Zbuloni më shumë rreth teknologjive dhe karakteristikave që ekzistojnë brenda automjeteve Jaguar.
KARAKTERISTIKAT E AVANCUARA TË ASISTENCËS SË DREJTUESIT
OPEN ALL
KONTROLLI PËRSHTATËS I UDHËTIMIT ME ASISTENCËN NË RADHË
Kontrolli Përshtatës i Udhëtimit përdor teknologjinë e radarit për të përshtatur automatikisht shpejtësinë tuaj për të ruajtur një distancë të sigurt nga makina përpara. Nëse ai mjet ngadalësohet, Jaguar-i juaj zvogëlon shpejtësinë për të mbajtur distancën e sigurt. Automjeti juaj rifillon shpejtësinë e paracaktuar sapo rruga përpara të hapet. Nëse makina në pjesën e përparme ndalet plotësisht, Funksioni i Asistencës në Rradhë bën që automjeti juaj ndalojë qetësisht. Pasi trafiku fillon të lëvizë, thjesht prekni pedalin e gazit dhe automjeti juaj do të ndjekë përsëri makinën përpara.
FRENIMI AUTONOM NË RAST URGJENCE
Në një situatë frenimi në rast urgjence, makina është gjithmonë gati. Nëse zbulohet një përplasje e mundshme, makina do t'ju japë një paralajmërim përpara përplasjes, duke ju dhënë kohë të ndërmerrni veprime. Nëse përsëri parashikohet përplasje dhe drejtuesi nuk ndërmerr asnjë veprim, sistemi Frenimi Autonom në Rast Urgjence aktivizon frenimin për të ndihmuar në reduktimin e ashpërsisë së përplasjes së mundshme.
ASISTENCA E RREZES SË FORTË AUTOMATIKE
Ky sistem ndërron automatikisht midis dritave të shkurtra dhe të gjata kur është e nevojshme, duke përdorur një sensor të montuar në pjesën e përparme të pasqyrës që shikon pas.
MONITORIMI I KËNDIT TË VËSHTIRË
Monitorimi i Këndeve të Vështira ju paralajmëron për automjetet që ndodhen ose po i afrohen këndit tuaj të vështirë për të parë. Kur zbulohet një automjet, një dritë e vogël paralajmëruese ndriçohet në pasqyrën përkatëse të krahut. Nëse tregoni në drejtim të pengesës, drita paralajmëruese do të ndizet për të nxjerrë në pah rrezikun e mundshëm.
MONITORIMI I GJENDJES SË DREJTUESIT
Monitorimi i Gjendjes së Drejtuesit njeh nëse po filloni të ndiheni i përgjumur ose i lodhur dhe ju jep një paralajmërim të hershëm kur keni nevojë për të marrë një pushim.
NDIHMA E PARKIMIT PARA DHE MBRAPSHT
Ndihma e Parkimit Para dhe Mbrapsht ndihmon në manovrimin më të lehtë dhe më të sigurt. Kur zgjidhni Mbrapsht ose aktivizoni sistemin manualisht, aktivizohen sensorët e vendosur në parakolpë dhe prapakolpë. Ndërsa parkoni, ekrani me prekje dhe reagimet audio tregojnë se sa afër jeni nga pengesat.
KUFIZUESI INTELIGJENT I SHPEJTËSISË
Kur aktivizohet, Kufizuesi Inteligjent i Shpejtësisë përdor informacionin për Njohjen e Shenjave të Trafikut për ta përshtatur shpejtësinë e makinës tuaj në përputhje me rrethanat.
PARALAJMËRIMI I DALJES NGA KORSIA
Paralajmërimi i Daljes nga Korsia mund të ndihmojë që udhëtimet e gjata të jenë shumë më të sigurta. Ndjen kur makina juaj po del pa dashje nga korsia dhe ju njofton me një alarm vizual dhe një dridhje të butë të timonit.
ASISTENCA E RUAJTJES SË KORSISË
Asistenca e Ruajtjes së Korsisë mund të ndihmojë që udhëtimet e gjata të jenë shumë më të sigurta. Ajo ndjen kur makina po del joqëllimisht nga korsia dhe butësisht ju rikthen brenda saj.
