A do të mund ta rinovoj abonimin tim?
Po, vizitoni faqen e abonimeve (https://www.jaguar.co.uk/owners/incontrol/subscriptions/index.html) për informacione të mëtejshme ose kontaktoni Shitësin tuaj të autorizuar.
Për sa kohë mund të rinovohen abonimet për InControl?
Abonimet për InControl mund të rinovohen vetëm për një periudhë 12-mujore. Nëse e rinovoni abonimin pas përfundimit të atij aktual, periudha e abonimit të ri do të fillojë në datën e rinovimit. Nëse e rinovoni përpara përfundimit të abonimit tuaj aktual, abonimi i ri do të fillojë pas përfundimit të abonimit aktual, pa ndërprerje shërbimi.
Si mund ta shoh se sa kohë më ka mbetur në abonimin tim aktual?
Shkoni te Settings (Cilësimet) > All settings (Të gjitha cilësimet) > Navigation settings (Cilësimet e navigacionit) > Connected services licence (Licensa e shërbimeve të lidhura). Këtu shfaqet data e përfundimit dhe të gjitha veçoritë e disponueshme. Ato mund të ndryshojnë në varësi të vendit të blerjes së automjetit tuaj.
Cilat veçori kërkojnë një abonim të vlefshëm?
• Land Rover Optimised Assistance (Asistenca e Optimizuar nga Land Rover)
• Land Rover Emergency Call (Thirrja e emergjencës drejt Land Rover)
• Real - Time Traffic Information (Informacioni për trafikun në kohë reale)
• Kërkimet në kohë reale
• Çmimi i karburantit (ku funksionon)
• Disponueshmëria e parkimit për automjetin (ku funksionon)
• Vendndodhjet e kamerave të sigurisë (ku funksionon)
• Aplikacionet Live (ku funksionon)
A duhet të kryej veprime të tjera përveç rinovimit të abonimit në internet për të pasur akses te shërbimet në vijimësi?
Nëse abonimi juaj është ende aktiv, atëherë nuk duhet të kryeni veprime të tjera. Nëse abonimi juaj ka përfunduar, atëherë duhet të siguroheni që automjeti juaj të qëndrojë në një zonë me mbulim sinjali celular të mirë gjatë rinovimit, në mënyrë që të mund të kontaktohet për përditësimet e shërbimeve. Përditësimet e shërbimeve mund të kërkojnë kohë për t’u përpunuar, në varësi të nivelit të mbulimit të sinjalit celular. Ju do të merrni një email për konfirmimin e aktivizimit të plotë të shërbimeve tuaja.
A është e mundur ta rinovoj abonimin tim nëpërmjet telefonit?
Jo, rinovimi duhet të kryhet nëpërmjet lidhjes personale të dërguar në email.
A mund ta ndërroj shërbimin ekzistues me një produkt tjetër?
Fatkeqësisht, për momentin, të gjitha zgjedhjet e produkteve janë përfundimtare dhe abonimet aktive në një automjet nuk mund të ndryshohen.
Po planifikoj të ndryshoj automjetin tim, a do të mund ta transferoj abonimin tek automjeti i ri?
Abonimet për InControl janë të lidhura me automjetin përkatës të abonuar dhe do të vijojnë të jenë të lidhura me atë automjet pavarësisht llogarisë shoqëruese të klientit.
Çfarë ndodh nëse e shes automjetin tim të pajisur me InControl?
Nëse e shisni, këmbeni apo transferoni pronësinë e automjetit tuaj privatisht, ju duhet ta hiqni automjetin nga llogaria juaj InControl. Për ta bërë këtë, hyni në faqen e internetit My Jaguar InControl dhe zgjidhni Vehicle Settings (Cilësimet e automjetit) në faqen e panelit të automjeteve dhe zgjidhni Remove Vehicle (Hiqni automjetin) sipas Termave dhe Kushteve të InControl. Shërbimet InControl do t’i transferohen pronarit të ri të automjetit tuaj për pjesën e mbetur të periudhës së abonimit, në varësi të zbatimit të hapave për krijimin e llogarisë InControl nga ana e pronarit të ri.
