A duhet ta shkarkoj InControl Apps dhe përditësimet nëpërmjet Wi-Fi?
InControl Apps dhe përditësimet mund të shkarkohen nëpërmjet lidhjes 3G. Rekomandohet shkarkimi nëpërmjet Wi-Fi për të reduktuar kostot e internetit celular dhe për të garantuar një lidhje të qëndrueshme.
Si ta instaloj një aplikacion të përputhshëm?
Hapni InControl Apps në telefonin tuaj inteligjent dhe shihni listën Not installed apps (Aplikacionet e painstaluara) deri sa të gjeni aplikacionin që dëshironi të instaloni. Në varësi të pajisjes suaj, zgjedhja e aplikacionit do t’ju drejtojë te Google Play ose Apple App Store. Shkarkojeni dhe instalojeni si zakonisht. Ikona e aplikacionit të ri do të shfaqet në seksionin Installed (Të instaluara) kur të lidhni telefonin tuaj inteligjent me automjetin tuaj më pas.
A duhet të krijoj një llogari për të përdorur disa nga aplikacionet?
Do t’ju rekomandonim që, pasi të shkarkoni aplikacione të palëve të treta nga Google Play ose Apple App Store, ta hapni fillimisht aplikacionin në telefon përpara se ta lidhni atë me automjetin. Aplikacioni mund të ketë leje që duhet të miratohen ose mund të nevojitet krijimi i një llogarie përpara përdorimit të tij në automjet.
Gjatë përdorimit të InControl Apps, përse audioja luhet nëpërmjet boksit të telefonit tim Android dhe jo nëpërmjet sistemit zanor të automjetit?
Telefonat Android duhet të lidhen me Touch Pro nëpërmjet Bluetooth-it dhe USB-së.
InControl Apps është instaluar në pajisjen time, por nuk po lidhet me automjetin
Gjatë lidhjes së telefonit tuaj me automjetin, sigurohuni që pajisja juaj të jetë e shkyçur, kasa ose mbrojtëset e ekranit të mos jenë të mbyllura (disa mund ta kyçin automatikisht telefonin kur mbyllen), që të gjitha aplikacionet e hapura të jenë mbyllur dhe që telefoni të jetë lidhur me portën USB të posaçme për InControl Apps (është emërtuar). Nëse nuk arrini ta zgjidhni problemin në këtë mënyrë, kontrolloni nëse pajisja juaj është e përputhshme duke vizituar faqen e internetit të përputhshmërisë në adresën www.landrover.com.
A duhet ta hap aplikacionin përpara lidhjes me automjetin?
Jo, në telefonat iPhone, nëse aplikacioni nuk është hapur, do t’ju shfaqet një njoftim në telefon për të lejuar hapjen e aplikacionit. Nëse përdorni një telefon Android, ju mund të zgjidhni Always Allow (Lejo gjithmonë) kur t’ju kërkohet, në mënyrë që të mos ju shfaqen më njoftime për hapjen. Mos harroni se telefoni juaj duhet të jetë i shkyçur gjatë lidhjes. Pasi pajisja juaj të jetë lidhur, nuk do të nevojitet ndërveprim i mëtejshëm
me telefonin.
Telefoni im është lidhur dhe mund t’i shoh aplikacionet, por bokset në kabinë nuk nxjerrin tingull. Si të lidhem me Bluetooth-in?
Kur të lidhni telefonin, në Ekranin me prekje do t’ju shfaqet një mesazh për View (Shihni) dhe Bluetooth Settings (Cilësimet e Bluetooth). Për të aksesuar audion nëpërmjet InControl Apps, pajisja juaj duhet të jetë e lidhur me automjetin nëpërmjet Bluetooth-it. Duke zgjedhur Bluetooth Settings (Cilësimet e Bluetooth), ju do të mund të ndiqni hapat për lidhjen e telefonit tuaj. Në lidhjen pasardhëse, mesazhi për Bluetooth Settings (Cilësimet e Bluetooth) do të zëvendësohet nga View and Listen (Shih dhe dëgjo) kur telefoni juaj është lidhur me Bluetooth-in, por nuk është burimi aktiv i audios. Nëse ende nuk arrini të dëgjoni tingull, sigurohuni që telefoni juaj inteligjent të jetë i lidhur me automjetin duke ndjekur hapat e renditur në seksionin e pronarëve të jaguar.co.uk. Gjithashtu, sigurohuni që volumi i audios në telefon dhe në automjet të jetë i lartë.
A do të funksionojë InControl Apps kur automjeti është në lëvizje?
Për arsye sigurie, disa aspekte të InControl Apps reduktohen ose çaktivizohen kur automjeti është në lëvizje.
Bëra një telefonatë dhe m’u desh ta shkyçja iPhone tim përpara se ta përdorja InControl Apps sërish. Përse?
Kjo është një veçori sigurie nga Apple. Kur bëni një thirrje telefonike më të gjatë sesa opsioni Auto-Lock (Kyçja automatike), telefoni do të kyçet pavarësisht lidhjes me InControl Apps. Ju mund ta caktoni Auto-Lock (Kyçja automatike) në iPhone që të mos aktivizohet asnjëherë, si më poshtë: Settings (Cilësimet)> General (Të përgjithshme) > Auto-Lock (Kyçja automatike) dhe zgjidhni Never (Asnjëherë). Shënim: Cilësimi Never (Asnjëherë) për Auto-Lock (Kyçja automatike) mund të mos jetë i disponueshëm në disa rrethana, si në rastin kur iPhone juaj ka cilësime administratori korporate, që kërkojnë një kod pin për t’u aksesuar.
Kur e lidh telefonin tim me automjetin, më shfaqet gjithnjë një mesazh në pajisje për të lejuar lidhjen. Si ta ndaloj shfaqjen e këtij mesazhi?
Në iPhone, mund ta shmangni mesazhin duke shtypur butonin home (faqja kryesore) përpara lidhjes me InControl Apps. Në pajisjet Android, mesazhi përfshin një kutizë konfirmimi për të shmangur mesazhet e ardhshme për lidhjet me automjetin.
Ku duhet ta mbaj pajisjen time gjatë kohës së lidhjes me InControl Apps?
Ju duhet ta mbani pajisjen pranë portës USB të posaçme për InControl Apps.