ASISTENCA E PARKIMIT (NË PARALEL DHE NË DALJE)
Sistemi ynë Asistenca e Parkimit bën parkimin në paralel në një vend të ngushtë më të lehtë se kurrë duke e drejtuar makinën tuaj në një hapësirë të përshtatshme. Ju vetëm duhet të zgjidhni marshin e duhur dhe të kontrolloni shpejtësinë e makinës. Asistenca e Parkimit do t'ju drejtojë gjithashtu të dilni nga një hapësirë, duke hequr të gjithë stresin e parkimit. Grafikat dhe njoftimet ju drejtojnë gjatë manovrimeve.
ASISTENCA E PARKIMIT (NË PARALEL, NË PINGUL DHE NË DALJE)
Sistemi ynë i Asistencës së Parkimit bën parkimin në paralel dhe në pingul më të lehtë se kurrë duke e drejtuar makinën tuaj në një hapësirë të përshtatshme. Ju vetëm duhet të zgjidhni marshin e duhur dhe të kontrolloni shpejtësinë e makinës. Asistenca e Parkimit do t'ju drejtojë gjithashtu të dilni nga një hapësirë, duke hequr të gjithë stresin e parkimit. Grafikat dhe njoftimet ju drejtojnë përmes manovrave.
NJOHJA E SHENJAVE TË TRAFIKUT
Sistemi ynë i Njohjes së Tabelave të Trafikut ju mban plotësisht të informuar dhe të vetëdijshëm në rrugë, duke shfaqur kufizimet e shpejtësisë dhe tabelat ndalim-parakalimi në grupin e instrumenteve.
NDIHMA E PARKIMIT MBRAPSHT
Ndihma e Parkimit Mbrapsht e bën kthimin mbrapsht në hapësirat e ngushta më të lehtë dhe më të sigurtë. Kur zgjidhni Mbrapsht, sensorët e vendosur në prapakolp aktivizohen automatikisht. Ndërsa parkoni, ekrani me prekje dhe reagimet audio tregojnë se sa afër jeni nga pengesat.
ZBULIMI I MJETEVE GJATË ECJES MBRAPSHT
Veçanërisht e dobishme kur lëvizni mbrapsht nga një gji parkimi - Zbulimi ynë i trafikut të kundërt ju paralajmëron për automjete, këmbësorë ose për rreziqe të tjera, duke u afruar nga secili kah i makinës tuaj. Sistemi do t'ju lajmërojë me paralajmërime audio e vizuale që të jeni në dijeni çfarë keni prapa edhe kur pamja është e penguar.
NDIHMA E PARKIMIT 360°
Ndihma jonë parkimi 360° ju jep siguri të plotë kur manovroni në hapësira të ngushta. Sensorët e vendosur rreth makinës aktivizohen automatikisht kur është përzgjidhet Mbrapsht ose mund të aktivizohet manualisht, me një grafik që shfaqet mbi ekranin me prekje që tregon një pamje të sipërme të veturës. Ndërsa parkoni, ekrani me prekje dhe reagimet audio tregojnë se sa afër jeni nga pengesat.
PERFORMANCË DREJTIMI
OPEN ALL
DINAMIKA PËRSHTATËSE
Sistemi Dinamika Përshtatëse monitoron lëvizjet e automjetit 500 herë në sekondë, duke reaguar praktikisht në çast për të dhënë kontroll më të madh dhe për të minimizuar rrotullimin e trupit, duke siguruar një udhëtim të përbërë dhe të sheshtë. Dinamika Përshtatëse është një kombinim i sensorëve inteligjentë me amortizatorët vazhdimisht variabël të suspensionit. Karakteristika siguron balancën optimale të rehatisë së udhëtimit dhe kontrollit të stabilitetit.
REAGIM PËRSHTATËS I SIPËRFAQES (ADSR)
AdSR njeh ndryshimet ndërmjet sipërfaqeve për të shfrytëzuar mbërthimin maksimal të disponueshëm. Duke u mbështetur në ekspertizën e pakrahasueshme të Jaguar Land Rover të sistemeve me katër rrota, AdSR vazhdimisht monitoron mjedisin e makinës dhe përshtat parametrat e duhura të motorit dhe frenave. Pasi të jetë përzgjedhur, AdSR punon me të gjitha shpejtësitë për t'ju mbështetur në mot të keq dhe në sipërfaqe sfiduese.
SUSPENSION PIRUN I DYFISHTË PREJ ALUMINI PARA
Konsiderohet gjerësisht si konfigurimi më i mirë për një sistem suspensioni të përparmë, dizajni me pirun të dyfishtë prej alumini lejon manovrim të saktë dhe reagim drejtimi.