Sapo e kam shitur automjetin tim. A mund të më kthehen paratë për abonimin që kam paguar?
Jo, abonimi për InControl i përket automjetit. Periudha e kthimit të parave për abonimet është 14 ditë pas blerjes.
Çfarë ndodh nëse nuk e rinovoj abonimin?
Nëse nuk rinovoni një ose më shumë abonime InControl, atëherë shërbimet përkatëse të lidhura me to do të çaktivizohen në automjetin tuaj në datën e përfundimit. Ju do të mund të vijoni t’i përdorni këto shërbime deri në datën e përfundimit të abonimit tuaj.
Jam shpërngulur në një vend tjetër pas kryerjes së abonimit aktual, a mundem ta rinovoj?
Ju mund ta rinovoni abonimin tuaj në internet nëse jeni shpërngulur në një nga pesë vendet ku mund të kryhet procesi i rinovimit në internet (Mbretëri e Bashkuar, Francë, Gjermani, Itali dhe Spanjë). Nëse jeni shpërngulur në një vend tjetër, që nuk përfshihet në këtë listë, ju lutemi të kontaktoni me Qendrën e Marrëdhënies me Klientin.
Për sa kohë është i vlefshëm abonimi im?
Abonimi fillestar zakonisht përkon me periudhën e garancisë së automjetit, por kjo mund të varet nga tregu. Ju lutemi, kontaktoni Shitësin tuaj të autorizuar për hollësi të mëtejshme.
A mund të lidh më shumë sesa një automjet me llogarinë time InControl?
Po, ju mund të lidhni më shumë sesa një automjet në llogarinë tuaj InControl. Për të shtuar një automjet tjetër në llogarinë tuaj, shkoni te www.jaguarincontrol.com/owner, klikoni tek Add Vehicle (Shtoni automjet) në krye të faqes së panelit të automjeteve dhe ndiqni hapat për shtimin e automjetit tuaj të ri në llogarinë tuaj ekzistuese InControl.
Çfarë ndodh nëse telefoni im humbet ose vidhet?
Jaguar i këshillon klientët t’i sigurojnë në mënyrën e duhur pajisjet e tyre. Nëse telefoni juaj humbet ose vidhet, ju mund të hyni në Llogarinë tuaj InControl nëpërmjet faqes së internetit My Jaguar InControl dhe të ndryshoni fjalëkalimin dhe kodin tuaj PIN.
Cilat versione të shfletuesve të internetit dhe & sistemeve operative mund të përdoren me aplikacionet dhe faqet e internetit të disponueshme?
Aplikacioni telefonik InControl Apps: Android 4.2 ose më i ri Apple iPhone 5 ose më i ri. Aplikacioni Route Planner: Android 4.3 ose më i ri Apple iPhone 4s ose më i ri, që punon me iOS 8.0 ose më të ri. Faqja e internetit Route Planner: Internet Explorer 9, 10, 11, Firefox 36, 37, Chrome 37, 38, Safari 7.1, 8. Sistemet operative të pranuara për faqen e internetit Route Planner: Windows 7, 8, 10 Mac OSX Mavericks ose më i ri.
A më tarifohen kosto shtesë nëse përdor Shërbimet InControl?
Pasi të jeni abonuar, ju do të tarifoheni vetëm për përdorimin e njësive të internetit dhe thirrjet e kryera nga aplikacioni telefonik InControl Remote në përputhje me kontratën tuaj të shërbimit celular.
Përse duhet të hyj në llogarinë time InControl për rinovimin e abonimit?
Ne kërkojmë që të hyni në llogarinë tuaj InControl për të verifikuar të dhënat tuaja dhe informacionin e automjetit tuaj. Jaguar nuk do t’ju kërkojë asnjëherë që të paguani për shërbimet InControl pa vërtetuar llogarinë tuaj InControl.
Ku mund t’i gjej të dhënat e hyrjes në llogari?
