• Jaguar F-PACE

    Makina Jaguar sportive më praktike.

  • JAGUAR E-PACE

    Makina SUV e parë kompakte nga Jaguar është një kombinim unik i pamjes, shkathtësisë dhe ngarjes dinamike.

  • JAGUAR I-PACE

    Prezantimi i SUV të parë tërësisht elektrik të performancës nga Jaguar

  • Jaguar F-TYPE

    Ringjallëse ndjesish, makinë sportive Jaguar e pastër.

  • Jaguar XE

    Vetura më e përparuar, efikase dhe e rafinuar që Jaguar ka prodhuar ndonjëherë.

  • Jaguar XF

    Veturë biznesi luksoz me dizajn të veçantë, dinamike dhe me teknologjinë e fundit.

  • Jaguar XJ

    Veturë luksoze, e bollshme dhe e bukur por dhe fuqishmërisht e shkathët.

  • SVO

    SVO ofron performancën e fundit në Jaguar, luksin dhe teknologjinë.

TAPICERIA

Kabina e XF-së ofron zgjedhje luksi dhe hapësirë të bollshme të shkëlqyer.

Emërtimi

Lorem ipsum dolor si.

luaj
Mjetet e paraqitura në përmbajtjen e filmuar në këtë faqe mund të mos jenë përfaqësime të sakta të përmirësimeve dhe shtesave të fundit. Ju lutemi referojuni shitësit tuaj lokal të Jaguar për specifikimet e fundit.

ZEJTARI BASHKËKOHORE

Brenda XF-së, një sërë materialesh bashkëkohore janë modeluar në mënyrë të shkëlqyer për të ofruar rehati të jashtëzakonshme dhe një ndjenjë të mirëqenies.

Ndërto vetë

SI ASNJË TJETËR

Nga levat e marshit prej alumini tek timoni prej lëkure të butë të grimcuar, çdo element i kabinës së XF 300 SPORT është projektuar në detaje dhe punuar bukur.

NË VENDIN E DREJTUESIT

NË VENDIN E DREJTUESIT

Hapni derën e XF-së dhe butoni Start ju tërheq brenda. Duke pulsuar me rrahje zemre, ai krijon një lidhje emocionale midis drejtuesit dhe makinës. Rrahja e dyfishtë prej 72 në minutë është i njëjtë me një mace jaguar kur pushon. Tani shtypni butonin Start dhe XF-ja zgjohet. Me koreografi të përsosur, grykat e ajrit rrotullohen për tu hapur, përzgjedhësja rrotulluese prej sateni të zi1 ngrihet butësisht, motori hungërin - të gjitha ju frymëzojnë të ecni përpara.

MATERIALET MË TË MIRA

Lëkura dhe rimesoja janë zgjedhur me kujdesin më të madh për të siguruar që brenda XF-së gjithçka të jetë luksoze në prekje. Nëse preferoni fibra karboni ose rimeso druri për të plotësuar përzgjedhjen e bukur të lëkurës, XF-ja juaj gjithmonë do të duket dhe ndihet e duhura.

NDENJËSET E XF 300 SPORT

Këto ndenjëse sportive me 14 pozicione paraqesin qepje kontrasti të verdhë me gjilpërë dyshe dhe stampim 300 SPORT te mbështetëset e kokës.

ZBULO MË SHUMË
DETAJET E DIZAJNIT

DETAJET E DIZAJNIT

XF kombinon mjeshtërinë e përpiktë me materialet bashkëkohore për të ofruar një mori opsionesh të brendshme. Lëkura cilësore Windsor e grimcuar me qepje dyshe, e butë mund të plotësohet me rimeso të shkëlqyera dhe materiale cilësore në një zgjedhje ngjyrash.

PERSONALIZIMI

Nga rimesot moderne, llojet e materialeve me cilësi të lartë dhe artikujt prej lëkure në shumëllojshmërinë e kombinimeve të ngjyrave, ju mund të krijoni një XF që i përshtatet stilit tuaj. Ju mund të shtoni edhe fjalët tuaja në pragjet me ndriçim.

NDËRTO VETË
HAPËSIRA PËR TU ÇLODHUR

HAPËSIRA PËR TU ÇLODHUR

Kabina e XF-së është një destinacion i luksit, zgjedhjes dhe hapësirës së bollshme. Përmasat bujare të hapësirës së kokës dhe këmbëve në pjesën e pasme i shtojnë rehatisë së shkëlqyer për pasagjerët. Ndriçimi i Ambientit të Brendshëm gjithashtu përmirëson atmosferën e XF-së, ndërkohë që dritat e leximit LED ofrojnë ndriçim personal të qartë.

MENDIM NË AJËR TË PASTËR

Për të përmirësuar cilësinë e ajrit, XF Sportbrake ofron një sistem opsional të ri të jonizimit të ajrit. Me këtë sistem, ajri kalon përmes një jonizuesi që filtron dhe pastron fluksin e ajrit përpara se të qarkullojë brenda kabinës. Kjo neutralizon aromat, si dhe minimizon bakteret dhe ndotjen për një mjedis më të këndshëm dhe të shëndetshëm në kabinë.

luaj

NJË LUHATJE E LEHTË

Duke futur dritë edhe më natyrale në ambientet e brendshme, tavani panoramik i fiksuar 1.6m2 e i disponueshëm në XF Sportbrake është tavani më i madh i përbërë nga një xham i vetëm në këtë klasë. Ekziston gjithashtu opsioni e një tavani të mbyllur që mund të hapet dhe të mbyllet me një luhatje të lehtë të dorës tuaj pa pasur nevojë të hiqni sytë nga rruga.

luaj

Dizajni bashkëkohor i Jaguar i vlerësuar me çmime, dinamika e avancuar e lëvizjes dhe info-zbavitja brenda makinës e fjalës së fundit së teknologjisë e veçon XF-në nga konkurrenca. Përdorni konfiguruesin për të krijuar XF-në tuaj të përsosur.

Ndërto vetë

1 Vetëm transmisioni automatik.