KONTROLLI I LËVIZJES NË TË GJITHA SIPËRFAQET (ASPC)
Teknologjia ASPC është një kontroll udhëtimi në shpejtësi të ulët që ndihmon makinën të përballojë situata me tërheqje të ulët. Pasi të aktivizohet, përdorni butonat e kontrollit të udhëtimit për të caktuar një shpejtësi “të synuar” nga 3.6km/h deri në 30km/h. Sistemi pastaj funksionon për të arritur dhe mbajtur atë shpejtësi duke ushtruar kontroll optimal të tërheqjes. ASPC jep shoferëve të Jaguar besim të shtuar në sipërfaqe të rrëshqitshme, të lirshme ose të akullta, terren të valëzuar dhe madje edhe në pjerrësi të vështira.
TË GJITHA RROTAT AKTIVE (AWD)
Jaguar AWD rrit dinamikën e automjeteve dhe siguron tërheqje më të madhe në të gjitha kushtet e motit. Sistemi i të gjitha rrotave aktive ofron performancë me nivel të përsosur, duke mundësuar manovrim të sigurt, gatishmëri të pandarë dhe rrit karakterin e makinës Jaguar me rrota të pasme aktive.
DINAMIKA E KONFIGURUESHME
Sistemi Dinamika e Konfigurueshme ju lejon të vendosni dinamikën e për hartëzimin e shpejtësisë, pikat e ndërrimit të marshit dhe drejtimin që iu përshtatet nevojave tuaja të drejtimit me performancë.
KONTROLLI DINAMIK I STABILITETIT (DSC)
Kontrolli Dinamik i Stabilitetit monitoron në çdo kohë sensorët e rrotave të automjeteve dhe ndihmon drejtuesin të rifitojë qëndrueshmërinë e automjetit nëse zbulohet mungesë mbërthimi ose stabiliteti. Kontrolli Dinamik i Stabilitetit zbaton forcën e frenimit në secilën ose cilado rrotë dhe do të modulojë rendimentin e motorit për të maksimizuar sigurinë dhe ruajtjen e kontrollit.
DIFERENCIALI ELEKTRONIK AKTIV
Duke monitoruar karakteristikat e automjeteve dhe terrenit, Diferenciali Elektronik Aktiv bashkëpunon me sistemet e stabilitetit, tërheqjes dhe ABS-it, për të menaxhuar shpërndarjen e momentit në secilën prej rrotave të pasme. Kontrolli elektronik i plotë i bllokuesit të diferencialit të pasmë lejon sistemin të përdorë moment të plotë bllokues pothuajse menjëherë.
ASISTENCA E FRENIMIT NË RAST URGJENCE
Nëse frenat kapen me shpejtësi, ky sistem rrit fuqinë e frenimit në maksimum për distancë ndalimi më të shkurtër. Gjithashtu mund të ndihmojë në ruajtjen e kontrollit drejtues më të madh në situata të papritura.
KONTROLLI I MOMENTIT/TËRHEQJES (EDC)
EDC lehtëson mundësinë e bllokimit të rrotave që shkaktohen nga frenimi i fuqishëm i motorit në kushte të rrëshqitshme. Vepron duke shtuar shkurtimisht momentin te rrotat sipas nevojës.
DREJTIMI ELEKTRONIK I ASISTUAR ME FUQI (EPAS)
EPAS ofron reagim, kontroll dhe ndihmë të menjëhershme të fuqisë. Dhe bëhet aktiv vetëm sipas kërkesës - duke kursyer energji kur keni vërtet nevojë për të, si dhe duke kursyer karburant. Duke lejuar menaxhimin kompjuterik të sofistikuar për të përshtatur nivelet e mbështetjes së drejtimit, EPAS ju jep kontroll të shkëlqyeshëm me shpejtësi dhe ndihmë të gjithanshme gjatë manovrimit të ngadaltë.
ASISTENCA NË TERREN KODRINOR
Për të ndihmuar drejtuesin kur lëviz nëpër kodra, Asistenca në Terren Kodrinor ruan forcën e frenimit për një kohë të gjatë që këmbët e drejtuesve të kalojnë nga pedali i frenave tek i gazit, kjo parandalon lëvizjen e automjetit dhe zvogëlon ngarkesën e punës së shoferit. Asistenca në Terren Kodrinor është gjithnjë funksionale, nuk ka nevojë të zgjidhet.
