JAGUAR I‑PACE PLOTËSISHT ELEKTRIK

JAGUAR I‑PACE PLOTËSISHT ELEKTRIK


Fitues i çmimit Automjeti Botëror i Vitit,
Dizajn Botëror Automjeti i Vitit dhe
Automjeti i Gjelbër Botëror*, Jaguar I-PACE
thyen rregullat e Automjeteve Elektrike (EV).


EKSPLORONI

DIZAJNI I EKSTERIERIT

Jaguar I-Pace Exterior Design
Dizajni elegant i fenerëve të përparmë përshtatet në mënyrë të përsosur me pamjen fine të Jaguar I-PACE, duke theksuar dizajnin e tij futuristik, krahas bojës saten, dritave LED të integruara dhe konturit karakteristik të dyfishtë në formë ‘J’.
Jaguar I-PACE vjen me mbrojtëse të theksuar të grilës së përparme dhe hapje të ngritur ajrimi mbi kofano, që i jep këtij automjeti një pamje aerodinamike. Pjesa e pasme e theksuar i jep mjetit një pamje të spikatur.
Eksterieri Black përfshin kornizat e dritareve anësore në ngjyrë të Zezë me shkëlqim, me xham të përparmë Graphite Atlas mat me kornizë në ngjyrë të Zezë me shkëlqim dhe kapakë pasqyrash anësore në ngjyrë të Zezë me shkëlqim. Logoja e zezë plotëson pamjen.
KLIKONI PËR TË BASHKËVEPRUAR

DIZAJNI I INTERIERIT

Jaguae I-Pace Interior Design
Në kuadër të finesës së jashtëzakonshëm të këtij mjeti, kapsulimi i sofistikuar i motorit redukton zhurmën, ndërsa dizajni elegant i eksterierit minimizon zhurmën e erës.
Arkitektura plotësisht elektrike e Jaguar I-PACE na mundëson të bëjmë bashkë mjeshtërinë luksoze, me një hapësirë ngarkese prej 656 litrash në pjesën e brendshme të automjetit.
Zgjidhni ndenjëset Sport ose Performance në një sërë materialesh. Alternativa e qëndrueshme KvadratTM ofron materiale të buta me pamje moderne.

E JASHTËZAKONSHME PËR TA DREJTUAR, E LEHTË PËR TË JETUAR ME TË

Përjetoni performancën marramendëse të Jaguar-it me përfitimin e drejtimit elektrik, si kostoja e ulët e të pasurit një mjet të tillë, zero
shkarkime nga marmita dhe garancia 8-vjeçare.

SPECIFIKAT E DREJTIMIT ELEKTRIK

DISTANCA PËR KARIKIM ELEKTRIK (DERI NË)

470 km**

Mund ta drejtoni automjetin për 470km me një karikim të plotë**.
Shifra mbi WLTP-në. Shifrat reale mund të variojnë sipas stilit tuaj të drejtimit.

KOHA E KARIKIMIT

8,5orë**

Duke përdorur një karikues AC 11kW, karikimi i plotë mund të kryhet brenda vetëm 8,5 orësh**. Ideale për ta karikuar gjatë natës në shtëpinë tuaj.
Koha e bazuar te përdorimi i një karikuesi shtëpiak AC 11kW.

EMETIMET

0CO2

Një mjet me zero shkarkime nga marmita.

AKSELERIMI

4,8sekonda

I aftë të arrijë 0-100km/h në 4,8 sekonda.

VEÇORITË

Jaguar I-Pace Features
Fuqi dhe dinamika emocionuese. Një mjet me zero shkarkime nga marmita. Me grup fuqie plotësisht elektrik, Jaguar I‑PACE është një automjet ideal për drejtuesit.
I pajisur me teknologji intuitive dhe reaguese, ku përfshihet sistemi i informacionit dhe argëtimit1 Pivi Pro dhe Amazon Alexa, me një gamë të gjerë veçorish kontrolli zanor.
Karikojeni lehtësisht në shtëpi ose në udhëtim mjetin Jaguar I‑PACE. Pivi Pro1 shfaq të gjitha pikat e karikimit përgjatë rrugës.

ZGJIDHNI MODELIN TUAJ

JAGUAR I-PACE R-DYNAMIC HSE

JAGUAR I-PACE R-DYNAMIC HSE

  • Fenerë të përparmë Matrix LED me dritat karakteristike dalluese të ditës (DRL)
  • Disqe 20" Style 5068, Diamond Turned me kontrast ngjyrë Gri e errët me shkëlqim
  • Pjesë e sipërme kabine panoramike e palëvizshme
  • Ndenjëse elektrike drejtuesi ‘memory’ me ngrohje dhe ftohje me 16 pozicione
  • Sistem zanor MeridianTM
JAGUAR I-PACE R-DYNAMIC SE

JAGUAR I-PACE R-DYNAMIC SE

  • Fenerë të përparmë LED me vendosjen karakteristike të dritave dalluese të ditës (DRL)
  • Disqe 20" Style 6007 Diamond Turned
  • Ndriçim kabine i konfigurueshëm
  • Ekran me prekje në pozicion të ulët
  • Karikim i pajisjes me valë
  • Sistem zanor MeridianTM
JAGUAR I-PACE R-DYNAMIC S

