SI TA KARIKONI AUTOMJETIN TUAJ ELEKTRIK (EV)

SI TA KARIKONI AUTOMJETIN TUAJ ELEKTRIK (EV)

Kur bëhet fjalë për karikimin e automjetit tuaj Jaguar, gjërat nuk mund të ishin më të thjeshta. Këtu do të gjeni gjithçka që duhet të dini për ta përdorur automjetin tuaj me modalitet elektrik çdo ditë.

VIDEO UDHËZUESE PËR KARIKIMIN

Mësoni se si ta karikoni automjetin tuaj Jaguar plotësisht elektrik ose hibrid elektrik me karikim (PHEV).
VIDEO UDHËZUESE PËR KARIKIMIN

LIDHËSIT E KARIKIMIT

Për t’u lidhur me pikën e karikimit, automjeti juaj Jaguar përdor një Sistem Karikimi të Kombinuar (CCS). Kjo përputhet me shpejtësitë më të ngadalta të karikimit AC, dhe në modele të përzgjedhura, me shpejtësi karikimi DC më të shpejta. Disa prodhues të tjerë makinash përdorin sisteme të ndryshme karikimi, si chademo. Këto sisteme janë më pak të përdorura në rrjetin e karikimit dhe nuk përputhen me automjetet elektrike Jaguar.

KARIKIMI AC

KARIKIMI AC

Pjesa e sipërme e portës së CCS-së në automjetin tuaj përdoret për karikim AC (deri në 7kw). Lidhësit që përshtaten në këtë portë njihen si lidhës të Tipit 2 dhe përputhen me karikuesin tuaj shtëpiak, pikat publike të karikimit AC dhe prizat shtëpiake.
KARIKIMI I SHPEJTË DC

KARIKIMI I SHPEJTË DC

Në modele të caktuara, pjesa e poshtme e portës së CCS-së në automjetin tuaj përmban dy kunja që ndërthuren me tre nga kunjat e sipërme, për të mundësuar karikim të shpejtë DC (deri në 50kw), zakonisht në autostrada dhe rrugë kryesore. Dy kunjat e poshtme mund të aksesohen duke hequr kapakun e portës së poshtme.

KABLLOT E KARIKIMIT

KABLLOJA E KARIKIMIT NË PUBLIK DHE ME KARIKUESIT WALL BOX (MODALITETI 3)

KABLLOJA E KARIKIMIT NË PUBLIK DHE ME KARIKUESIT WALL BOX (MODALITETI 3)

Kablloja e karikimit e Modalitetit 3 e lidh automjetin tuaj me karikuesit shtëpiakë (Wall box) dhe me pikat publike të karikimit AC. Ajo përfshin një lidhës të Tipit 2 në të dyja anët dhe ka një gjatësi prej pesë metrash.

Kabllot e karikimit të modalitetit 3 vijnë bashkë me automjetin tuaj Jaguar.
KABLLOJA E KARIKIMIT NË PRIZË SHTËPIAKE (MODALITETI 2)

KABLLOJA E KARIKIMIT NË PRIZË SHTËPIAKE (MODALITETI 2)

Kablloja e karikimit e Modalitetit 2 e lidh automjetin tuaj me prizat shtëpiake duke përdorur një lidhës të Tipit 2 në njërën anë, dhe një spinë në anën tjetër. Kabllot e Modalitetit 2 janë pesë metra të gjata.

Kabllot opsionale të karikimit të Modalitetit 2 nuk vijnë me automjetin tuaj Jaguar dhe mund të blihen veçmas.
KABLLOJA E LIDHUR E KARIKIMIT TË SHPEJTË DC

KABLLOJA E LIDHUR E KARIKIMIT TË SHPEJTË DC

Kablloja e karikimit të shpejtë DC qëndron gjithmonë e lidhur në pikat publike të karikimit në autostrada dhe rrugë kryesore, ndaj nuk ju duhet të përdorni kabllon tuaj.

APLIKACIONET TELEFONIKE TË REKOMANDUARA

Ju keni akses të menjëhershëm te kontrollet dhe veçoritë kryesore të automjetit tuaj, në çdo kohë që ju nevojiten, nëpërmjet aplikacioneve Jaguar Remote dhe Jaguar iGuide1.

