AUTOMJETET JAGUAR PLOTËSISHT ELEKTRIKE DHE HIBRIDE

AUTOMJETET JAGUAR PLOTËSISHT ELEKTRIKE DHE HIBRIDE

Gjeni ndërthurjen e përsosur të performancës dhe eficiencës për ju.

Gama e automjeteve tona plotësisht elektrike dhe hibride është një shpalosje e re dhe e guximshme e performancës legjendare, teknologjisë inteligjente dhe dizajnit progresiv tërheqës nga Jaguar.

AUTOMJETET PLOTËSISHT ELEKTRIKE (BEV)

JAGUAR I-PACE

SUV-ja jonë e parë plotësisht elektrike, Jaguar I-PACE, ndërthur dizajnin e mirënjohur botërisht me performancën e një automjeti garash për t’ju ndihmuar të arrini shpejtësi 0-100km/orë në 4,8 sekonda (0-60mph në 4,5 sekonda). Dhe e bën këtë thuajse në heshtje të plotë dhe me zero emetime nga marmita.
JAGUAR I-PACE

AUTOMJETET HIBRIDE ME KARIKIM (PHEV)

JAGUAR F-PACE

JAGUAR F-PACE

SUV-ja jonë me performancë luksoze ofron një ndërthurje emocionuese të eficiencës së Hibridit me karikim, prakticitetit të përditshëm, dizajnit tërheqës dhe manovrimit si automjet sportiv.
JAGUAR E-PACE

JAGUAR E-PACE

Të gjitha përfitimet e një Hibridi me karikim me të gjitha kënaqësitë e një SUV-je kompakte. Jaguar E-PACE është një ndërthurje unike pamjeje, shkathtësie dhe drejtimi dinamik.

AUTOMJETET HIBRIDE ME BATERI (MHEV)

JAGUAR F-PACE

JAGUAR F-PACE

Teknologjia e hibridit me bateri ndërthuret me performancën luksoze. Jaguar F-PACE është një kombinim emocionues i prakticitetit të përditshëm, manovrimit dinamik dhe dizajnit tërheqës.
JAGUAR E-PACE

JAGUAR E-PACE

Me detaje tërheqëse dizajni në të gjithë strukturën dhe teknologji eficiente hibridi me bateri nën sipërfaqe, SUV-ja jonë e parë kompakte është ndërthurja e përsosur e shkathtësisë së një automjeti sportiv dhe eficiencës së përditshme.
JAGUAR XE

JAGUAR XE

Teknologjia e hibridit me bateri e përmirëson më tej limuzinën tonë sportive më të avancuar dhe eficiente në nivele të reja rafinimi dhe performance.
JAGUAR XF

JAGUAR XF

Limuzina luksoze profesionale me dizajn të veçantë dhe drejtim dinamik. Tani vjen me teknologji hibride me bateri për eficiencë edhe më të madhe në çdo udhëtim.

Jaguar Land Rover Limited është në kërkim të vazhdueshëm të mënyrave të përmirësimit të specifikave, dizajnit dhe prodhimit të automjeteve të veta, si dhe të pjesëve, aksesorëve dhe modifikimeve që kryhen vazhdimisht, dhe ne rezervojmë të drejtën e kryerjes së ndryshimeve pa paralajmërim.