Të përshtatshme për shumicën e telefonave Android dhe Apple iOS, Remote Essentials dhe Remote Premium ju mundësojnë ndërveprim me Jaguar-in tuaj nga çdo vend i botës, përmes lidhjes së internetit nëpërmjet aplikacionit InControl Remote.
Nëse zgjidhni Remote Essentials ose Remote Premium, do të mund të merrni informacion rreth gjendjes dhe statusit të Jaguar-it tuaj përmes telefonit, duke ndërvepruar me të në distancë.
• Do të mund të shihni të dhënat e makinës në distancë, që nga nivelet e karburantit e deri te statusi i dritareve dhe dyerve, përmes Informacionit mbi Statusin e Automjetit
• Do të mund të shqyrtoni shpenzimet tuaja përmes Historikut të Udhëtimit
• Do të mund të caktoni paraprakisht temperaturën ideale në kabinë përmes Kontrollit Klimatik në Distancë
• Do të mund të gjeni Jaguar-in tuaj shpejt në parkingje të mbushura, përmes Sinjalit dhe Pulsimit në Distancë
• Do të mund të siguroni makinën tuaj nga distanca përmes Kyçjes dhe Shkyçjes në Distancë
Në varësi të opsionit që zgjidhni, këto shërbime do t’ju mundësojnë të kyçni/shkyçni dyert, të ngrohni/ftohni paraprakisht makinën nga distanca duke përdorur * funksionin e kontrollit klimatik, të gjeni Jaguar-in tuaj më shpejt duke përdorur Sinjalin dhe Pulsimin, dhe më shumë.
Remote Essentials është thuajse gjithmonë standard, por duhet të flisni me shitësin tuaj. Remote Premium është pjesë e opsioneve Connect ose Connect Pro. Do t’ju duhet të zgjidhni nëse dëshironi ta blini Remote Premium si pjesë e një pakete lidhjeje.
Si Remote Essentials, po ashtu dhe Remote Premium, përfshin:
INFORMACION MBI STATUSIN E AUTOMJETIT
Kontrolloni nivelin aktual të karburantit dhe diapazonin, si dhe statusin e pozicionit dhe mbylljes së dyerve dhe dritareve. Shihni vendndodhjen e fundit të parkimit të Jaguar-it tuaj dhe gjeni ku ndodhet përmes udhëzimeve në këmbë.
NJOFTIME PËR MIRËMBAJTJEN E AUTOMJETIT
Do të mund të shihni problematikat e mirëmbajtjes, si për shembull, nivelet e ulëta të lëngjeve, si dhe të merrni këshilla mbi mënyrën e veprimit.
HISTORIKU I UDHËTIMIT
Kjo veçori opsionale mund të regjistrojë automatikisht historikun tuaj të udhëtimit, duke përfshirë statistikat për rrugën dhe kilometrazhin. Ky informacion mund të eksportohet përmes e-mail-it në format Excel për raportimin e shpenzimeve.
KONTROLLI KLIMATIK NË DISTANCË
Përgatisni Jaguar-in tuaj paraprakisht duke caktuar temperaturat, në mënyrë që ju dhe të gjithë pasagjerët të ndiheni rehat sapo të hyni në makinë. Realizohet përmes ndezjes së motorit në distancë.*
SINJALI DHE PULSIMI NË DISTANCË
Kjo veçori ndez dritat e rrezikut të Jaguar-it tuaj, dritat e shkurtra dhe sinjalizon me tingull për t’ju ndihmuar ta gjeni mjetin në parkingje të mbushura.
KYÇJA DHE SHKYÇJA NË DISTANCË
Kyçni ose shkyçni dyert në distancë me shtypjen e një butoni. Thjesht shtypni butonin ‘kyç’ në ekranin e Sigurisë së Automjetit të aplikacionit telefonik InControl Remote për të kyçur dyert, për të përgatitur alarmin, mbyllur pasqyrat anësore dhe mbyllur dritaret. Shtypni butonin ‘shkyç’ për të hapur pasqyrat anësore, ndezur dritat e shkurtra dhe për të bërë që dritat e rrezikut të pulsojnë dy herë.
RIVENDOSJA E ALARMIT NË DISTANCË
Nëse alarmi i makinës suaj aktivizohet, ju do të njoftoheni në telefonin tuaj, duke pasur mundësinë ta rivendosni atë, nëse nevojitet.
FUNKSIONI WAKE-UP
Me qëllim kursimin e baterisë, disa nga veçoritë Remote jo të domosdoshme do të fiken nëse ju nuk e përdorni Jaguar-in tuaj për 4 ditë.
Prandaj, nëse dëshironi t’i përdorni këto shërbime pas kësaj periudhe kohore, mund të programoni një Wake-Up (zgjim), që do të riaktivizojë disa nga veçoritë, si kontrolli klimatik në distancë dhe të kyçjes/shkyçjes.
Veçoritë e aplikacionit telefonik Remote do të riaktivizohen automatikisht në momentin që do të përdorni sërish Jaguar-in tuaj.
Me lançimin e InControl, disa nga veçoritë e përshkruara mund të jenë fakultative dhe të varen nga tregu ose nga grupi i fuqisë së mjetit. Ju lutemi konsultohuni me shitësin e Jaguar-it tuaj lidhur me disponueshmërinë dhe kushtet e plota në vendin tuaj. Disa veçori kërkojnë një SIM të posaçëm me kontratë të përshtatshme interneti (data), i cili do të kërkojë rinovim të mëtejshëm pas afatit fillestar të këshilluar nga Shitësi juaj. Lidhja celulare nuk mund të garantohet në të gjitha vendndodhjet.
*Nëse motori nuk mund të ndizet nga distanca për shkak të kufizimeve të mjetit ose tregut, ngrohja dhe ajrosja në distancë do të jenë të mundura nëse opsionet Klimatizimi i Kontrolluar ose Ngrohja në Distancë janë të përfshira. Nëse asnjëra nga këto nuk është e mundur, atëherë opsioni Klimatizimi në Distancë nuk do të shfaqet në aplikacionin telefonik InControl Remote.