APLIKACIONI JAGUAR IGUIDE: UDHËZUESI PRAKTIK I AUTOMJETIT

APLIKACIONI JAGUAR IGUIDE: UDHËZUESI PRAKTIK I AUTOMJETIT

Aplikacioni Jaguar iGuide1 lehtëson gjetjen dhe të kuptuarit e veçorive dhe kontrolleve kryesore të automjetit tuaj Jaguar. Ai shërben edhe si manual telefonik i pronarit, duke siguruar përgjigje ndaj çdo pyetjeje në çast.
APLIKACIONI JAGUAR REMOTE APP: KONTROLLOJENI AUTOMJETIN TUAJ NGA KUDO QË NDODHENI

APLIKACIONI JAGUAR REMOTE APP: KONTROLLOJENI AUTOMJETIN TUAJ NGA KUDO QË NDODHENI

Aplikacioni Jaguar Remote1 ju ofron kontroll të plotë të veçorive në automjetin tuaj, drejtpërdrejt nga telefoni juaj. Kyçja në distancë, statusi i karburantit, orari i karikimit dhe klima, mund të përcaktohen me vetëm një buton.

TREGOHUNI INTELIGJENT ME KARIKIMIN NË SHTËPINË TUAJ

Përtej prakticitetit dhe kursimit që ofron karikuesi juaj shtëpiak i instaluar në mënyrë profesionale, ekzistojnë një sërë mënyrash inteligjente për të përmirësuar përvojën tuaj elektrike të përditshme.

KALONI TEK ENERGJIA E RIPËRTËRITSHME DHE AJO JASHTË ORARIT TË NGARKESËS

KALONI TEK ENERGJIA E RIPËRTËRITSHME DHE AJO JASHTË ORARIT TË NGARKESËS

Projektuar posaçërisht për pronarët e automjeteve elektrike, zakonisht tarifat për EV-të ofrojnë çmim më të ulët për elektricitetin e përdorur gjatë natës, në orarin pa ngarkesë. Kjo do të thotë se mund ta karikoni automjetin tuaj në shtëpi në mënyrën më të përballueshme dhe praktike të mundshme.

Gjithashtu, duke qenë se elektriciteti i ripërtëritshëm tashmë ofrohet nga shumë ofrues, ai është më i përballueshëm se kurrë më parë.
PLANIFIKONI ORARIN E KARIKIMIT

PLANIFIKONI ORARIN E KARIKIMIT

Karikimi gjatë natës do ta thjeshtojë rutinën tuaj të karikimit dhe do t’ju ndihmojë të përfitoni nga tarifa më të ulëta të karikimit të automjetit elektrik, që ofrojnë shumë nga ofruesit e energjisë në shtëpi. Përdorimi i funksionit ‘preferred charging period/periudha e preferuar e karikimit’ në automjetin tuaj nënkupton që ju nuk do ta humbisni asnjëherë këtë orar me më pak kosto elektriciteti gjatë orëve pa ngarkesë.

Për të përcaktuar periudhën tuaj të preferuar të karikimit, shkarkoni aplikacionin1 iGuide më poshtë dhe kërkoni ‘vehicle charging’.
MAKSIMIZONI DISTANCËN PËR KARIKIM ME PARACAKTIMIN E KUSHTEVE

MAKSIMIZONI DISTANCËN PËR KARIKIM ME PARACAKTIMIN E KUSHTEVE

Paracaktimi i kushteve ju mundëson ta ngrohni ose ftohni kabinën dhe baterinë tuaj gjatë kohës që automjeti Jaguar është në karikim. Kështu, energjia e përdorur vjen nga pika e karikimit, duke kursyer energjinë e baterisë, për të maksimizuar distancën e përshkuar për karikim.

Për të paracaktuar kushtet, shkarkoni aplikacionin1 iGuide më poshtë dhe kërkoni “preconditioning”.

MBËSHTETJE SHTESË

VENDOSJA NË PUNË

VENDOSJA NË PUNË

Për të përdorur sa më me efikasitet funksionet dhe veçoritë kryesore të automjetit tuaj, hapi i parë është lidhja e sistemit të informacionit dhe argëtimit dhe përcaktimi i kontrolleve në distancë për telefonin tuaj inteligjent.
MODALITETET E DREJTIMIT TË HIBRIDIT ELEKTRIK ME KARIKIM (PHEV)

MODALITETET E DREJTIMIT TË HIBRIDIT ELEKTRIK ME KARIKIM (PHEV)

Familjarizohuni me modalitetet që ju mundësojnë drejtimin e automjetit PHEV, me opsione për përdorim energjie elektrike ose karburanti.

1Vetëm telefonat inteligjentë të përputhshëm. Në varësi të tregut, rrjetit dhe sinjalit telefonik dhe llogarisë së përdoruesit. Kërkon internet në telefon ose lidhje Wi-Fi.