KARIKIMI NË SHTËPI I AUTOMJETIT ELEKTRIK

KARIKIMI NË SHTËPI I AUTOMJETIT ELEKTRIK

Fillojeni çdo ditë me karikim të plotë.

Kur bëhet fjalë për karikimin e Jaguar-it tuaj, shtëpia është zgjedhja më e mirë. Thjesht vendoseni automjetin në karikim në darkë, njësoj si telefonin tuaj celular, dhe në mëngjes do të jetë plotësisht i karikuar dhe gati për përdorim.

KARIKUESËT SHTËPIAKË - MËNYRA E PËRSOSUR PËR RIKARIKIM

Për mënyrën më të shpejtë të karikimit në shtëpi, do t’ju rekomandonim karikimin nëpërmjet një karikuesi shtëpiak të instaluar në mënyrë profesionale, të njohur ndryshe si një kutizë muri ose pikë karikimi shtëpiak.


Instalimi kërkon zakonisht parkim privat jashtë rruge, si garazhi ose vendparkimi personal, për t’u lidhur me rrjetin elektrik të shtëpisë suaj. Ju lutemi, kontrolloni përshtatshmërinë e pronës suaj me ofruesin e zgjedhur të karikimit shtëpiak.

ZGJOHUNI GATI PËR NISJE

ZGJOHUNI GATI PËR NISJE

Karikuesi shtëpiak do ta karikojë automjetin elektrik gjatë natës dhe do të mundësojë deri në 35km (22 milje)1 distancë nga 60 minuta duke përdorur një furnizim energjie prej 7kW.
KURSENI PARA ÇDO MUAJ

KURSENI PARA ÇDO MUAJ

Karikimi në shtëpi nuk është thjesht praktik, por kostoja e elektricitetit për kilometër është më e ulët sesa ajo e benzinës dhe naftës. Madje, ju mund ta reduktoni këtë kosto më tej duke shfrytëzuar tarifën e elektricitetit jashtë orarit të pikut.
CILËSI E GARANTUAR

CILËSI E GARANTUAR

Karikuesët shtëpiakë nga ofruesit e njohur të industrisë janë projektuar për t’u përdorur në të gjitha kushtet e motit.

KARIKIMI I AUTOMJETEVE ELEKTRIKE DHE HIBRIDE ME KARIKIM NË SHTËPI

KARIKIMI I AUTOMJETEVE PLOTËSISHT ELEKTRIKE1*

KARIKIMI I AUTOMJETEVE PLOTËSISHT ELEKTRIKE1*

Bazuar te karikimi i Jaguar I-PACE në 470km (292 milje) duke përdorur një karikues shtëpiak 7kW.

  • 7kW AC public chargers will charge overnight from 13 hours. Or up to 35km (22miles) of range from 60 minutes
KARIKIMI I AUTOMJETEVE HIBRIDE ME KARIKIM1**

KARIKIMI I AUTOMJETEVE HIBRIDE ME KARIKIM1**

Bazuar te karikimi i Jaguar E-PACE në 55km (34 milje) duke përdorur një karikues shtëpiak 7kW.

  • 7kW AC home chargers will charge 0-80% from 1 hour 24 minutes

PLANIFIKIMI I INSTALIMIT TË KARIKUESIT TUAJ SHTËPIAK

ZGJIDHNI OFRUESIN TUAJ

1. ZGJIDHNI OFRUESIN TUAJ

Për të filluar procesin e instalimit të karikuesit tuaj shtëpiak, zgjidhni ofruesin tuaj të karikimit në shtëpi. Shitësi juaj i autorizuar i Jaguar mund t’ju ndihmojë për këtë.
ANKETA E PËRSHTATSHMËRISË

2. ANKETA E PËRSHTATSHMËRISË

Ofruesi juaj i përzgjedhur i karikimit do të kryejë një anketë telefonike ose në internet për të përcaktuar përshtatshmërinë e pronës suaj për vendosjen e një kutize në mur.
PLANIFIKONI DATËN E INSTALIMIT

3. PLANIFIKONI DATËN E INSTALIMIT

Dakordoni një datë instalimi me ofruesin e përzgjedhur. Nëse kualifikoheni për grant qeveritar për t’ju ndihmuar me mbulimin e kostos së instalimit, atëherë ai do të kërkohet nga ofruesi në emrin tuaj.
INSTALIMI DHE DEMONSTRIMI

4. INSTALIMI DHE DEMONSTRIMI

Në datën e instalimit, ofruesi i përzgjedhur do të montojë kutizën e murit dhe do t’ju shpjegojë elementet themelore të karikimit.

