EKSPLORONI JAGUAR I-PACE

EKSPLORONI JAGUAR I-PACE

DIZAJN PËRPARIMTAR

Eksterier i rafinuar, i punuar për të reduktuar rezistencën ndaj ajrit.

I-Pace 24MY
KLIKONI PËR TË BASHKËVEPRUAR
THJESHTËSI ELEGANTE

THJESHTËSI ELEGANTE

Një organizim i rafinuar dhe finitura të sofistikuara. Një pamje elegante gjithëpërfshirëse.

PLOTËSISHT ELEKTRIK

Performancë elektrifikuese. Një mjet me zero shkarkime nga marmita.

LIRI PA DRUAJTJE

LIRI PA DRUAJTJE

Përshkoni distanca më të gjata pa u shqetësuar për asgjë. Udhëtoni më gjatë dhe me siguri ndërsa Pivi Pro1 shfaq të gjitha pikat e karikimit përgjatë rrugës.

SPECIFIKAT E DREJTIMIT ELEKTRIK

DISTANCA PËR KARIKIM ELEKTRIK (DERI NË)

470 KM**

Distanca e pritshme reale sipas WLTP-së, deri në 470km.

KOHA E KARIKIMIT

8,5 orë*

Plotësisht i karikuar duke përdorur një karikues AC 11kW.

EMETIMET

0 CO2

Një mjet me zero shkarkime nga marmita.

AKSELERIMI

4,8 sekonda

I aftë të arrijë 0-100km/h në 4,8 sekonda.
FRENIMI RIKUPERUES

FRENIMI RIKUPERUES

Teknologjia e frenimit rikuperues e konverton energjinë e krijuar nga frenimi në fuqi të përdorshme, duke mundësuar rrugëtime më të gjata. Kontrollojeni plotësisht automjetin tuaj nëpërmjet njërës prej katër opsioneve të JaguarDrive Control për performancë, rehati, eficiencë dhe kushte atmosferike të vështira.

SUSPENSION I AVANCUAR

Suspensioni aktiv e redukton automatikisht lartësinë e automjetit gjatë udhëtimit me shpejtësi për të përmirësuar aerodinamikën. Sistemi Adaptive Dynamics monitoron dhe përshtat vazhdimisht suspensionin për të siguruar balancën maksimale ndërmjet rehatisë dhe reagueshmërisë.

NXITUR NGA TEKNOLOGJIA

Një ndjesi lidhjeje e pandërlikuar, me një gamë teknologjish në dispozicionin tuaj.

EKRAN I DYFISHTË INTUITIV

EKRAN I DYFISHTË INTUITIV

Përjetoni kontroll optimal nëpërmjet Ekranit të dyfishtë me prekje Pivi Pro. Shihni aplikacionet e medias, nivelet e karikimit dhe kontrollet e klimës pa qenë e nevojshme që të shkëputni vëmendjen nga destinacioni falë sistemit Connected Navigation.1.
KARIKIM ME VALË

KARIKIM ME VALË

Karikojeni pajisjen tuaj të përputhshme duke përdorur karikimin pa tel nga pajisja e vendosur në konsolën qendrore.

KONTROLLI KLIMATIK

Dizajnuar për eficiencë dhe rehati. Teknologjia Smart Climate kupton se sa persona ndodhen në automjet, duke krijuar zona ajri të posaçme dhe duke përmirësuar konsumin e energjisë me deri në 30 për qind.

VAZHDONI TË EKSPLORONI

MODELET

MODELET

Shikoni gamën e plotë të modeleve dhe specifikave.
PËRMBLEDHJE

PËRMBLEDHJE

Një balancë e përsosur ndërmjet inovacionit dhe dizajnit.

**Shihni shifrat mbi WLTP-në.
Shifrat e dhëna janë rezultat i testeve zyrtare të prodhuesit në përputhje me legjislacionin e BE-së, të kryera me një bateri plotësisht të karikuar. Vetëm për qëllime krahasimi. Shifrat reale mund të ndryshojnë. Shifrat për konsumin e energjisë dhe shifrat e distancës për karikim mund të ndryshojnë sipas faktorëve të tillë si stili i drejtimit, kushtet mjedisore, ngarkesa, montimi i rrotave, aksesorët e vendosur, itinerari konkret dhe gjendja e baterisë. Shifrat e distancës për karikim bazohen në automjetin që kalon në një rrugë të standardizuar.  


* Koha e karikimit do të varet nga disa faktorë, ku përfshihen, por pa u kufizuar: koha e përdorimit (mosha), gjendja, temperatura dhe karikimi ekzistues i baterisë; objekti i përdorur dhe kohëzgjatja e karikimit.


1Në varësi të tregut, rrjetit dhe sinjalit telefonik dhe llogarisë së përdoruesit. Për sistemin Connected Navigation, do të nevojitet abonim i mëtejshëm pas afatit fillestar të këshilluar nga shitësi juaj i autorizuar i Jaguar.


Funksionet, opsionet, shërbimet e palëve të treta dhe disponueshmëria e Pivi-t dhe InControl-it mbeten në varësi të tregut - kontaktoni shitësin tuaj të autorizuar të Jaguar për disponueshmërinë e tregut vendas dhe kushtet e plota. Disa veçori vijnë me abonim, i cili do të duhet të rinovohet më tej pas afatit fillestar të këshilluar nga Shitësi juaj i autorizuar. Lidhja e rrjetit celular nuk mund të garantohet në të gjitha vendndodhjet. Informacioni dhe imazhet e shfaqura në lidhje me teknologjinë InControl, duke përfshirë ekranet ose sekuencat, u nënshtrohen përditësimeve të softuerit, kontrollit të versionit dhe ndryshimeve të tjera të sistemit/vizuale në varësi të opsioneve të zgjedhura. Amazon, Alexa dhe të gjitha logot përkatëse janë marka tregtare të Amazon.com, Inc. ose të ndërlidhura me të. Disa nga funksionalitetet e Alexa varen nga teknologjia smart home. Përdorimi i sistemit Amazon Alexa kërkon të keni një llogari në Amazon.  


MeridianTM është një markë tregtare e regjistruar e Meridian Audio Ltd. Trifield dhe pajisja three fields/tri fushat është një markë tregtare e Trifield Productions Ltd.