u nënshtrohen përditësimeve të softuerit, kontrollit të versionit dhe ndryshimeve të tjera të sistemit/vizuale në varësi të opsioneve të zgjedhura. Lidhshmëria me rrjetin celular nuk mund të garantohet në të gjitha vendndodhjet. Aplikacionet e InControl dhe Remote App duhet të shkarkohen nga dyqani Apple/Play. Të gjitha karakteristikat brenda automjetit duhet të përdoren nga drejtuesit vetëm kur janë të sigurt për ta. Drejtuesit duhet të sigurohen se janë në kontroll të plotë të automjetit në çdo kohë. 
2 Secure Tracker është një shërbim me abonim që mund të zgjaten pas afatit fillestar të këshilluar nga shitësi Jaguar. 
3 Kërkon Navigation Pro, CD/ DVD Player dhe Meridian™ Sound System/Meridian TM Surround Sound System". 
4 Kërkon Navigation Pro. 
5 Kërkon xham të përparmë solar. 

Informacioni dhe imazhet e shfaqura në këtë faqe në lidhje me teknologjinë InControl, duke përfshirë ekranet ose sekuencat, u nënshtrohen përditësimeve të softuerit, kontrollit të versionit dhe ndryshimeve të tjera të sistemit/vizuale në varësi të opsioneve të zgjedhura. Ju lutemi të konsultoheni me shitësin tuaj lokal të Jaguar për informacionet më të përditësuara dhe specifike të tregut. 
Të gjitha karakteristikat brenda automjetit duhet të përdoren nga drejtuesit vetëm kur janë të sigurt për ta. Drejtuesit duhet të sigurohen se janë në kontroll të plotë të automjetit në çdo kohë.