Mirëmbani, përditësoni dhe personalizoni automjetin tuaj Jaguar.
TEKNOLOGJIA E JAGUAR
SHËRBIMET E LIDHURA
Qëndroni lidhur me botën tuaj kudo që ndodheni falë InControl - një tërësi shërbimesh dhe aplikacionesh, që ju mundësojnë lidhje të lehtë dhe të sigurt me automjetin tuaj Jaguar dhe njëkohësisht me botën përreth.
Bëjeni çdo udhëtim më të kënaqshëm nëpërmjet aplikacionit Remote, teknologjisë qendrore të kabinës së Jaguar tuaj. Merrni gjithçka nën kontroll falë veçorive të kontrollit klimatik, si dhe veçorive të argëtimit dhe sigurisë.
Përfitoni prej servisit transparent dhe të qartë, që përfshin çmime fikse dhe video të vlerësimit të automjetit tuaj, të dërguara drejtpërdrejt në inbox-in tuaj.
Mbajeni automjetin tuaj Jaguar gati për të ardhmen nëpërmjet Kujdesit të zgjatur, programit tonë të posaçëm të servisit dhe mirëmbajtjes për automjetet e përdorura mbi tre ose pesë vjet*.
Personalizojeni automjetin tuaj Jaguar falë gamës së gjerë të aksesorëve të projektuar posaçërisht për automjetin tuaj, duke përfshirë aksesorët për kafshët shtëpiake.