Të dhënat tuaja për të hyrë në llogari janë email-i dhe fjalëkalimi që përdorni për faqen e internetit My Jaguar InControl dhe aplikacionin telefonik InControl Remote. Nëse nuk i mbani mend, mund të përdorni lidhjen për harrimin e fjalëkalimit në faqen e hyrjes, që do t’ju drejtojë te faqja e internetit My Jaguar InControl për të rivendosur fjalëkalimin. Më pas, do të mund të hyni në llogari për të vijuar me rinovimin e abonimit tuaj. Për të aksesuar aplikacionin telefonik InControl Remote dhe Portalin My Jaguar InControl pas rivendosjes së fjalëkalimit tuaj, ju duhet të hyni sërish në llogari me të dhënat e reja.
Nuk më kujtohet fjalëkalimi im, si të vendos një të ri?
Të dhënat e hyrjes janë të njëjta me të dhënat tuaja për faqen e internetit My Jaguar InControl. Për t’i gjetur sërish, ju lutemi të vizitoni faqen e internetit My Jaguar InControl dhe të rivendosni fjalëkalimin tuaj. Më pas, do të mund të hyni në llogari për të vijuar me rinovimin e abonimit tuaj. Për të aksesuar aplikacionin telefonik InControl Remote dhe faqen e internetit My Jaguar InControl pas rivendosjes së fjalëkalimit tuaj, ju duhet të hyni sërish në llogari me të dhënat e reja.
Sa do të kushtojë rinovimi i abonimeve për Remote dhe Secure?
£36 (remote, protect) / £260 (remote/ protect dhe secure)
Si ta kuptoj nëse e kam InControl Remote në automjetin tim të përdorur?
Konsola e sipërme do të ketë dy kapakë, që mund të shtypen për t’u hapur, duke zbuluar butonin e thirrjes së emergjencës (ikona SOS) dhe butonin Jaguar Assistance (Asistenca nga Jaguar) (ikona e çelësit mekanik). Nëse jeni në mëdyshje, ju lutemi, kontaktoni shitësin tuaj të autorizuar.
Çfarë është InControl Remote/Protect?
Jaguar InControl Remote dhe Protect përfshijnë akses tek aplikacioni telefonik InControl Remote, që ju mundëson lidhjen në distancë me automjetin tuaj kudo ku ndodheni.
Cilat janë përfitimet e InControl Remote/Protect?
Thirrja SOS e emergjencës: Në një aksident ku hapen airbagët, Thirrja SOS e emergjencës do t’u dërgojë automatikisht informacionin kryesor shërbimeve të emergjencës, si dhe do të kryejë një thirrje ndërmjet jush dhe operatorit të emergjencës, duke reduktuar vonesën për garantimin e sigurisë suaj. Më pas, operatori do t’i dërgojë shërbimit përkatës të emergjencës vendndodhjen tuaj të saktë. Gjithashtu, ju mund ta aktivizoni thirrjen duke shtypur butonin SOS Emergency Call (Thirrja SOS e emergjencës) në konsolën e sipërme. Aplikacioni Remote: Ju mund të qëndroni në kontakt me Jaguarin tuaj falë aplikacionit telefonik InControl Remote. Gjejeni automjetin tuaj në një parking të ngarkuar duke përdorur hartën dhe shkarkoni itineraret për shpenzimet e punës. Gjithashtu, mund të kontrolloni edhe nivelin e karburantit përpara udhëtimeve dhe të shkarkoni itineraret tuaja për t’ju lehtësuar kompensimin e shpenzimeve të kilometrazhit të përshkuar për arsye pune.
Çfarë ndodh nëse nuk e rinovoj abonimin e InControl Remote/Protect?
Nëse nuk e rinovoni abonimin e InControl Remote ose InControl Protect, atëherë shërbimet shoqëruese do të çaktivizohen në automjetin tuaj pas përfundimit të abonimit.
A do të qëndrojë aktive veçoria e Thirrjes SOS të emergjencës?
