AKTIVIZIMI I ANDROID AUTO®

AKTIVIZIMI I&nbsp;ANDROID AUTO<sup>®</sup>

Projektuar bazuar te siguria, Android Auto® ndihmon me reduktimin e shpërqendrimeve gjatë drejtimit, ndërsa ju siguron lidhjen me aplikacionet tuaja Android të preferuara. Android Auto është i pajtueshëm me të gjithë telefonat Android që përdorin sistemin 5.0 (Lollipop) ose më të ri*. Gjithashtu, do t’ju nevojitet dhe InControl Touch Pro me softuerin më të ri.

HAPI 1

Shkarkoni aplikacionin Android Auto® nga Google Playstore**. Sigurohuni që Kontrolli zanor OK Google dhe rrjeti celular të jenë aktivizuar në telefonin tuaj. Nëse OK Google nuk është aktivizuar, atëherë cilësimi i kontrollit zanor pa duar nuk do të funksionojë.

HAPI 2

Lidheni telefonin tuaj me sistemin e informacionit dhe argëtimit të Jaguar-it tuaj duke përdorur një kabllo USB-je. Kur të jetë lidhur, do t’ju shfaqet një mesazh ku ju kërkohet ta përdorni pajisjen tuaj me Android Auto®.

HAPI 3

Shtypni Android Auto. Nëse dëshironi ta përdorni automatikisht Android Auto® çdo herë që lidhni telefonin tuaj, pa qenë e nevojshme ta konfirmoni, shtypni Remember for this device (Mbaje mend për këtë pajisje).

*Aksesi tek Android Auto® varet nga përdorimi në treg.


**Google Play Store është një markë tregtare e Google LLC



Google, Android, Google Play dhe Android Auto janë marka tregtare të Google LLC.



Veçoritë në makinë duhet të përdoren nga drejtuesit vetëm kur është e sigurt për ta bërë këtë. Drejtuesit duhet të sigurohen që të kenë kontroll të plotë mbi mjetin gjatë gjithë kohës.



Vetëm telefonat inteligjentë të përputhshëm.