DINAMIKA INTELIGJENTE E KOLLODOKUT (IDD)
Zhvilluar ekskluzivisht nga Jaguar, softueri unik IDD përmban algoritme të sofistikuara për të reaguar në mënyrë inteligjente ndaj kushteve të rrugës për tërheqje sipas kërkesës. Sa herë që nevojitet tërheqje më e madhe, IDD siguron që pikërisht sasia e duhur e momentit të transferohet te rrotat e para - një proces që nuk merr më shumë se 165 milisekonda. Duke ofruar një makinë më të qetë dhe më të sigurt, sistemi gjithashtu konsumon më pak karburant dhe ka emetime më të ulëta sesa jenë gjithmonë aktive të katër rrotat. Zbuloni më shumë rreth Dinamikës Inteligjente të Kollodokut
MOTORËT INGENIUM
Ingenium është brezi i motorit Jaguar Land Rover i projektuar për performancë pa mundim, përsosje dhe efikasitet. Me teknologjinë e avancuar dhe konstrukt alumini, Ingenium siguron konsumim të ulët të karburantit dhe emetimeve të CO2.
KONTROLLI JAGUARDRIVE
Ndërvepron me sistemin e sistemit Kontrolli Dinamik i Stabilitetit, sistemet e menaxhimit të motorit dhe transmisionit për të ndryshuar karakteristikat e hartës së motorit, ndërrimeve të marshit dhe frenave. Ofron modalitete të ndryshme për të optimizuar reagimin e automjetit ndaj kushteve dhe stileve të veçanta të drejtimit.
LIDHJA INTEGRALE E SUSPENSIONIT TË PASMË
Lidhja Integrale e suspensionit i lejon Jaguar-it tuaj të realizojë një kombinim perfekt të një udhëtimi të rafinuar, luksoz dhe manovrim të mprehtë, të përgjegjshëm. Sistemi ndan dhe menaxhon në mënyrë të pavarur forcat anësore, gjatësore dhe vertikale duke vepruar mbi suspensionin për një kontroll dhe komoditet të shtuar. Shumë komponentë janë të farkëtuar ose të derdhur në alumin - teknikat optimale prodhuese për suspension të fortë dhe të lehtë.
VEKTORIZIMI I MOMENTIT
Teknologjia Vektorizimi i Momentit siguron frenim të kontrolluar të rrotave individuale, të parme dhe të pasme, për të shtuar forcat kthyese që veprojnë në makinë. Rezultati është zvogëlim i marrjes së kthesave gjerë për mbërthim më të qëndrueshëm.
ASISTENCA E STABILITETIT TË RIMORKIOS (TSA)
Asistenca e Stabilitetit të Rimorkios monitoron sensorët e stabilitetit të automjeteve për trazirat e shkaktuara nga një rimorkio e pabalancuar. Ky sistemi i automjetit mundëson kontroll individual të frenave për të korrigjuar situata potencialisht të rrezikshme.
TEKNOLOGJIA BRENDA MAKINËS
OPEN ALL
AFISHIMI BALLOR
Ky opsion paraqet të dhënat kryesore të automjetit, siç janë shpejtësia në rrugë, pozicioni i marshit dhe udhëzimet e navigimit në xhamin e përparmë, pa pasur nevojë që shoferi të heqë sytë nga rruga. I pari në botë ky sistem përmban teknika holografike që rezultojnë në grafika me ngjyra, shkëlqim dhe kontrast të lartë. Drejtuesi mund të aktivizojë dhe çaktivizojë funksionin sipas nevojës.
INCONTROL
InControl është një paketë shërbimesh dhe aplikacionesh që ju lidh juve me automjetin tuaj dhe ju lidh në mënyrë të pandërprerë e të sigurtë me botën e jashtme. Edhe kur jeni larg nga makina, InControl qëndron me ju, duke ju siguruar që përvoja e Jaguarit është më e këndshme se kurrë.
APLIKACIONET INCONTROL
Aplikacionet InControl ju mundësojnë të përdorni një shumëllojshmëri aplikacionesh të telefonave inteligjentë të optimizuar për automjetin në ekranin tuaj Touch duke e lidhur pajisjen tuaj me portën USB. Aplikacionet e InControl përmbajnë një gamë shërbimesh gjithnjë në rritje. Këto ju ndihmojnë të planifikoni udhëtimin tuaj, të organizoni ditën tuaj dhe takimin tuaj të ardhshëm, të rezervoni një hotel dhe të zbuloni botën rreth jush.