Nëse nuk e rinovoni shërbimin e Thirrjes SOS të emergjencës si pjesë të abonimit tuaj të InControl Protect ose Remote, atëherë shërbimi i thirrjes së emergjencës do të jetë aktiv, por i kufizuar [për 10 vjet nga data e fillimit të periudhës së garancisë]. Megjithatë, ofruesit e shërbimit të emergjencës për Jaguar dhe/ose Jaguar mund të mos kenë më akses në të dhënat tuaja personale të kontaktit (emri, adresa, numri i telefonit), ndaj do të jenë në gjendje që t’ju kontaktojnë ose lokalizojnë vetëm nëpërmjet automjetit tuaj, në pikën e thirrjes së emergjencës. Ky informacion do të vijojë të jetë i disponueshëm për ofruesit e shërbimit të emergjencës, për sa kohë që automjeti juaj të jetë i lidhur me llogarinë tuaj InControl.
Nëse dëshironi që informacioni juaj të mos përdoret për këtë qëllim, ju lutemi të vizitoni faqen e internetit My Jaguar InControl për ta hequr automjetin përkatës nga llogaria juaj InControl.
1. Hyni në llogarinë tuaj InControl duke përdorur kredencialet e llogarisë
2. Zgjidhni lidhjen Vehicle Settings (Cilësimet e automjetit) në faqen kryesore
3. Zgjidhni opsionin Remove Vehicle (Hiqni automjetin)
4. Vendosni numrin PIN pasi t’ju kërkohet
5. Ju do të merrni një email ku konfirmohet se automjeti është hequr nga llogaria juaj InControl.
Çfarë është InControl Secure?
Në rast se automjeti juaj vidhet, Qendra e Monitorimit të Automjeteve të Vjedhura do t’ju njoftojë menjëherë dhe do të kontaktojë policinë për të përcaktuar vendndodhjen e saktë të automjetit tuaj. Kjo mund të kryhet automatikisht ose duke kontaktuar direkt Qendrën e Monitorimit të Automjeteve të Vjedhura. Integrimi i një sistemi Stolen Vehicle Tracking (Gjurmimi i automjeteve të vjedhura) ofron përfitime lidhur me disa polica për sigurimin e automjetit. Ju lutemi, flisni me agjentin e sigurimit për informacion të mëtejshëm.
Cilat janë përfitimet e InControl Secure?
Në rast se automjeti juaj vidhet, Qendra e Monitorimit të Automjeteve të Vjedhura do t’ju njoftojë menjëherë dhe do të kontaktojë policinë për të përcaktuar vendndodhjen e saktë të automjetit tuaj. Kjo mund të kryhet automatikisht ose duke kontaktuar direkt Qendrën e Monitorimit të Automjeteve të Vjedhura.
Integrimi i një sistemi Stolen Vehicle Tracking (Gjurmimi i automjeteve të vjedhura) ofron përfitime lidhur me disa polica për sigurimin e automjetit. Ju lutemi, flisni me agjentin e sigurimit për informacion të mëtejshëm.
Çfarë ndodh nëse nuk e rinovoj abonimin e InControl Secure?
Nëse nuk e rinovoni abonimin e InControl Secure, ju nuk do të jeni në gjendje ta përdorni veçorinë Stolen Vehicle Tracking (Gjurmimi i automjeteve të vjedhura). Në disa raste, kjo gjë mund të cenojë primin e sigurimit dhe mundësinë e sigurimit të automjetit tuaj. Ju lutemi, kontaktoni ofruesin e sigurimit tuaj për informacione të mëtejshme lidhur me ndikimin e mospasjes së Stolen Vehicle Tracking (Gjurmimi i automjeteve të vjedhura) në automjetin tuaj.
A mund të përdoret InControl Remote dhe Secure në automjetin tim?
Aktualisht, ne i ofrojmë rinovimet vetëm për automjetet e pajisura me InControl Remote dhe Secure në pikën e shitjes. Nëse automjeti juaj nuk është i pajisur me veçorinë InControl Remote ose InControl Secure, atëherë ato nuk mund të vendosen.
