Cili softuer mund të përditësohet në automjetin tim?
Të dyja sistemet, si InControl Touch Pro dhe ai i lidhjes së automjetit, mund të marrin përditësime softueri. Në automjetet tona elektrike, përditësimet e softuerit janë të disponueshme edhe për sistemin e kontrollit të energjisë së baterisë.
Sa shpesh do të kryhen Përditësimet e softuerit?
Përditësimet e softuerit do t’u dërgohen periodikisht automjeteve Jaguar, qoftë kur të jetë e nevojshme ose kur të identifikohen probleme në programet ekzistuese të automjetit.
A duhet të kem një llogari InControl për përditësimin e softuerit?
Jo, nuk nevojitet të keni një llogari InControl për përditësimin e softuerit.
A mund të përditësohet softueri i sistemit të informacionit dhe argëtimit të automjetit tim?
Për të marrë përditësime softueri pa tel në InControl Touch Pro, softueri juaj aktual duhet të jetë 18B ose më lart. Ju mund ta kontrolloni versionin e softuerit të sistemit tuaj InControl Touch Pro nëpërmjet Ekranit me prekje duke shkuar te Settings (Cilësimet) > All Settings (Të gjitha cilësimet) > Software update (Përditësimi i softuerit). Versioni i InControl Touch Pro do të shfaqet si një seri e gjatë karakteresh: p.sh., ‘S18B_18.25.3-174880’.
Si ta lidh automjetin tim për të marrë përditësime të Telematikës/Baterisë?
Kur aktivizoni përditësimet e softuerit në menunë e cilësimeve, sistemi i kontrollit të energjisë së lidhjes/baterisë së automjetit do të lidhet automatikisht. Përditësimet e sistemit të lidhjes së automjetit janë të disponueshme vetëm në vendet ku Telematika është e aktivizuar.
A ka kosto interneti kryerja e Përditësimit të softuerit?
Ju mund të tarifoheni për internetin nëse lidheni nëpërmjet një karte SIM të vendosur në automjetin tuaj. Në disa vende, ju do të jeni pajisur me një kartë SIM në momentin e blerjes së automjetit tuaj. Nëse e përdorni, ju nuk do të tarifoheni për internetin e përdorur gjatë përditësimeve të softuerit.
Si ta kuptoj nëse ka përditësime të disponueshme?
Kur një përditësim të jetë i disponueshëm, ju do të njoftoheni në Ekranin me prekje të automjetit tuaj. Gjithashtu, mund të kërkoni manualisht për përditësimet e disponueshme duke shkuar te Settings (Cilësimet) > All Settings (Të gjitha cilësimet) > Software update (Përditësimi i softuerit) > ‘Check for update’ (Kontrolloni për përditësim).
Çfarë duhet të bëj përpara instalimit të një përditësimi?
Për të kryer një përditësim, ju duhet të:
• Aktivizoni përditësimet e softuerit duke shkuar te Settings (Cilësimet) > ‘All Settings’ > ‘Software update’
• Pranoni termat dhe & kushtet përpara shkarkimit/instalimit
• Shkarkojeni përditësimin në automjetin tuaj
• Siguroni lidhje interneti celulare ose me Wi-Fi gjatë procesit
• Mbajeni automjetin tuaj të kyçur dhe me alarmin aktiv që instalimi të fillojë (vetëm për përditësimet e sistemit të kontrollit të energjisë së lidhjes dhe baterisë së automjetit)
• Nëse përditësimi do të kryhet në një automjet elektrik, shkëputni kabllon e karikimit
Si mund ta kryej përditësimin e Sistemit të informacionit dhe argëtimit?
Ju do të njoftoheni në Ekranin me prekje për disponueshmërinë e një përditësimi që duhet ta shkarkoni/instaloni. Pasi të keni pranuar, procesi i shkarkimit dhe instalimit do të fillojë. Përditësimi nuk do ta pengojë drejtimin e automjetit, ndaj mund të vijoni me përdorimin e tij si zakonisht. Pas përfundimit, ju do të njoftoheni për instalimin e suksesshëm në Ekranin tuaj me prekje.
Si ta përditësoj modulin e kontrollit të energjisë së baterisë ose telematikës?
Ju do të njoftoheni në Ekranin me prekje për disponueshmërinë e një përditësimi që duhet ta shkarkoni dhe, pas shkarkimit, do të shfaqet një njoftim tjetër për instalimin e përditësimit. Pasi ta keni filluar instalimin, procesi nuk mund të ndërpritet. Instalimi mund të zgjasë deri në 30 minuta. Gjatë kësaj kohe, ju mund ta aksesoni automjetin, por nuk mund ta lëvizni atë pa përfunduar përditësimi.
