PËRDITËSIMET E SOFTUERIT*

PËRDITËSIMET E SOFTUERIT*

SI T’I AKTIVIZONI PËRDITËSIMET E SOFTUERIT PA TEL

HAPI 1 - LIDHUNI

HAPI 1 - LIDHUNI

Shtypni ikonën Settings (Cilësimet) në Ekranin tuaj me prekje dhe zgjidhni All Settings (Të gjitha cilësimet). Shkoni te menuja Connectivity (Lidhja) dhe aktivizoni internetin celular duke shtypur On (Aktiv), OSE aktivizoni Wi‑Fi në automjetin tuaj.
HAPI 2 - AKTIVIZIMI

HAPI 2 - AKTIVIZIMI

Shkoni tek All Settings (Të gjitha cilësimet) dhe zgjidhni Software update (Përditësimi i softuerit). Kjo menu ju mundëson të aktivizoni përditësimet e softuerit. Nëse janë jo aktive, mjafton të shtypni butonin për On (Aktiv) për t’i aktivizuar përditësimet e softuerit.
HAPI 3 - PRANIMI

HAPI 3 - PRANIMI

Do t’ju shfaqet një mesazh & ‘Terms and Conditions’ (Termat dhe kushtet). Shtypni Agree (Pranoj) për të aktivizuar përditësimet e softuerit.

SI T’I INSTALONI PËRDITËSIMET E SOFTUERIT PA TEL

HAPI 1 - FILLONI PËRDITËSIMIN

HAPI 1 - FILLONI PËRDITËSIMIN

Mund të kontrolloni nëse ka përditësime softueri për InControl Touch Pro duke shkuar te Settings (Cilësimet) > All Settings (Të gjitha cilësimet) > Software update (Përditësimi i softuerit) dhe shtypni Check for update (Kontrollo për përditësim). Nëse ka përditësim të disponueshëm, në ekran do t’ju shfaqet një mesazh me tri opsione: Install now (Instalo tani), Remind me later (Ma rikujto) ose Skip update (Mos përditëso).
HAPI 2 - INSTALIMI

HAPI 2 - INSTALIMI

Pasi të shtypni Install now (Instaloni tani) dhe të pranoni Termat dhe Kushtet, & përditësimi do të fillojë. Ju mund ta përdorni automjetin tuaj si zakonisht gjatë përditësimit të sistemit InControl Touch Pro.
HAPI 3 - PËRFUNDIMI

HAPI 3 - PËRFUNDIMI

Ju do të njoftoheni në ekranin me prekje pasi përditësimi të jetë përfunduar me sukses. Tashmë, automjeti juaj është përditësuar në versionin më të ri të softuerit.

SHËNIMET E PËRDITËSIMIT TË SOFTUERIT

Ju mund të gjeni informacione të mëtejshme në përmbajtjen e secilit shënim softueri nëpërmjet lidhjeve vijuese.

PPSH PËR PËRDITËSIMET E SOFTUERIT

HAPINI TË GJITHA
PËRMBLEDHJE E PËRGJITHSHME
SI TË LIDHENI ME AUTOMJETIN TUAJ
SI T’I AKTIVIZONI PËRDITËSIMET E SOFTUERIT
SI MUND TA KRYEJ PËRDITËSIMIN E SOFTUERIT
ZGJIDHJA E PROBLEMATIKAVE

*Përditësimet do të kërkojnë lidhje me Wi-Fi ose me internetin e kartës SIM të klientit.

**Pajisjet harduerike në disa nga modelet bazë të E-PACE, pa funksionin fakultativ Nav, mund të mos jenë të përputhshme me këtë përditësim të Paketës Smartphone. Ju lutemi, verifikojeni me Shitësin tuaj të autorizuar.