Përse kam InControl Remote dhe Secure?
InControl Remote dhe InControl Secure ishin veçori të ofruara në pikën e shitjes së automjetit tuaj. Automjetet u pajisën fillimisht me abonime për kohëzgjatjen e Periudhës së Garancisë (zakonisht 3 vjet).
Kompania ime e sigurimit ka kërkuar një certifikatë gjurmimi, si mund ta marr atë?
Hyni në llogarinë tuaj InControl nëpërmjet një laptopi ose kompjuteri desktop, klikoni te vehicle settings (cilësimet e automjetit) dhe më pas te view certificate (shihni certifikatën).
Sa do të kushtojë rinovimi i Pro Services (licensa e hartëzimit)?
Kostoja për rinovimin e licensës suaj të hartëzimit për 1 vit është £89 dhe për 3 vite është £129.
Si mund t’i përditësoj Pro Services (licensa e hartëzimit)?
Ju duhet të vizitoni https://www.jaguar.here.com/, hyni duke përdorur të dhënat e llogarisë suaj Navigation (Navigacioni) dhe zgjidhni shtesën që dëshironi. Ju lutemi, vini re se këtë mund ta kryeni vetëm kur licensa e hartëzimit të ketë përfunduar
Si mund ta krijoj llogarinë time në InControl dhe të aktivizoj Shërbimet InControl?
Nëse shitësi juaj i autorizuar nuk e ka aktivizuar paraprakisht llogarinë dhe shërbimet InControl, atëherë vizitoni www.jaguarincontrol.com/owner dhe ndiqni hapat për krijimin e llogarisë suaj InControl dhe aktivizimin e shërbimeve InControl.
Si ta blej InControl?
Produktet InControl zgjidhen gjatë porositjes së automjetit tuaj, pasi pajisjet harduerike mund të vendosen vetëm në fabrikë.
Kam blerë një automjet të përdorur, si mund ta krijoj llogarinë time në InControl dhe të aktivizoj Shërbimet InControl?
Fillimisht verifikoni nëse automjeti juaj është i pajisur për përdorimin e Shërbimeve InControl. Konsola e sipërme e automjetit tuaj duhet të ketë dy kapakë, që mund të shtypen për t’u hapur, duke zbuluar butonin SOS emergency call (Thirrja SOS e emergjencës) (ikona SOS) dhe butonin Optimised Jaguar Assistance (Asistenca e Optimizuar nga Jaguar) (ikona e çelësit mekanik). Nëse butoni SOS Emergency Call (Thirrja SOS e emergjencës) është i ndezur dhe butoni Optimised Jaguar Assistance (Asistenca e Optimizuar nga Jaguar) është i fikur, atëherë vizitoni www.jaguarincontrol.com/owner dhe ndiqni hapat për krijimin e llogarisë suaj në InControl dhe aktivizimin e shërbimeve InControl. Nëse e keni blerë automjetin tuaj nga një shitës i autorizuar, ky i fundit do t’ju ndihmojë me këtë proces. Nëse shihni se butoni Optimised Jaguar Assistance (Asistenca e Optimizuar nga Jaguar) është i ndezur, ju lutemi, kontaktoni shitësin tuaj të autorizuar për ndihmë, pasi nuk do të mund ta lidhni vetë automjetin me llogarinë tuaj InControl.
Si ta kuptoj nëse shërbimet e mia InControl janë aktivizuar?
Pasi ta keni kryer me sukses procesin e aktivizimit të InControl, Shërbimet tuaja InControl do të jenë aktive dhe ju do të njoftoheni nëpërmjet email-it në adresën e shënuar gjatë procesit të aktivizimit. Në ndezjen e radhës së motorit tuaj, dritat e butonave SOS Emergency Call (Thirrja SOS e emergjencës) dhe Optimised Land Rover Assistance (Asistenca e Optimizuar nga Land Rover), të vendosur në konsolën e sipërme të automjetit tuaj, duhet të jenë të ndezura.
A mund ta përmirësoj paketën time InControl ose ta blej InControl për automjetin tim aktual?
