AKTIVIZIMI I APPLE CARPLAY

AKTIVIZIMI I APPLE CARPLAY<sup>™</sup>

Apple CarPlay™ është projektuar për t’ju mundësuar akses te të gjitha veçoritë kryesore të telefonit tuaj iPhone, ndërkohë që e mbani vëmendjen te rruga. Apple CarPlay™ mund të përdoret me të gjitha modelet e telefonave iPhone nga 5 e më tej*. Gjithashtu, do t’ju nevojitet dhe InControl Touch Pro me softuerin më të ri.

Hapi 1

Sigurohuni që Kontrolli zanor Siri dhe rrjeti celular të jenë aktivizuar në iPhone tuaj. Nëse Siri nuk është aktivizuar, atëherë cilësimi i kontrollit zanor pa duar nuk do të funksionojë.

Hapi 2

Lidheni iPhone tuaj me sistemin e informacionit dhe argëtimit të Jaguar-it tuaj duke përdorur një kabllo USB-je. Kur të jetë lidhur, do t’ju shfaqet një mesazh ku ju kërkohet ta përdorni pajisjen tuaj me Apple CarPlay™.

Hapi 3

Shtypni Apple CarPlay. Nëse dëshironi ta përdorni automatikisht Apple CarPlayTM çdo herë që lidhni telefonin tuaj, pa qenë e nevojshme ta konfirmoni, shtypni Remember for this device (Mbaje mend për këtë pajisje).

*Aksesi tek Apple CarPlayTM varet nga përdorimi në treg.  

Veçoritë në makinë duhet të përdoren nga drejtuesit vetëm kur është e sigurt për ta bërë këtë. Drejtuesit duhet të sigurohen që të kenë kontroll të plotë mbi mjetin gjatë gjithë kohës.  

Vetëm telefonat inteligjentë të përputhshëm.  

iPhone është një markë tregtare e Apple Inc.