AKSESIMI I APLIKACIONEVE LIVE

AKSESIMI I APLIKACIONEVE LIVE

Disa nga aplikacionet Live mund të aksesohen në sistemin e informacionit dhe argëtimit InControl Touch ose Touch Pro Duo, duke ju mundësuar akses te disa nga shërbimet e transmetimit më të mirënjohura në botë, pa qenë e nevojshme të përdorni telefonin tuaj inteligjent.

AKTIVIZIMI I APLIKACIONEVE LIVE

HAPI 1

HAPI 1

Për të zgjedhur dhe aksesuar Aplikacionet LIVE, zgjidhni menunë Extra Features (Veçoritë shtesë) në ekranin me prekje të automjetit tuaj Jaguar.
HAPI 2

HAPI 2

Hyni duke përdorur email-in dhe fjalëkalimin e llogarisë suaj InControl. Gjithashtu, ju mund të zgjidhni një nofkë dhe të vendosni një PIN për të hyrë pa qenë e nevojshme që të përdorni kredencialet e llogarisë suaj çdo herë. Nëse nuk keni hyrë në llogari, preferencat tuaja nuk do të ruhen.
HAPI 3

HAPI 3

Nëse në kutizën Update (Përditësim) shfaqet një shigjetë e gjelbër e drejtuar poshtë, atëherë keni përditësime të disponueshme.

AKSESIMI I ONLINE MEDIA

Aplikacioni Online Media ju mundëson akses të menjëhershëm te përmbajtjet e personalizuara nga llogaria juaj në Spotify nëpërmjet sistemit tuaj InControl Touch Pro. Aplikacioni është i vendosur në Ekranin kryesor me prekje dhe mund të aksesohet në çdo kohë në grupin e Aplikacioneve Live.

HAPI 1

HAPI 1

Hyni në faqen e internetit My Jaguar InControl dhe shkoni te dritarja My Account (Llogaria ime).
HAPI 2

HAPI 2

Klikoni te menuja Connected Accounts (Llogaritë e lidhura), zgjidhni një ofrues dhe shtypni Connect (Lidh).
HAPI 3

HAPI 3

Do të drejtoheni te faqja hyrëse e ofruesit palë e tretë. Ju lutemi, sigurohuni që të përdorni kredencialet që krijuat me ofruesin përkatës (jo kredencialet e llogarisë suaj InControl).
HAPI 4

HAPI 4

Pasi ta keni lidhur me sukses llogarinë tuaj, ju mund ta aksesoni atë drejtpërdrejt nga automjeti juaj te Source (Burimi) dhe më pas > Online Media.

MËNYRA TË TJERA PËR TË AKSESUAR APLIKACIONET TUAJA

LIDHNI TELEFONIN TUAJ INTELIGJENT

LIDHNI TELEFONIN TUAJ INTELIGJENT

Nëpërmjet lidhjes së telefonit tuaj inteligjent të përputhshëm me automjetin tuaj duke përdorur një portë USB, ju mund të qëndroni lidhur në mënyrë të sigurt me pajisjen tuaj edhe gjatë drejtimit të automjetit.
INCONTROL APPS

INCONTROL APPS

InControl Apps është një aplikacion telefonik që funksionon bashkërisht me sistemin tonë InControl për t’ju mundësuar aksesimin e një game shërbimesh informuese, udhëtimi dhe argëtuese në një dizajn të përshtatur për automjetin.

TMApple CarPlay është një markë tregtare e Apple Inc. Mund të zbatohen kushtet e Apple Inc për përdoruesin fundor.

®Android Auto është një markë tregtare e Google LLC.

Jo të gjitha aplikacionet live janë të disponueshme për të gjitha automjetet.


Funksionet dhe opsionet e InControl-it dhe disponueshmëria e tyre mbeten në varësi të tregut - flisni me Shitësin tuaj të autorizuar për disponueshmërinë në tregun vendas dhe kushtet e plota. Disa veçori vijnë me abonim i cili do të kërkojë rinovim të mëtejshëm pas afatit fillestar të këshilluar nga Shitësi juaj i autorizuar. Lidhja celulare nuk mund të garantohet në të gjitha vendndodhjet.

Vetëm telefonat inteligjentë të përputhshëm.