Aktualisht, ju mund ta përdorni InControl në automjetin tuaj vetëm nëse e keni zgjedhur si veçori gjatë porositjes. Duke qenë se pajisja harduerike vendoset në fabrikë, ajo nuk mund të montohet pasi automjeti të jetë ndërtuar. Jemi duke shqyrtuar opsione për të ardhmen.
Po nëse automjeti im është ndërtuar fillimisht për një treg ndryshe nga adresa ime e faturimit?
Nëse automjeti juaj është ndërtuar për një treg që nuk përputhet me adresën tuaj të faturimit, shërbimet e disponueshme për automjetin tuaj mund të funksionojnë ndryshe nga sa është përshkruar në Termat dhe Kushtet e Paketës InControl, ose mund të mos jenë të disponueshme. Praktikat e trajtimit të të dhënave mund të ndryshojnë nga ato të parashikuara në Termat dhe Kushtet e Paketës InControl dhe në Politikën e Privatësisë. Ju lutemi, kontaktoni me Qendrën e Marrëdhënies me Klientin nëse keni pyetje.
Kur do të fillojë abonimi im?
Abonimi juaj i përditësuar do të fillojë që prej datës së përfundimit të abonimit tuaj aktual. Shërbimi juaj nuk do të ndërpritet. Nëse e rinovoni abonimin pas përfundimit të atij aktual, abonimi i ri do të fillojë në datën e blerjes. Në këtë rast, këshillohet që të siguroheni që automjeti juaj do të jetë në një zonë me mbulim rrjeti celular të mirë për të kryer përditësimin në distancë të shërbimeve.
Kur do të merret pagesa?
Pagesa do të merret menjëherë pas konfirmimit të blerjes.
Cilat alternativa pagese pranoni?
Ne pranojmë alternativat e mëposhtme të pagesës:
- Kartë krediti/debiti
- Paypal
A ofroni kthim parash?
Ju mund të kërkoni kthimin e parave brenda 14 ditëve nga data e konfirmimit të abonimit tuaj nga ne. Ju lutemi, kontaktoni Qendrën tonë të Marrëdhënies me Klientin. Nëse kërkesa juaj miratohet, atëherë ne do ta përpunojmë kthimin e parave në metodën origjinale të kryerjes së pagesës dhe do t’ju njoftojmë me email pas përpunimit. Ju lutemi të prisni 5-10 ditë pune për konfirmimin e kthimit të parave në llogarinë tuaj bankare.
Deklaratë për Çaktivizimin e shërbimit - Nëse nuk rinovoni një ose më shumë abonime InControl, atëherë shërbimet përkatëse të lidhura me to do të çaktivizohen në automjetin tuaj në datën e përfundimit. Ju do të mund të vijoni t’i përdorni këto shërbime deri në datën e përfundimit të abonimit tuaj.
Kam paguar dy herë gabimisht për abonimin tim, a mund të m’i ktheni paratë?
Duhet të kontaktoni Shërbimin e Klientit të Jaguar dhe të përcaktoni numrat e porosive për pagesat e kryera.
Po përpiqem të rinovoj abonimin tim pas email-it që më keni dërguar, por kam harruar fjalëkalimin, kam klikuar te forgotten password (keni harruar fjalëkalimin), por më shfaqet Token Expired (Sesioni skadoi). Si duhet të veproj tani?
Duhet të vizitoni incontrol.jaguar.com dhe të klikoni te forgotten password (keni harruar fjalëkalimin) dhe të gjeneroni një email të ri për fjalëkalimin e harruar. Më pas, do të mund të krijoni një fjalëkalim të ri.
Jam përpjekur të rinovoj abonimin tim InControl Remote/Protect, por më shfaqet mesazh gabimi, si duhet të veproj?
Ju lutemi, kontaktoni Shërbimin e Klientit të Jaguar në adresën dhe paraqisni fotografi të gabimeve të shfaqura, në mënyrë që çështja të shqyrtohet.
Si mund t’i ndërpres shërbimet e mia InControl?
