AKTIVIZIMI I APLIKACIONEVE TUAJA

AKTIVIZIMI I APLIKACIONEVE TUAJA

Falë aftësive të InControl për ndarjen e lehtë të aplikacioneve, tashmë do ta keni shumë të thjeshtë përdorimin e shërbimeve dhe formateve tuaja të preferuara të argëtimit në çdo udhëtim. Mjafton të zgjidhni lidhjen e aplikacioneve tuaja telefonike ekzistuese, të aksesoni gamën e aplikacioneve live të integruara ose të shkarkoni aplikacionet InControl Apps për pajisjen tuaj.

TRI MËNYRA PËR TË QËNDRUAR LIDHUR

LIDHNI TELEFONIN TUAJ INTELIGJENT

LIDHNI TELEFONIN TUAJ INTELIGJENT

Nëpërmjet lidhjes së telefonit tuaj inteligjent të përputhshëm me automjetin tuaj duke përdorur një portë USB, ju mund të qëndroni lidhur në mënyrë të sigurt me pajisjen tuaj edhe gjatë drejtimit të automjetit.
INCONTROL APPS

INCONTROL APPS

InControl Apps është një aplikacion telefonik që funksionon bashkërisht me sistemin tonë InControl për t’ju mundësuar aksesimin e një game shërbimesh informuese, udhëtimi dhe argëtuese në një dizajn të përshtatur për automjetin.
AKSESIMI I APLIKACIONEVE LIVE

AKSESIMI I APLIKACIONEVE LIVE

Shërbimet tona Touch Pro dhe Touch Pro Duo ofrojnë një sërë aplikacionesh me informacione në kohë reale për motin, fluturimet, lajmet dhe median online drejtpërdrejt në InControl. Nuk ju nevojitet pajisje.

TMApple CarPlay është një markë tregtare e Apple Inc. Mund të zbatohen kushtet e Apple Inc për përdoruesin fundor.  

®Android Auto është një markë tregtare e Google LLC.  

Funksionet dhe opsionet e InControl-it dhe disponueshmëria e tyre mbeten në varësi të tregut - flisni me Shitësin tuaj të autorizuar për disponueshmërinë në tregun vendas dhe kushtet e plota. Disa veçori vijnë me abonim i cili do të kërkojë rinovim të mëtejshëm pas afatit fillestar të këshilluar nga Shitësi juaj i autorizuar. Lidhja celulare nuk mund të garantohet në të gjitha vendndodhjet.  

Veçoritë në makinë duhet të përdoren nga drejtuesit vetëm kur është e sigurt për ta bërë këtë. Drejtuesit duhet të sigurohen që të kenë kontroll të plotë mbi mjetin gjatë gjithë kohës.  

Vetëm telefonat inteligjentë të përputhshëm.