Për të përfituar nga shërbimet e lidhura dhe abonimet e automjetit tuaj Jaguar, nevojitet që, fillimisht, të aktivizoni llogarinë tuaj InControl dhe të regjistroni automjetin tuaj. Këta hapa mund t’i kryeni në faqen e internetit Jaguar InControl. Pas aktivizimit, mund të shihni statusin e automjetit tuaj, historikun e itinerareve dhe të lidhni llogaritë e palëve të treta (si Spotify) nëpërmjet llogarisë suaj InControl.
Shërbimet tuaja InControl do të aktivizohen vetëm pasi të keni krijuar llogarinë dhe të keni kryer të gjithë hapat e mëposhtëm.
Nëse keni blerë një automjet të përdorur, do t’ju duhet të kontrolloni nëse është pajisur me sistemin InControl.
Konsola e sipërme e automjetit tuaj duhet të ketë dy kapakë, që mund të shtypen për t’u hapur, duke zbuluar butonin SOS Emergency Call (Thirrja SOS e emergjencës) (ikona SOS) dhe butonin Optimised Jaguar Assistance (Asistenca e Optimizuar nga Jaguar) (ikona e çelësit mekanik). Nëse butoni SOS Emergency Call (Thirrja SOS e emergjencës) është i ndezur dhe butoni Optimised Jaguar Assistance (Asistenca e Optimizuar nga Jaguar) është i fikur, mund ta krijoni dhe aktivizoni llogarinë tuaj InControl duke përdorur lidhjen më sipër.
Nëse shihni se butoni Optimised Jaguar Assistance (Asistenca e Optimizuar nga Jaguar) është i ndezur, ju lutemi, kontaktoni shitësin tuaj të autorizuar për ndihmë, pasi nuk do të mund ta lidhni vetë automjetin me llogarinë tuaj InControl.
Në varësi të sistemit tuaj, vendoseni kartën SIM në hapësirën e emërtuar ‘SIM’ ose ‘MICRO SIM’ në konsolën qendrore. Sigurohuni që karta SIM të jetë puthitur plotësisht dhe konektorët metalikë të jenë lart.
Pasi ta keni vendosur kartën, përdorni lidhjen e mëposhtme për të aktivizuar lidhjen me internetin.
Kur ta përdorni Navigacionin për herë të parë, do t’ju kërkohet të krijoni profilin dhe llogarinë tuaj. Në këtë mënyrë, do të mund të ruani destinacionet tuaja të preferuara, itineraret e mëparshme dhe cilësimet e navigacionit.
Teknologjia Bluetooth ju lejon të lidhni në distancë një telefon të përputhshëm dhe aplikacionet përkatëse me automjetin tuaj Jaguar. Më pas, pajisja mund të kontrollohet nëpërmjet aktivizimit zanor dhe timonit ose ekranit me prekje për lehtësi dhe siguri më të lartë.
Për informacione të hollësishme rreth mënyrës së lidhjes së telefonit tuaj, vizitoni qendrën tonë të posaçme Connectivity.