• Jaguar F-PACE

    Makina Jaguar sportive më praktike.

  • JAGUAR E-PACE

    Makina SUV e parë kompakte nga Jaguar është një kombinim unik i pamjes, shkathtësisë dhe ngarjes dinamike.

  • JAGUAR I-PACE

    Prezantimi i SUV të parë tërësisht elektrik të performancës nga Jaguar

  • Jaguar F-TYPE

    Ringjallëse ndjesish, makinë sportive Jaguar e pastër.

  • Jaguar XE

    Vetura më e përparuar, efikase dhe e rafinuar që Jaguar ka prodhuar ndonjëherë.

  • Jaguar XF

    Veturë biznesi luksoz me dizajn të veçantë, dinamike dhe me teknologjinë e fundit.

  • Jaguar XJ

    Veturë luksoze, e bollshme dhe e bukur por dhe fuqishmërisht e shkathët.

  • SVO

    SVO ofron performancën e fundit në Jaguar, luksin dhe teknologjinë.

XF PURE SALOON

Esenca e XF-së. Performanca Jaguar e fokusuar te drejtuesi e kombinuar me efikasitet.

EMETIME TË GAZIT CO2 në g/km

Të ulëta deri 129‡ në versionin Manual
Të ulëta deri 138‡ në versionin Automatik

EKONOMI E KARBURANTIT e kombinuar l/100km

Nga 4.9‡ në versionin Manual
Nga 5.2‡ në versionin Automatik

Një pamje e mrekullueshme, aerodinamike me tapiceri bashkëkohore që përputhet. XF Pure ofron rehati dhe siguron sistemin InControl të info-zbavitjes së Jaguar përmes një ekrani me prekje 10” për të bërë më të këndshëm drejtimin e makinës. Nëse doni të vendosni theksin në ecurinë apo ekonominë, një sërë motorësh dhe transmisionesh janë në dispozicion.

EKSPLORO XF SPORTBRAKE Ndërto vetë

FINESË E QARTË

Ju do të gjeni teknologjinë më të fundit dhe zejtarinë bashkëkohore në XF Pure. Ndenjëse e ndryshueshme në 8x8 pozicione dhe rimeso me shkëlqim të zi të punuar me dorë ofrojnë rehati dhe stil. Përmirëson çdo drejtim një sistem info-zbavitës i avancuar dhe një sistem Jaguar Sound System 125W me 8 altoparlantë.

BËRTHAMA E PERFORMANCËS

BËRTHAMA E PERFORMANCËS

XF ofron një sërë motorësh nga motori 2.0 litërsh me 4 cilindra E-Performance 163PS që jep emetime CO2 deri në 134g/km, deri në motorin 2.0 litërsh me 4 cilindra 300PS me shpejtësi 0-100km/h në 5.9 sekonda. Nëse doni efikasitetin ose performancën e Jaguar, ekziston një XF për ju.

ZGJEDHJA E TRANSMISIONIT

ZGJEDHJA E TRANSMISIONIT

XF është në dispozicion me një transmision manual me 6 shpejtësi1 ose automatik me 8 shpejtësi. Versioni manual jep ndryshime të lehta, të sakta dhe nivele të shkëlqyera të rehatisë. Ndërsa versioni automatik është i qetë me ndërrim të shpejtë për përshpejtim pa mundim.

Imazhi tregon transmisionin automatik.

KOSTOJA TOTALE E PRONËSISË

KOSTOJA TOTALE E PRONËSISË

Ne kemi projektuar XF-në për ta mbajtur koston totale të pronësisë të ulët. Ajo mund të sjellë efikasitet të lakmueshëm me shifra të mira të ekonomisë së karburantit prej 5.1 l/100km dhe emetime të CO2 deri në 134g/km.

BËJE XF-në TËNDEN

Me një koleksion të gjerë aksesorësh të jashtëm dhe të brendshëm në dispozicion, XF është gati të përputhet me stilin tuaj dhe stilin e jetës tuaj.

SHIKONI OPSIONET DHE AKSESORËT

1 Transmisioni manual disponohet në motorët Ingenium 2.0 litërsh me 4 cilindra 163PS (E-Performance) dhe 2.0 litërsh me 4 cilindra 180PS me naftë me turbokomprimues.
2 Disponueshmëria e këtyre karakteristikave, dhe nëse është standard ose opsional, varet nga tregu. Ju lutemi të konsultoheni me shitësin tuaj lokal të Jaguar për detaje.
3 Karakteristikë standarde vetëm me transmisionin automatik.
‡NEDC (New European Driving Cycle) është cikli i mëparshëm i përdorur për të matur konsumin e karburantit dhe emetimet në automjetet për pasagjerë në Evropë. WLTP (Worldwide harmonised Light vehicle Test Procedure) është procesi i ri në fuqi nga viti 2017, i cili mat karburantin, konsumin e energjisë, distancën dhe emetimet. Kjo është projektuar për të dhënë shifra më afër sjelljes reale të automjetit. Teston automjetet me pajisje opsionale dhe me një procedurë më rigoroze të testimit dhe profilin e ngarjes. Shifrat tregohen për NEDC dhe testet e ciklit të ri WLTP. Dallimi në shifra është për shkak të një ndryshimi në mënyrën se si testohen automjetet, sesa një reduktim i performancës.