INCONTROL PROTECT
Voli dhe Besim. InControl Protect mundësojnë një aplikacion për telefona inteligjentë, Ndihma e Optimizuar Jaguar dhe Thirrja SOS në rast urgjence.
INCONTROL SECURE
InControl Secure përdor teknologjinë e gjurmimit për t'ju njoftuar për një vjedhje në tentativë dhe sinjalizon vendndodhjen e automjetit tuaj tek autoritetet përkatëse, për ta gjetur në kohë.
INCONTROL TOUCH
InControl Touch është sistemi i ri multimedial i cili përmban një ekran me prekje prej 8 inç me prekje intuitive dhe kontrolle me rrëshqitje. Përfshin një sistem navigimi të avancuar me harta 2D ose 3D dhe udhëzime zanore. Ekziston lidhshmëria pa ndërprerje e telefonit, si dhe klima, zbavitje dhe kontrolle të automjetit që i përshtaten humorit tuaj. InControl Touch është qendër për shumë funksione aktive të sigurisë dhe shtesë opsionale.
INCONTROL TOUCH PRO
InControl Touch Pro është sistemi më i përparuar multimedial që Jaguar ka ofruar ndonjëherë. Ekran reagues me prekje të shumëfishtë reagon ndaj gjesteve e pickimeve dhe ofron argëtimin audio-vizual më të pasur ndonjëherë. Për të pasuruar më tej përvojën, ekziston edhe një ekran kryesor plotësisht i personalizueshëm, si dhe komanda kontrolli zanore të natyrshme, të tilla si “më shumë si kjo” për përzgjedhjen e këngëve. 10GB hapësirë me njësi disku SSD është e dedikuar për ruajtjen e medias, si dhe mundëson shfaqjen e simbolit të albumeve Gracenote.
SISTEME AUDIO MERIDIAN™
Tre sisteme audio të dizajnuara për Jaguar në bashkëpunim me ekspertët britanikë të muzikës Meridian, ofrojnë gjerësi të madhe të performancës: Sistem Audio Dixhital Meridian 380W, Sistem Audio Rrethues Dixhital 825W dhe Sistem Audio Referencë Dixhital 1300W Meridian. Të gjitha funksionojnë me teknologji të avancuar duke përfshirë softuerin Përpunimi i Sinjalit Dixhital (DSP) për të krijuar tingull të shkëlqyeshëm stereo ose rrethues në të gjithë kabinën dhe optimizuar çdo element të sistemit, si dhe Korrigjimi në Kabinë Meridian për të përmirësuar në mënyrë dramatike qartësinë dhe riprodhimin autentik të muzikës tuaj.
PRONËSIA
OPEN ALL
ADBLUE®
Modelet e Jaguar me naftë janë të pajisur me AdBlue® për të ndihmuar në pastrimin e gazrave të shkarkimit. AdBlue® është një aditiv jo-toksik, jo i ndezshëm, i biodegradueshëm që pastron gazrat në sistemin e shkarkimit të makinës për të hequr emetimet e dëmshme të oksidit të azotit.
LËNGU I SHKARKIMIT TË NAFTËS (DEF)
DEF, i njohur gjithashtu si AdBlue®, AUS 32 dhe ARLA 32, është një lëng jo-toksik, i pangjyrë, pa erë dhe jo-ndezës. I ruajtur në një rezervuar të dedikuar në makinën tuaj, DEF injektohet në sistemin e shkarkimit për të pastruar gazrat e shkarkimit.
SIGURIA DHE PRAKTIKA
OPEN ALL
ÇELËSI I AKTIVITETIT
Çelësi i aktivitetit e bën jetesën e plotë edhe më të lehtë. Rripi i dorës është i fortë dhe plotësisht i papërshkueshëm nga uji. Kjo ju lejon të shijoni një sërë aktivitetesh - nga hedhja me parashutë në not - dhe të mbani çelësin e makinës. Pulti konvencional mund të mbetet brenda makinës pasi çaktivizohet për qëllime sigurie.
HAPJE BAGAZHI ME GJEST
Vendosni lehtësisht këmbën tuaj nën një nga qoshet e pasme të makinës dhe bagazhi hapet ose mbyllet.