• Jaguar F-PACE

    Makina Jaguar sportive më praktike.

  • JAGUAR E-PACE

    Makina SUV e parë kompakte nga Jaguar është një kombinim unik i pamjes, shkathtësisë dhe ngarjes dinamike.

  • JAGUAR I-PACE

    Prezantimi i SUV të parë tërësisht elektrik të performancës nga Jaguar

  • Jaguar F-TYPE

    Ringjallëse ndjesish, makinë sportive Jaguar e pastër.

  • Jaguar XE

    Vetura më e përparuar, efikase dhe e rafinuar që Jaguar ka prodhuar ndonjëherë.

  • Jaguar XF

    Veturë biznesi luksoz me dizajn të veçantë, dinamike dhe me teknologjinë e fundit.

  • Jaguar XJ

    Veturë luksoze, e bollshme dhe e bukur por dhe fuqishmërisht e shkathët.

  • SVO

    SVO ofron performancën e fundit në Jaguar, luksin dhe teknologjinë.

Play

TAPICERIA

Nga ekrani me prekje 10” deri te rimesoja e punuar me dorë, XJ ofron standarde të jashtëzakonshme të teknologjisë, luksit dhe rehatisë†. Zbuloni cilësi të zejtarisë në të gjithë brendinë që e veçon XJ-në nga të tjerat.
CO2 EMISSIONS g/km

As low as 99 on Manual
As low as 106 on Automatic

FUEL ECONOMY Combined mpg (l/100km)

From 75.0 (3.8) on Manual
From 68.9 (4.1) on Automatic

†Automjetet e paraqitura në video mund të mos jenë përfaqësime të sakta të përmirësimeve dhe shtesave të fundit. Ju lutemi referojuni shitësit tuaj lokal Jaguar për specifikimet më të fundit.

Brendësia e XJ është aq teknologjikisht e avancuar sa është edhe luksoze. Cilësia e zejtarisë në të gjithë kabinën e dallon nga të tjerat. XJ përmban teknologjinë më të fundit brenda makinës të lidhshmërisë për t'ju informuar dhe argëtuar. Me zgjedhje të gjerë ngjyrash, materialesh dhe shtresash, tapiceria pasqyron qartësinë dhe pastërtinë e karrocerisë.

NDËRTO VETË
HAPËSIRË PËR FRYMËMARRJE

HAPËSIRË PËR FRYMËMARRJE

Brenda XJ-së, përshtypja e hapësirës theksohet nga çatia panoramike dhe spastrimi i rimesos së punuar me dorë që vazhdon rreth kabinës. Ndjesia e luksit ndikohet nga elemente emocionuese sportive dhe ndriçimi i fosforit blu krijon një prekje elegante. Në këtë mënyrë kurrë nuk thjesht udhëtoni në XJ por transportoheni në një vend tjetër.

DIMENSION TJETËR

DIMENSION TJETËR

Modelet XJ me bosht qendror të gjatë e ngrejnë luksin e hapësirës në nivel tjetër pa kompromentuar bukurinë e karrocerisë së XJ-së. Duke ofruar më shumë se një metër hapësirë për këmbët për pasagjerët e pasmë, është mjedisi i përsosur për të punuar, për të shijuar një sërë mundësish argëtimi ose thjesht të shtriheni dhe të relaksoheni.

ZEJTARI PA TË META

Mbështetëset e kokës së XJ50-së janë të stampuara me Jaguarin kërcyes. Gdhendja e kroskotit dhe mbështetësja e përparme e krahut paraqesin logon XJ50 dhe rimesoja me dru arre me shkëlqim ofron një theks të pasur dhe kontrasti brenda kabinës.

ÇDO DETAJ MERRET PARASYSH

ÇDO DETAJ MERRET PARASYSH

Kabina e bollshme e XJ-së në pjesën e pasme është krijuar për të përkëdhelur. Mund të zgjerohet më tej me ekrane 10.2” me definicion të lartë dhe mbështetëse qendrore të krahut, e cila mban kontrollet multimediale dhe komandat e ndenjëseve para dhe mbrapa, si dhe hapësirë ruajtëse të dobishme. Tavolinat e palosshme të biznesit, dritat LED të leximit, mbështetës këmbësh me palosje dhe grila elektrike të dritareve të pasme janë gjithashtu të disponueshme për rehati, voli dhe privatësi.

LËKURË ME TEGELA NË FORMË DIAMANTI

LËKURË ME TEGELA NË FORMË DIAMANTI

Në modelet e XJ Portfolio, Autobiography dhe XJ50 tapiceria prej lëkure ka një model të sofistikuar me tegela në formë diamanti për fjalën e fundit në luks.

TEKNOLOGJI NËN JUSH

Ndenjëset multi-funksionale të XJ ju japin kontroll të plotë për rehatinë tuaj personale. Dy vendet e përparme dhe të pasme kanë përshtatje elektrike, kështu që pozicioni i përsosur i ndenjëses larg sa prekja e një butoni. Edhe pas shumë orësh pas timonit, do të dilni nga XJ i freskët dhe i vëmendshëm.

PËRMES XHAMIT ZMADHUES

Pamja nga brenda XJ është e jashtëzakonshme: një tavan xhami panoramik, që reflekton ngrohjen, fashitet mbrapa dhe mbi ndenjëset e pasme. Filtron rrezet UV dhe mbush brendinë me dritë natyrale duke e bërë të ndjehet e ajrosur, me gjallëri të madhe dhe në sajë të nuancës efektive, shumë private.

LUKS I PERSONALIZUAR

LUKS I PERSONALIZUAR

Kabina e XJ është bashkëkohore dhe luksoze, e krijuar për të nxitur shqisat. Ju mund ta personalizoni brendinë me një zgjedhje materialesh dhe për të përmbushur standardet tuaja të kërkuara. Shtrirje të gjera të lëkurës së butë dhe rimesove të bukura i japin XJ-së atmosferën e saj të veçantë dhe luksoze.

XJ është vetura supreme e Jaguar. Është kombinimi i përsosur i teknologjisë së përparuar, me dinamikë të automjeteve sportive dhe luks pompoz. Krijoni XJ-në tuaj të përsosur me konfiguruesin tonë.

Ndërto vetë

* *Karakteristikat dhe disponueshmëria e tyre mund të ndryshojnë sipas specifikimeve të automjeteve dhe tregut. Ju lutemi të konsultoheni me shitësin tuaj lokal të Jaguar për më shumë informacion.