HYRJA PA ÇELËS

Jaguar, bashkërisht me organet ligjzbatuese dhe të sigurimit, është në dijeni të rritjes së numrit të vjedhjes së automjeteve në vendndodhje gjeografike të caktuara kohët e fundit.


Vjedhja e automjeteve është një problematikë penale dhe që prek të gjithë industrinë, pra problemi nuk është te sistemet e sigurisë së Jaguar-it, duke qenë se kompania vijon të respektojë legjislacionin e rreptë automobilistik, si dhe është vlerësuar si e nivelit ‘Sipëror’ nga Thatcham, qendra kërkimore automobilistike e Mbretërisë së Bashkuar për siguruesit e automjeteve.


Të gjitha modelet aktuale Jaguar, me përjashtim të F-TYPE, përfshijnë një teknologji ‘Ultra Wideband’ (UWB) në Çelësat inteligjentë të automjetit. UWB-ja është tejet efektive kundër të ashtuquajturave ‘sulme përcjellëse’, ku hajdutët kapin dhe transmetojnë/përcjellin sinjalet e portës së çelësit dhe të sigurisë së automjetit për të shkyçur dhe ndezur automjetet edhe në rastet kur çelësi nuk ndodhet pranë automjetit. UWB-ja i mundëson automjetit të zbulojë vendndodhjen fizike të çelësit me një saktësi të jashtëzakonshme, duke penguar realizimin e sulmeve përcjellëse. Ne kemi ngritur një ekip të posaçëm, që punon në mënyrë të palodhur për të garantuar sigurinë e automjeteve të klientëve tanë ndaj bandave kriminale në fjalë. Duke qenë se vjedhja e automjeteve përdor një metodë që kërkon akses tek automjeti juaj, ekzistojnë disa hapa tejet të thjeshtë që mund të ndërmerrni për të reduktuar ndjeshëm gjasat e përpjekjeve për të vjedhur automjetin tuaj:

• Përpiquni gjithmonë që të parkoni në një zonë me ndriçim të mirë.

• Kyçeni gjithmonë automjetin tuaj dhe sigurohuni që të jenë aktivizuar drynat duke shtypur butonin e kyçjes dy herë.

• Sigurohuni që të keni aktivizuar Secure Tracker, që zakonisht kryhet si pjesë e dorëzimit të automjetit.

• Shkarkoni aplikacionin e ri Jaguar Remote nga app store i telefonit tuaj. Ky aplikacion zëvendëson aplikacionin e mëparshëm Jaguar InControl Remote dhe përfshin veçori të reja të dobishme, si Modaliteti Guardian (Mbrojtës), që raporton nëse automjeti shkyçet ose ndizet pa pritur.

• Pajisjet fizike/të dukshme të sigurisë mund të shërbejnë si parandaluese.

• Pyesni Shitësin tuaj të autorizuar se sa çelësa janë programuar për automjetin tuaj.

• Mendohuni me kujdes përpara se t’ua jepni çelësat tuaj palëve të treta të panjohura.

• Trajtojini çelësat dhe automjetin tuaj njësoj si kartën tuaj të kreditit, pra duke mos i lënë asnjëherë në vende të hapura ose pranë automjetit.

• Nëse mendoni se i keni lënë çelësat me një person jo të besuar, ju lutemi të kontaktoni Shitësin tuaj të autorizuar.

• Pajisjet fizike/të dukshme të sigurisë mund të shërbejnë si parandaluese. Merrni në konsideratë përdorimin e një çante Faraday për modelin F-TYPE.


Nëse keni shqetësime lidhur me sigurinë e automjetit tuaj, ju lutemi të kontaktoni Shitësin tuaj të autorizuar të Jaguar, që do të rezervojë një orar për automjetin tuaj, që t’i kryhet një kontroll i thjeshtë për të përcaktuar nëse ekzistojnë çelësa të tjerë të lidhur me automjetin tuaj veç atyre që posedoni. 

NUK PO GJENI INFORMACIONIN E NEVOJSHËM?

Shitësi juaj lokal i autorizuar do të jetë i disponueshëm për t’u përgjigjur pyetjeve tuaja rreth sistemit të informacionit dhe argëtimit në pikën e shitjes ose nëpërmjet telefonit.