Ende një model kryesues. Plotësisht elektrik - tërësisht Jaguar.

DIZAJNI I EKSTERIERIT

Pamja, fuqia dhe performanca plotësisht elektrike në harmoni.

Jaguar I-Pace Exterior Design
Jaguae I-Pace Interior Design

LIDHUR LEHTËSISHT

Teknologji të mirëmenduara të ndërthurura me elegancë në dizajnin e hollësishëm të I-PACE.

Jaguar I-Pace stylish tail light

FUQIZUAR LEHTËSISHT

Akselerim i pashoq, i aftë të arrijë nga 0 në 100 km/h në vetëm 4,8 sekonda

Jaguar I-Pace Features

ZGJIDHNI AUTOMJETIN TUAJ

Zgjidhni modelin e duhur për ju nga koleksioni i modeleve Jaguar E-PACE. Më pas, bëjeni tuajin.

JAGUAR I-PACE R-DYNAMIC HSE

JAGUAR I-PACE R-DYNAMIC HSE

  • Fenerë të përparmë Matrix LED me dritat karakteristike dalluese të ditës (DRL)
  • Disqe 20" Style 6007, Diamond Turned me kontrast ngjyrë Gri e errët me shkëlqim
  • Pjesë e sipërme kabine panoramike e palëvizshme
  • Ndenjëse elektrike drejtuesi ‘memory’ me ngrohje dhe ftohje me 16 pozicione
  • Sistemi i tingullit rrethues 3D Meridian TM
  • Ekran ballorr
JAGUAR I-PACE R-DYNAMIC SE

JAGUAR I-PACE R-DYNAMIC SE

  • Fenerë të përparmë LED me vendosjen karakteristike të dritave dalluese të ditës (DRL)
  • Disqe 20" Style 5068, Diamond Turned me kontrast ngjyrë Gri e errët me shkëlqim
  • Ndriçim kabine i konfigurueshëm
  • Ekran me prekje në pozicion të ulët
  • Karikim i pajisjes me valë
  • Paketë eksterieri Black
JAGUAR I-PACE R-DYNAMIC S

JAGUAR I-PACE R-DYNAMIC S

  • Fenerë të përparmë LED
  • Disqe 19" Style 5055, Diamond Turned me kontrast ngjyrë Gri e errët me shkëlqim
  • Ndenjëse sportive DuoLeather
  • Derë bagazhi elektrike
  • Paketa Online me plan interneti1
  • Paketë eksterieri Black
JAGUAR I-PACE 400 SPORT

JAGUAR I-PACE 400 SPORT

  • Fenerë të përparmë Matrix LED me dritat karakteristike dalluese të ditës (DRL) 
  • 22" Style 5056, Gloss Black rrota
  • Ndenjëse Performance prej lëkure Windsor 
  • Sistemi i tingullit rrethues 3D Meridian TM
  • Sistem suspensioni ajri elektronik
  • JaguarDrive me Adaptive Surface Response
  • Ndenjëse elektrike drejtuesi ‘memory’ me ngrohje dhe ftohje, me 14 pozicione
  • Paketa Online me plan interneti1

VAZHDONI TË EKSPLORONI

menduarit përpara

menduarit përpara

Një dizajn modern që ndërthur prakticitetin me rehatinë e rafinuar.
PLOTËSISHT ELEKTRIK

PLOTËSISHT ELEKTRIK

Një model udhëheqës sa i përket teknologjisë EV. Kjo është e ardhmja e drejtimit të automjeteve.
NXITUR NGA TEKNOLOGJIA

NXITUR NGA TEKNOLOGJIA

Një rrugëtim i lidhur në mënyrë të përkryer, i fuqizuar nga inxhinieri e klasit më të lartë.

1Mund të zbatohet politika e përdorimit të drejtë. Përfshin abonimin 1-vjeçar i cili mund të zgjatet pas afatit fillestar të këshilluar nga shitësi juaj i Jaguar.

Garancia për baterinë 90kWh të I-PACE vlen vetëm për 8 vjet ose 160.000km (cilado të arrihet më parë). Ajo shërben për rastet e defekteve të prodhimit ose nëse një shitës i Jaguar i certifikuar vlerëson se Gjendja Funksionale e baterisë ka rënë nën 70 për qind.

Veçoritë opsionale dhe disponueshmëria e tyre mund të ndryshojnë sipas specifikave të automjetit (modeli dhe grupi i fuqisë), ose të kërkojnë instalimin e veçorive të tjera për t'u përshtatur. Ju lutemi, kontaktoni shitësin tuaj lokal për më shumë detaje ose konfigurojeni automjetin tuaj në internet.

Kini parasysh se veçoritë standarde mund të zëvendësohen kur zgjidhni nivele alternative të pjesëve të brendshme. Veçoritë standarde mund të ndryshojnë edhe në varësi të vendit të blerjes, modelit të motorit dhe transmisionit.

Veçoritë në makinë duhet të përdoren nga drejtuesit vetëm kur është e sigurt për ta bërë këtë. Drejtuesit duhet të sigurohen që të kenë kontroll të plotë mbi mjetin gjatë gjithë kohës.

Funksionet, opsionet, shërbimet e palëve të treta dhe disponueshmëria e Pivi-t dhe InControl-it mbeten në varësi të tregut - kontaktoni shitësin tuaj të Jaguarit për disponueshmërinë e tregut vendas dhe kushtet e plota. Disa veçori vijnë me abonim, i cili do të duhet të rinovohet më tej pas afatit fillestar të këshilluar nga Shitësi juaj. Lidhja e rrjetit celular nuk mund të garantohet në të gjitha vendndodhjet. Informacioni dhe imazhet e shfaqura në lidhje me teknologjinë InControl, duke përfshirë ekranet ose sekuencat, u nënshtrohen përditësimeve të softuerit, kontrollit të versionit dhe ndryshimeve të tjera të sistemit/vizuale në varësi të opsioneve të zgjedhura.

Meridian është një markë tregtare e regjistruar e Meridian Audio Ltd. Trifield dhe pajisja three fields/tri fushat është një markë tregtare e Trifield Productions Ltd.