JAGUAR I-PACE R-DYNAMIC S

  • Fenerë të përparmë LED
  • Disqe 19" Style 5055, Diamond Turned me kontrast ngjyrë Gri e errët me shkëlqim
  • Ndenjëse sportive DuoLeather
  • Derë bagazhi elektrike
  • Paketa Online me plan interneti2
JAGUAR I-PACE 400 SPORT

JAGUAR I-PACE 400 SPORT

  • Fenerë të përparmë Matrix LED me dritat karakteristike dalluese të ditës (DRL) 
  • Disqe 22" Style 5056, Diamond Turned me kontrast ngjyrë Gri e errët me shkëlqim 
  • Ndenjëse Performance prej lëkure Windsor 
  • Sistem zanor MeridianTM
  • Paketa Online me plan interneti2

VAZHDONI TË EKSPLORONI

MODELET E JAGUAR I-PACE

MODELET E JAGUAR I-PACE

Shikoni gamën e plotë të modeleve.
SPECIFIKAT

SPECIFIKAT

Shikoni faktet dhe shifrat.
GALERIA

GALERIA

Shihni imazhet e Jaguar I-PACE.

** Shihni shifrat mbi WLTP-në.
Shifrat e dhëna janë rezultat i testeve zyrtare të prodhuesit në përputhje me legjislacionin e BE-së, të kryera me një bateri plotësisht të karikuar. Vetëm për qëllime krahasimi. Shifrat reale mund të ndryshojnë. Shifrat për konsumin e energjisë dhe shifrat e distancës për karikim mund të ndryshojnë sipas faktorëve të tillë si stili i drejtimit, kushtet mjedisore, ngarkesa, montimi i rrotave, aksesorët e vendosur, itinerari konkret dhe gjendja e baterisë. Shifrat e distancës për karikim bazohen në automjetin që kalon në një rrugë të standardizuar.

*Automjeti Botëror i Vitit, Dizajn Botëror Automjeti i Vitit dhe Automjeti i Gjelbër Botëror, të fituara në vitin 2019.

** Koha e karikimit do të varet nga disa faktorë, ku përfshihen, por pa u kufizuar: koha e përdorimit (mosha), gjendja, temperatura dhe karikimi ekzistues i baterisë; objekti i përdorur dhe kohëzgjatja e karikimit.

I lagësht: Vëllimi i matur duke simuluar hapësirën e ngarkesës të mbushur me lëng.

1Për sistemin Connected Navigation, do të nevojitet abonim i mëtejshëm pas afatit fillestar të këshilluar nga shitësi juaj i Jaguar.

2Mund të zbatohet politika e përdorimit të drejtë. Përfshin abonimin 1-vjeçar i cili mund të zgjatet pas afatit fillestar të këshilluar nga shitësi juaj i Jaguar.

Garancia për baterinë 90kWh të I-PACE vlen vetëm për 8 vjet ose 160.000km (100.000 milje) (cilado të arrihet më parë). Ajo shërben për rastet e defekteve të prodhimit ose nëse një shitës i Jaguar i certifikuar vlerëson se Gjendja Funksionale e baterisë ka rënë nën 70 për qind.

Veçoritë opsionale dhe disponueshmëria e tyre mund të ndryshojnë sipas specifikave të automjetit (modeli dhe grupi i fuqisë), ose të kërkojnë instalimin e veçorive të tjera për t'u përshtatur. Ju lutemi, kontaktoni shitësin tuaj lokal për më shumë detaje ose konfigurojeni automjetin tuaj në internet.

Kini parasysh se veçoritë standarde mund të zëvendësohen kur zgjidhni nivele alternative të pjesëve të brendshme. Veçoritë standarde mund të ndryshojnë edhe në varësi të vendit të blerjes, modelit të motorit dhe transmisionit.

Veçoritë në makinë duhet të përdoren nga drejtuesit vetëm kur është e sigurt për ta bërë këtë. Drejtuesit duhet të sigurohen që të kenë kontroll të plotë mbi mjetin gjatë gjithë kohës.

Funksionet, opsionet, shërbimet e palëve të treta dhe disponueshmëria e Pivi-t dhe InControl-it mbeten në varësi të tregut - kontaktoni shitësin tuaj të Jaguarit për disponueshmërinë e tregut vendas dhe kushtet e plota. Disa veçori vijnë me abonim, i cili do të duhet të rinovohet më tej pas afatit fillestar të këshilluar nga Shitësi juaj. Lidhja e rrjetit celular nuk mund të garantohet në të gjitha vendndodhjet. Informacioni dhe imazhet e shfaqura në lidhje me teknologjinë InControl, duke përfshirë ekranet ose sekuencat, u nënshtrohen përditësimeve të softuerit, kontrollit të versionit dhe ndryshimeve të tjera të sistemit/vizuale në varësi të opsioneve të zgjedhura.

Meridian është një markë tregtare e regjistruar e Meridian Audio Ltd. Trifield dhe pajisja three fields/tri fushat është një markë tregtare e Trifield Productions Ltd.