• Jaguar F-PACE

    Makina Jaguar sportive më praktike.

  • JAGUAR E-PACE

    Makina SUV e parë kompakte nga Jaguar është një kombinim unik i pamjes, shkathtësisë dhe ngarjes dinamike.

  • JAGUAR I-PACE

    Prezantimi i SUV të parë tërësisht elektrik të performancës nga Jaguar

  • Jaguar F-TYPE

    Ringjallëse ndjesish, makinë sportive Jaguar e pastër.

  • Jaguar XE

    Vetura më e përparuar, efikase dhe e rafinuar që Jaguar ka prodhuar ndonjëherë.

  • Jaguar XF

    Veturë biznesi luksoz me dizajn të veçantë, dinamike dhe me teknologjinë e fundit.

  • Jaguar XJ

    Veturë luksoze, e bollshme dhe e bukur por dhe fuqishmërisht e shkathët.

  • SVO

    SVO ofron performancën e fundit në Jaguar, luksin dhe teknologjinë.

XJ

Vetura supreme e Jaguar, kombinimi i përsosur i teknologjisë së përparuar, me dinamikë të automjeteve sportive dhe luks pompoz.

EMETIME CO2 NË g/km

Të ulëta deri 185*

EKONOMI E KARBURANTIT e kombinuar l/100km

Deri në 7,0*

XJ ripërkufizon çfarë duhet të jetë një makinë luksoze. Është kombinimi dramatik i bukurisë, luksit dhe fuqisë. Ofron gatishmëri dhe jep një eksperiencë freskuese dinamike lëvizëse. Për pasagjerin, kabina është ndërtuar për t'u shtrirë dhe relaksuar. Sistemi i fjalës së fundit të teknologjisë Touch-Pro i Jaguar është standard bashkë me përmirësimet e tjera si brenda dhe jashtë. XJ zotëron fenerë LED të plotë dhe drita të pasme. Asnjë makinë nuk duket ose ndihet, si XJ.

NDËRTO VETË

STIL DHE ELEGANCË

XJ ofron cilësi dhe zejtari në çdo sipërfaqe, lakim apo vijë. Zgjidhni nga gama e tapicerive elegante, duke përfshirë ndenjëse lëkure ngjyrë fildishi të butë të grimcuar me vrima me qepje tegel me kroskotin e sipërm ngjyrë abanozi, tavanin prej kamoshi me ngjyrë abanozi, rimeso e zezë shkëlqyese me motive.

EKSPLORO PAMJEN E JASHTME

STYLE AND ELEGANCE

Lorem ipsum dolor si.

BOSHTI QENDROR STANDARD OSE I GJATË

Me Boshti Qendror Standard (SWB) ose Boshti Qendror të Gjatë (LWB), çdo XJ është mjedisi i përkryer për punë ose kohë të lirë. Modelet LWB gjithashtu përmbajnë mbi një metër hapësirë këmbësh dhe një udhëtim unik të tipit “limuzinë” me parametra të rishikuara të suspensionit për rehati akoma më të madhe.

XJ ME BOSHT QENDROR STANDARD XJ ME BOSHTI QENDROR TË GJATË
ZYRTARISHT E JASHTËZAKONSHME

XJ mori vlerësimin total më të lartë të cilësisë në segmentin e makinave luksoze të sondazhit Strategy Vision Inc. 2016 Total Quality ImpactTM. Ky studim gjithëpërfshirës mat përvojën e përgjithshme të pronësisë ku drejtuesve u kërkohet të vlerësojnë të gjitha aspektet e blerjes, zotërimit dhe ngasjes së tyre. Mbulon gjithçka nga besueshmëria te emocioni i ngasjes dhe besnikëria ndaj automjeteve. Jemi krenar që XJ u vlerësua “i jashtëzakonshëm” nga gjyqtarët më të mirë të çdo makine - pronarët.

DIZAJN NË LËVIZJE

Stili deklarues i XJ-së përfshin një grilë madhështore përpara, me detaje rrjetë, fenerë të fuqishëm LED të plotë dhe drita LED të pasme me një grafik shirit të veçantë. Karakteri i tij i fuqishëm reflektohet në qëndrimin e ulët, të gjerë dhe të gjatë të linjës së gjatë të tendosur të mesit.

