Karikimi në shtëpi vijon të jetë mënyra më e thjeshtë e karikimit të plotë të automjetit tuaj plotësisht elektrik ose hibrid me karikim çdo ditë. Por me pika publike karikimi më shumë sesa më parë, nga dyqanet bujqësore rurale e deri te pikat e shërbimit gjatë rrugës, tashmë karikimi i automjetit gjatë udhëtimit është shumë i lehtë.
Automjetet plotësisht elektrike dhe hibride me karikim janë të përputhshme me dy lloje pikash publike karikimi.
Në vende si qendrat tregtare, palestrat dhe parkingjet mund të gjenden pikat e karikimit AC.
Ndërsa, pikat e karikimit të shpejtë DC priren të gjenden në autostradë dhe në rrugë kryesore.
Megjithëse disa nga pikat e karikimit mund të përdoren falas, shumica prej tyre janë të aksesueshme nëpërmjet metodave praktike të pagesës, që përfshijnë aplikacionet telefonike, llogaritë e pajtimit ose kartat bankare pa kontakt. Zakonisht, kostoja e karikimit në publik do të jetë një ndërthurje e tarifës së lidhjes, kohës së karikimit (kostoja për orë) dhe/ose sasisë së energjisë së përdorur (kostoja për kWh).
Rekomandojmë që të njiheni me më shumë sesa një ofrues rrjeti për të garantuar mbulimin dhe metodat e pagesës më të mira në itineraret e preferuara, veçanërisht kur udhëtoni jashtë vendit apo vizitoni një vend të huaj.
1 Koha e karikimit do të varet nga disa faktorë, ku përfshihen, por pa u kufizuar: gjendja dhe orari i karikimit të baterisë; temperatura e baterisë dhe përdorimi aktual.
*Shifrat zyrtare të konsumit të karburantit: Nuk ka; Shifrat për I-PACE në kWh/100km (milje): Kombinuar 22,0-25,2 (35,4-40,5). Shifrat për CO,2 0g/km. Distanca për karikim elektrik: Deri në 470km (292 milje). Shifrat e dhëna janë rezultat i testeve zyrtare të prodhuesit në përputhje me legjislacionin e BE-së me një bateri plotësisht të karikuar. Vetëm për qëllime krahasimi. Shifrat reale mund të ndryshojnë. Shifrat për konsumin e energjisë dhe shifrat e distancës për karikim mund të ndryshojnë sipas faktorëve të tillë si stili i drejtimit, kushtet mjedisore, ngarkesa, montimi i rrotave, aksesorët e vendosur, itinerari konkret dhe gjendja e baterisë. Shifrat e distancës për karikim bazohen në automjetin që kalon në një rrugë të standardizuar.
Shihni shifrat e WLTP-së për I-PACE
** Shifrat zyrtare të konsumit të karburantit për PHEV E-PACE në I/100km (mpg): Kombinuar 1,4- 1,6. Shifrat për CO,2 33g/km. Distanca për karikim elektrik: Deri në 60km. Shifrat e dhëna janë rezultat i testeve zyrtare të prodhuesit në përputhje me legjislacionin e BE-së me një bateri plotësisht të karikuar. Vetëm për qëllime krahasimi. Shifrat reale mund të ndryshojnë. Shifrat për CO,2shpenzimin ekonomik të karburantit, konsumin e energjisë dhe shifrat e distancës mund të ndryshojnë sipas faktorëve të tillë, si stili i drejtimit, kushtet mjedisore, ngarkesa, montimi i rrotave, aksesorët e vendosur, itinerari konkret dhe gjendja e baterisë. Shifrat e distancës për karikim bazohen tek automjeti që kalon në një rrugë të standardizuar.