PRIZAT E ZAKONSHME OFROJNË SIGURI MË TË LARTË

Nëse ndodheni larg shtëpisë për një kohë të gjatë pa akses te një karikues shtëpiak, mund të përdorni një prizë të zakonshme, si ajo që përdoret për pajisjet shtëpiake, por që do ta karikojë automjetin tuaj më ngadalë. Mund ta kryeni këtë duke vendosur në prizë kabllon fakultative të karikimit (Modaliteti 2) të automjetit tuaj Jaguar në prizën e zakonshme.

AUTOMJETET JAGUAR PLOTËSISHT ELEKTRIKE DHE HIBRIDE

Përjetoni performancën elektrifikuese nga Jaguar me gamën e automjeteve tona plotësisht elektrike dhe hibride.
AUTOMJETET JAGUAR PLOTËSISHT ELEKTRIKE DHE HIBRIDE

VAZHDONI TË EKSPLORONI AUTOMJETET ELEKTRIKE

SI TA KARIKONI

SI TA KARIKONI

Njihuni me hapat e thjeshtë të karikimit të automjetit tuaj plotësisht elektrik ose PHEV, qoftë në shtëpi ose gjatë udhëtimit.
KARIKIM PUBLIK

KARIKIM PUBLIK

Falë infrastrukturës në zgjerim të pikave publike të karikimit, karikimi i automjetit larg shtëpisë është më i aksesueshëm se kurrë më parë.

1 Koha e karikimit do të varet nga disa faktorë, ku përfshihen, por pa u kufizuar: gjendja dhe orari i karikimit të baterisë; temperatura e baterisë dhe përdorimi aktual.


*Shifrat zyrtare të konsumit të karburantit: Nuk ka; Shifrat për I-PACE në kWh/100km (milje): Kombinuar 22,0-25,2 (35,4-40,5). Shifrat për CO,2 0g/km. Distanca për karikim elektrik: Deri në 470km (292 milje). Shifrat e dhëna janë rezultat i testeve zyrtare të prodhuesit në përputhje me legjislacionin e BE-së me një bateri plotësisht të karikuar. Vetëm për qëllime krahasimi. Shifrat reale mund të ndryshojnë. Shifrat për konsumin e energjisë dhe shifrat e distancës për karikim mund të ndryshojnë sipas faktorëve të tillë si stili i drejtimit, kushtet mjedisore, ngarkesa, montimi i rrotave, aksesorët e vendosur, itinerari konkret dhe gjendja e baterisë. Shifrat e distancës për karikim bazohen në automjetin që kalon në një rrugë të standardizuar.


Shihni shifrat e WLTP-së për I-PACE


** Shifrat zyrtare të konsumit të karburantit për PHEV E-PACE në I/100km (mpg): Kombinuar 1,4- 1,6. Shifrat për CO,2 33g/km. Distanca për karikim elektrik: Deri në 60km. Shifrat e dhëna janë rezultat i testeve zyrtare të prodhuesit në përputhje me legjislacionin e BE-së me një bateri plotësisht të karikuar. Vetëm për qëllime krahasimi. Shifrat reale mund të ndryshojnë. Shifrat për CO,2shpenzimin ekonomik të karburantit, konsumin e energjisë dhe shifrat e distancës mund të ndryshojnë sipas faktorëve të tillë, si stili i drejtimit, kushtet mjedisore, ngarkesa, montimi i rrotave, aksesorët e vendosur, itinerari konkret dhe gjendja e baterisë. Shifrat e distancës për karikim bazohen tek automjeti që kalon në një rrugë të standardizuar.


Shihni shifrat e WLTP-së për E-PACE