EKSPLORO PAMJEN E JASHTME

* Automjetet e paraqitura në video mund të mos jenë përfaqësime të sakta të përmirësimeve dhe shtesave të fundit. Ju lutemi referojuni shitësit tuaj lokal Jaguar për specifikimet e fundit.

XJ50 VARIANTI SPECIAL

Frymëzuar nga e kaluara, projektuar nga e tashmja. Varianti Special i 50 vjetorit feston 50 vite të Jaguar XJ me karakteristika ekskluzive të dizajnit dhe vëmendje të përpiktë ndaj detajeve.

Eksploro XJ50

QETËSI E BRENDSHME

Jashtëzakonisht luksoze, ju do të zbuloni cilësi të zejtarisë në të gjithë brendinë e XJ-së që veçon nga të tjerat. Ju kurrë nuk udhëtoni thjesht në XJ, ju transportoheni në një vend tjetër.

EKSPLORO PAMJEN E BRENDSHME

I FUQISHËM, I PËRGJEGJSHËM, INTELIGJENT

Çdo motor XJ sjell një kombinim të shkëlqyer të performancës, rafinimit dhe efikasitetit. Gama ofron zgjedhjen e një motori V6 me naftë me turbokomprimues ose tre motorë benzine. Motorët me benzinë përfshijnë motorin V6 3.0 litërsh me superkomprimues dhe motorin e fuqishëm të XJR575 V8 5.0 litërsh 575PS me superkomprimues. Të gjithë motorët kanë funksionin Ndal/Ndiz për të përmirësuar më tej efikasitetin e karburantit të XJ dhe për të zvogëluar emetimet e CO2.

EKSPLORO EKSPERIENCËN E DREJTIMIT

BUKURI. FORCË. SHKATHTËSI

Arkitektura e trupit e gjitha prej alumini e XJ nuk është vetëm e fortë dhe e ngurtë por gjithashtu jashtëzakonisht e lehtë. Me perçina dhe pa asnjë nyje të vetme të salduar, me shasi 100 për qind prej alumini monokok dhe struktura e trupit e bëjnë këtë një nga makinat më të lehta në klasën e vet. Raporti i shkëlqyer fuqi-peshë përmirëson të gjitha aspektet e performancës dhe ndërtimi monokok ofron ngurtësi të rritur për manovrim të përmirësuar si dhe përfitime sigurie të shkëlqyera.

EKSPLORO EKSPERIENCËN E DREJTIMIT

MAKINA ME LIDHJE TË MIRA

Me Remote Premium tashmë opsion standard në XJ, mund të monitoroni automjetin nga telefoni inteligjent. Kontrolloni nivelet e karburantit, siguroni makinën nga distanca, caktoni temperaturën e përsosur brenda kabinës dhe gjeni lehtësisht XJ-në me sinjalizim akustik dhe drita vezulluese. Dhe kur të keni hyrë brenda makinës, Touch Pro, sistemi i info-zbavitjes brenda makinës i brezit të ardhshëm, vendos të gjitha kontrollet kryesore dhe një botë argëtimi në majë të gishtave tuaj.

EKSPLORO TEKNOLOGJINË BRENDA MAKINËS
XJ PËR BIZNES

XJ PËR BIZNES

Jaguar XJ sjell teknologjitë më të fundit dhe luksin e rafinuar në flotën tuaj, duke siguruar që drejtuesit të shijojnë kohën pas timonit. XJ gjithashtu ka kuptim të mirë të biznesit, duke ofruar efikasitet të shkëlqyeshëm falë arkitekturës së lehtë prej alumini dhe motorëve të fuqishëm, efikas me naftë.

EKSPLORO GAMËN

EKSPLORO GAMËN

Shfletoni linjën XJ dhe zbuloni kombinimet tuaja perfekte të performancës, manovrimit dhe rehatisë.

XJ ME BOSHT QENDROR STANDARD
XJ ME BOSHTI QENDROR TË GJATË