MODALITETET E DREJTIMIT TË HIBRIDIT ELEKTRIK ME KARIKIM (PHEV)

MODALITETET E DREJTIMIT TË HIBRIDIT ELEKTRIK ME KARIKIM (PHEV)

MODALITETET E DREJTIMIT TË AUTOMJETIT ELEKTRIK (PHEV)

Eksploroni modalitetet që ju mundësojnë të zgjidhni mënyrën optimale.

MODALITETI HIBRID

MODALITETI HIBRID

Modaliteti i drejtimit standard prioritizon automatikisht energjinë elektrike, për sa kohë nuk ju nevojitet fuqi shtesë nga motori me karburant, ose kur karikimi ka mbaruar.
MODALITETI I AUTOMJETIT ELEKTRIK (EV)

MODALITETI I AUTOMJETIT ELEKTRIK (EV)

I përzgjedhur manualisht me butonin në konsolë, modaliteti EV maksimizon kohën e shpenzuar duke përdorur energji elektrike. Sistemi do ta aktivizojë motorin me karburant vetëm nëse nevojitet fuqi maksimale.

OPTIMIZIMI I KONSUMIT EKONOMIK TË KARBURANTIT

Në modalitetin e drejtimit standard (Hibrid), ju mund ta optimizoni konsumin ekonomik të karburantit ose karikimin e baterisë duke përdorur njërën nga dy funksionet alternative të menaxhimit të karikimit:

FUNKSIONI SAVE

FUNKSIONI SAVE

I zgjedhur manualisht nëpërmjet ekranit me prekje të automjetit, funksioni SAVE/KURSE pengon rënien e karikimit të baterisë nën nivelin e zgjedhur. Në këtë mënyrë, ju do të mund të siguroni një udhëtim të qetë, me zero emetime nga marmita, për një moment të mëvonshëm në rrugëtimin tuaj.
FUNKSIONI I OPTIMIZIMIT PARASHIKUES TË ENERGJISË (PEO)

FUNKSIONI I OPTIMIZIMIT PARASHIKUES TË ENERGJISË (PEO)

Vendosja e një destinacioni në sistemin tuaj të navigacionit do të aktivizojë automatikisht funksionin PEO në automjetin tuaj. Nëpërmjet përdorimit të të dhënave gjeografike për të parashikuar rrugën, PEO kryen kalim inteligjent ndërmjet motorit elektrik dhe atij me karburant, për të maksimizuar konsumin ekonomik të karburantit gjatë udhëtimit. Në këtë mënyrë, reduktohen edhe emetimet nga marmita në zonat urbane.

MBËSHTETJE SHTESË

SI TA KARIKONI

SI TA KARIKONI

Kuptoni hapat e thjeshtë të karikimit të automjetit tuaj në shtëpi ose në vendndodhjen tuaj të radhës.
VENDOSJA NË PUNË

VENDOSJA NË PUNË

Për të përdorur sa më me efikasitet funksionet dhe veçoritë kryesore të automjetit tuaj, hapi i parë është lidhja e sistemit të informacionit dhe argëtimit dhe përcaktimi i kontrolleve në distancë për telefonin tuaj inteligjent.