Për të ndërprerë shërbimet tuaja InControl, shkoni në faqen e internetit My Jaguar InControl, klikoni te Vehicle Settings (Cilësimet e automjetit) në faqen e panelit të automjeteve dhe, më pas, te Remove Vehicle (Hiqni automjetin).
Ju lutemi, vini re se llogaria juaj do të vijojë të jetë aktive edhe nëse nuk është lidhur me ndonjë automjet. Gjithashtu, ju mund ta fshini llogarinë tuaj, nëse nuk keni automjet tjetër të lidhur me të dhe/ose nëse nuk dëshironi që ta mbani më në përdorim. Për këtë, shtypni seksionin My Account (Llogaria ime), zgjidhni Remove Account (Hiqni llogarinë) dhe klikoni te butoni Remove Account (Hiqni llogarinë).
Nëse vendos ta shes automjetin tim, si mund t’i fshij të dhënat e mia personale?
Fillimisht, dilni nga çdo llogari e lidhur me automjetin tuaj. Më pas, fshini të gjitha profilet dhe pastroni historikun e kërkimit. Opsionet për këta hapa ndodhen në Navigation settings (Cilësimet e navigacionit) dhe Live settings (Cilësimet e Live).
Çfarë ndodh nëse e shes automjetin tim të pajisur me InControl?
Nëse e shisni, këmbeni apo transferoni pronësinë e automjetit tuaj privatisht, ju duhet ta hiqni automjetin nga llogaria juaj InControl. Për ta bërë këtë, hyni në faqen e internetit My Jaguar InControl dhe zgjidhni Vehicle Settings (Cilësimet e automjetit) në faqen e panelit të automjeteve dhe zgjidhni Remove Vehicle (Hiqni automjetin) sipas Termave dhe Kushteve të InControl.
Shërbimet InControl do t’i transferohen pronarit të ri të automjetit tuaj për pjesën e mbetur të periudhës së abonimit, në varësi të zbatimit të hapave për krijimin e llogarisë InControl nga ana e pronarit të ri.
Si ta përditësoj adresën e e-mail-it, të dhënat e kontaktit dhe preferencat
Për të përditësuar të dhënat tuaja, shkoni te www.jaguarincontrol.com/owner dhe hyni në llogarinë tuaj. Më pas, zgjidhni My Account (Llogaria ime) ose shkoni te Settings (Cilësimet)/My Account në aplikacionin telefonik InControl Remote, ku do të mund të përditësoni të dhënat tuaja të kontaktit, të ndryshoni fjalëkalimin tuaj ose të rivendosni kodin PIN.
Çfarë u ndodh të dhënave të mia, kush ka akses tek ato dhe a kam unë akses tek ato?
Të gjitha të dhënat ruhen në përputhje me kërkesat për mbrojtjen e të dhënave të vendit ku është kryer blerja e automjetit. Për informacion të mëtejshëm, referojuni politikës së privatësisë për Jaguar InControl.
Çfarë ndodh nëse harroj fjalëkalimin tim për aplikacionin telefonik InControl Remote?
Zgjidhni opsionin Forgot your password (Keni harruar fjalëkalimin) në faqen e hyrjes së aplikacionit telefonik InControl Remote ose në faqen e internetit My Jaguar InControl dhe ndiqni hapat përkatës.
Shitësi juaj lokal i autorizuar do të jetë i disponueshëm për t’u përgjigjur pyetjeve tuaja rreth sistemit të informacionit dhe argëtimit në pikën e shitjes ose nëpërmjet telefonit.
Funksionet dhe opsionet e InControl-it dhe disponueshmëria e tyre mbeten në varësi të tregut - flisni me Shitësin tuaj të autorizuar për disponueshmërinë në tregun vendas dhe kushtet e plota. Disa veçori vijnë me abonim i cili do të kërkojë rinovim të mëtejshëm pas afatit fillestar të këshilluar nga Shitësi juaj i autorizuar. Lidhja celulare nuk mund të garantohet në të gjitha vendndodhjet.