E kam pranuar shkarkimin, a mund ta përdor automjetin tim?
Po, gjatë kohës që sistemi është duke shkarkuar përditësimin, ju mund ta përdorni automjetin tuaj si zakonisht.
Sa kohë zgjat instalimi i Përditësimit të softuerit?
Instalimi mund të zgjasë deri në 30 minuta. Ju nuk do të mund ta përdorni automjetin tuaj gjatë instalimit të përditësimeve të Sistemit të kontrollit të energjisë së baterisë dhe lidhjes së automjetit. Ju mund ta përdorni automjetin tuaj gjatë instalimit të një përditësimi të InControl Touch Pro.
Si ta kuptoj që Përditësimi i softuerit ka përfunduar?
Ju do të njoftoheni në Ekranin tuaj me prekje pasi softueri të jetë instaluar me sukses.
A duhet të kem sinjal për kryerjen e instalimit?
Po, ju duhet të keni lidhje celulare ose me Wi-Fi për shkarkimin dhe kryerjen e instalimit.
A mund ta ndërpres instalimin pasi të ketë filluar?
Jo, instalimi nuk mund të ndërpritet pasi të ketë filluar.
Shkarkimi nuk u krye, si duhet të veproj?
Mund ta përdorni automjetin tuaj si zakonisht. Shkarkimi i pasuksesshëm nuk do ta cenojë aspak funksionalitetin e automjetit tuaj. Ju lutemi, kontaktoni Qendrën e Jaguar për Marrëdhënien me Klientin ose Shitësin tuaj lokal të autorizuar të Land Rover dhe ata do ta shqyrtojnë problematikën më tej.
Instalimi dështoi, si duhet të veproj?
Nëse automjeti juaj po shfaq probleme me rindezjen pas një përditësimi, ju lutemi të kontaktoni me qendrën e asistencës rrugore ose me Shitësin tuaj lokal të autorizuar të Land Rover dhe ata do ta shqyrtojnë çështjen më tej.
Nuk e kreva përditësimin më herët, por tani dua ta instaloj. Si duhet të veproj?
Ju mund ta aksesoni përditësimin nëpërmjet Ekranit me prekje të automjetit tuaj, duke shkuar te Settings (Cilësimet); All Settings (Të gjitha cilësimet); Software update (Përditësimi i softuerit); Check for update (Kontrollo për përditësim). Nëse ka përditësim të disponueshëm, do të shfaqet një mesazh ku mund të zgjidhni ta shkarkoni/instaloni përditësimin. Nëse dëshironi, mund të vizitoni Shitësin tuaj lokal të autorizuar të Land Rover, që do t’ju ndihmojë me përditësimin.
A mund ta përditësoj softuerin nëse ndodhem jashtë vendit?
Po. Megjithatë, mund t’ju ngarkohen tarifa roaming-u në varësi të paketës së internetit të automjetit tuaj.
A mund t’i pengoj të tjerët që të përditësojnë softuerin tim?
Po, ju mund t’i vendosni automjetit tuaj një kod PIN për të mos lejuar aksesimin e cilësimeve të përditësimit të softuerit. Për ta bërë këtë, shkoni te Settings (Cilësimet); All Settings (Të gjitha cilësimet); Software update (Përditësimi i softuerit) dhe zgjidhni ikonën e drynit.
Çfarë ndodh nëse shkëputet lidhja gjatë shkarkimit?
Nëse lidhja shkëputet gjatë shkarkimit, atëherë shkarkimi do të ndalojë deri sa të kryhet rilidhja me internetin.
Përse nuk jam njoftuar për përditësimin e Sistemit të informacionit dhe argëtimit?
Përditësimet e InControl Touch Pro kërkojnë lidhje me Wi-Fi ose vendosjen e një karte SIM në automjetin tuaj. Sigurohuni që karta juaj SIM personale të jetë vendosur dhe të funksionojë siç duhet. Përndryshe, vizitoni Shitësin tuaj lokal të autorizuar të Land Rover, që do t’ju ndihmojë me përditësimin.
Shitësi juaj lokal i autorizuar do të jetë i disponueshëm për t’u përgjigjur pyetjeve tuaja rreth sistemit të informacionit dhe argëtimit në pikën e shitjes ose nëpërmjet telefonit.
Funksionet dhe opsionet e InControl-it dhe disponueshmëria e tyre mbeten në varësi të tregut - flisni me Shitësin tuaj të autorizuar për disponueshmërinë në tregun vendas dhe kushtet e plota. Disa veçori vijnë me abonim i cili do të kërkojë rinovim të mëtejshëm pas afatit fillestar të këshilluar nga Shitësi juaj i autorizuar. Lidhja celulare nuk mund të garantohet në të gjitha vendndodhjet.